top of page

ÇUPËLINAT E PALLATIT

  • Feb 5, 2023
  • 1 min read

AVDUSH CANAJ:


ÇUPËLINAT E PALLATIT

Ato që buzëqeshin

Në atë ballkon vere

S`janë lule

Janë çupëlinat e pallatit

Lulet zëvendësojnë

Me duart e trëndafilta

Përshëndesin

Pëllumbat në fluturim

Më vjen të bëhem pëllumb

Të fluturoj atje

Edhe unë

Në krahët e tyre

Të këndoj gjithë ditën

Faqet e llokumta

T`ua përkëdhel si era

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page