top of page

ËNDËRR



Vrapoja nëpër zjarre Në kërkim të një politike të gdhendur Që dashurinë t'a ketë në zemër Me merrnin për të marrë dhe të çmendur Vrapoja nëpër stuhi dhe rrufe Në kërkim të një njeriu që mban kokën lartë Që në zemër e ka dashurinë e paqtë Me merrnin për budalla dhe të humbur Notoja thellësive të Titanikut Kërkoja perla dashurie T'ia var solemnisht në qafë Atdheut Me merrnin për të krisur Me një frymarrje të lodhur E qëllova mu në zemër Një demon me kollare Me xhepat thes E punën ters Më trembi gjumin një këmbanë nate Qava e shava Pse s'ishte zhgjëndërr Pastaj, qesha si e dehur Të paktën pakënaqësinë e qëllova n' ëndërr!

Valbona Ahmeti 10. 01 2023 Montreal

71 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page