ËNDRRAT E NËNË MARIES


MYSLIM MASKA

Nënë Maria është gjashtë vjeçe. E vockël e bukur si një kukull. Ka sy jeshil e me qerpikë të gjatë.

-Befas, u zgjua Nёnё Maria nga njё ёndёrr e tmerrshme. U llahtaris Maria!... I rrëmbyen djalin e vogël e të vetëm. Duke qarë me ulërimë, flaku jorganin dhe ashtu siç ishte me rrobat e gjumit, d.m.th. me këmishën e bardhë e të shkurtër, kërceu si një ketrushe dhe u sul tek lodrat. -Pёr çudi djali “lodёr” ishte aty. E puthte dhe e puthte pambarim Nёnё Maria, e përkëdheli e perkëdheli duke i thënë qindra fjalë që i kishte dëgjuar nga nëna dhe gjyshja.

E shtrёngoi fort nё gjoks dhe u shtri pёrsёri nё shtrat.

Binte bore. frynte erë. Stuhi e madhe që shkuli e fluturoi tutje reklamat pёrballё shtёpisё sё saj dhe kudo. Era mjaulliste, kuiste, qante, ndoshta kё ndonte. Pas pak u shndёrrua nё njё simfoni tё padёgjuar dhe tё pakompozuar ndonjёherё. U mallёngjye Nёnё Maria. U mallёngjye shumё, sa nisi tё qante. Dhe ashtu nёpёrmjet lotёve pa ca qendisma tё mrekullueshme, tё bardha e transparente plotё dritё, si ato qё thur dёbora dhe i shohim nё çastin qё del dielli. Befas, Nёnё Maria ndjeu brёnda vetes njё llambё gjigante qё e mbushi plotё dritё. Ndjeu nё thellёsi tё shpirtit se diçka e bukur po gufonte, po shpёrbёhej, po shndёrrohej nё njё tjetёr formё e trajtё. Pёr njё çast ju duk vetja si njё qiell me yje maji, tё ndritshёm, tё mahnitshёm. U ngrit dhe doli nё ballkon. Njё pamje marramendёse! Qindra fёmijё loznin me topa bore. Qeshnin, bёrtisnin,, rendnin e rrokulliseshin nёpёr dёborё…U mrekullua Nёnё Maria dhe duke u kthyer pёr nё dhomё,- tha me vete: O Zot, sa e bukur qёnka jeta!

-Nё çastin qё mbylli derёn e verandёs dhe shkoi pёr tё fjetur, dikush e kapi pas kёmishёs sё gjumit, lehtё, fare lehtё ashtu siç ndodh nё ёndёrr dhe i foli me zё tё ёmbёl:

- Mami, mami, kam ftohtё, po mёrdhi. Mё lagu dёbora.

Nёnё Maria u tremb, por nё çast u vezullua kur e pa. Ishte djali i saj.

E rrёmbeu menjёherё nё krah. Nuk mbante mend sa kohё kishte pa e parё. E pёrkёdheli, e puthi nё ballё, tek sytё, nё flokё, nё gushё, kudo, kudo. Shpirt i mamit, xhan i mamit. Dhe ashtu tё pёrqafuar u futёn nё shtrat. Ndoshta ishte dita mё e bukur e jetёs sё saj. Pas pak Nёnё Maria ndjeu se brenda krahёve s’kishte asgjё. U trondit shumё dhe qante duke u rrotulluar dhe pёrpёlitur nё shtrat. Ishte vetёm, fare vetёm. Njё boshllёk tronditёs e i tmerrshёm, marramendёs. Pas dy- tri orёsh Nёnё Maria duhej tё zgjohej pёr tё dhёnё provimin e diplomёs nё psikologji. Nёnё Maria ёshtё njёzetetre vjeçe. Ёshtё e mirё Nёnё Maria. Sa e bukur ёshtё Nёnё Maria! Edhe bota rreth e rrotull ёshtё e bukur. Ёshtё e bukur si njё ёndёrr. Kёshtu thotё Nёnё Maria, kur e vёrtitё ёndrrёn e jetёs nё mendje.

Nёnё Maria po fle nё dhomёn e vogёl, aty ku fle gjithmonё. Po fle vёrtetё apo jo? , Kёtё s’e dimё tё saktё, sepse Nёnё Maria mё shumё sheh ёndrra sesa fle. Nuk e lёnё tё qetё ёndrrat. Ja ,po bie borё. Mijёra petale kёpucёbuta e mbushin botёn me bardhёsi. Plot me jetё e mbushin jetёn, plot me dritё. Gjithçka vezullon e ndrin. Kristalet e borёs i merr nё dorё Nёnё Maria dhe i hedh nё qiell. Dhe qiell e tokё mbushet me miell. Me bukuri me dlirёsi. Dhe njeriu ndjehet mё mirё. Mё i bukur, shpirt flori.!...

Befas, Nёnё Maria zgjohet. Ёshtё plot dyzetёegjashtё vjeçe. Ёshtё e bukur Maria. Aq e bukur sa edhe njё djalё njёzetё vjeçar do tё marrosej pas saj. Do tё ishte shumё mё e bukur sikur tё kujdesej pak pёr flokёt. Para disa vitesh ajo shkonte nё floktore rregullisht dy herё nё javё. Tani vetёm fshin, pastron, merr pluhurat , gatuan dhe shtrihet ku t’i vijё pёr mbarё: Nё divan ose nё krevat. Shtrihet, jo se e ka nevojё tё brendshme shpirtёrore pёr t’u çlodhur, por thjeshtё i ёshtё bёrё rutinё. S’mund tё rrojё dot pa ёndrra Nёnё Maria, sidoqofshin ato, tё bukura apo tё tmerrshme. Pa ёndrra Maria s’mund ta konceptojё jetёn.

Ёshtё gjashtё vjeçe Nёnё Maria. I rrёmbyen djalin e vetёm. Tё voglin, tё bukurin. Flaku jorganin dhe si njё ketrushe, kёrceu tek kёndi i lodrave. Ashtu siç ishte me kёmishёn e gjumit dhe me dy jaseminё nёpёr flok. E gjeti aty djalin “lodёr”e shtrёngoi fort nё gjoks dhe u shtri nё shtrat. E nanurisi ashtu siç kishte dёgjuar nga nёna dhe gjyshja. Menjёherё sa e morri gjumi, nёnё Maries gjashtё vjeçare, iu shfaq njё çupёz e vogёl dhe shumё e bukur qё posa doli nga kёndi i lodrave .

-Kur tё rritem unё do tё martohem me djalin tёnd, dhe buzёqeshi.

-Pёrralla,- tha Nёnё Maria. Pёrralla me mbret. Ku di unё se ç’ёshtё martesa? Unё gjashtё vjeçe jam. Po kur e pa me vёmendje, u habit! Kurrё s’kishte parё rreth e rrotull njё bukuroshe tё tillё, ( pothuaj moshatare e saj), e brishtё, e imёt, me sy tё zjarrtё e flokё tё artё. Sa e bukur!- tha. Cila nёnё s’do e donte njё nuse tё tillё pёr djalin e vetёm?

Ёshtё njёzetetre vjeçe Nёnё Maria. Mbron doktoratёn nё psikologji.

I dashuri e pret nё sallё. E pret kudo: Nё rrugё, lulishte, parqe, klube, taverna, trena , metro, aerodrome…

Ishte dyzetё e gjashtё vjeçe Nёnё Maria, kur ndodhёn ca ndryshime tё mёdha, tё ashtuquajtura demokratike. Epidemia e “Mortajёs”, epidemia e ikjes…Iku dhe djali i saj nё njё kryeqytet tё njё shteti tё huaj. Ngushёllonte tё tjerёt dhe s’dinte tё ngushёllonte veten. Kjo i dukej njё hipokrizi kaq e madhe, saqё menjёherё sa largoheshin klientёt, mbyllte derёn e klinikёs dhe qante me ngashёrim. Po djali i saj, i biri, ylli, drita e syrit tё saj, e vetmja gjё e bukur e kёsaj bote, ç’bёhej, ku ishte?- Dhjetё vjet asnjё lajm, asnjё letёr, asnjё telefon. Pesёdhjetegjashtё vjeçe Nёnё Maria! Pret e pret. Dhe e lodhur, e kёputur, e dёrrmuar nga pritja, pi hapjen e saj: GJUMIN, ashtu siç u rekomandon dhe tё sёmurёve tё saj psikologjikё. Shtrihet nё divanin e sallonit dhe menjёherё e zё gjumi. Nuk e dimё saktё, sa orё fjeti, por nёpёr gjumё, nёpёr ёndёrr, si nё njё humbёtirё , dёgjoi ca trokitje tё lehta nё derё. U ngrit menjёherё, ashtu krejtёsisht brenda ёndrrёs dhe hapi derёn. Gati sa s’i ra tё fikёt. I biri me nusen. I rrёmbeu tё dy nё krah, i puthi dhe i pёrqafoi pambarim. I bekoi dhe i uroi. I puthi nё sy, nё faqe, nё flokё, i shtrёngoi fort pas vetes duke i pёrkёdhelur nё shpatulla dhe kur e ndjeu se u bё njё me ta, u largua pakёz dhe i pa tё dy nё sy. Nusja sikur ishte ajo qё e kishte parё dikur nё ёndёrr kur ishte gjashtë vjeçe.Po, ajo ishte. Ajo ishte kokë e këmbë. E puthi dhe e bekoi pёrsёri, por sikur puthi diçka jomateriale, pa trup, pa peshё. Kur puthi djalin, iu duk se vinte erё baltё, por s’i kushtoi rёndёsi, ndoshta nga rruga e gjatё,- tha me vete, dhe si e dehur nga gёzimi, duke çaluar shkoi ngadalё e u shtri pёrsёri nё divan. Nusja, ashtu puplore siç ishte ,bardhoshe, imateriale, me hapa hёnore, shkoi menjёherё drejt saj, i puthi dorёn qё ishte duke ngrirё, i uli qepallat, dhe duke i thёnё , natёn e mirё Nёnё Maria, u fshehёn nё errёsirёn e pёrjetshme …



524 views1 comment

Shkrimet e fundit