
ARQILE V GJATA
=Valsi i Diellit...
-triptik!.
Në flladin e buzëve të mia
një zonjë
vallëzon “Valët e Danubit”.
Me hënën vallëzon,
si peshk i artë
në një oaz ngopur me dritë…
. Dhe në pleqëri, si zogj të lumtur,
nëpër vreshta vallëzojnë ata,
që rrjedhin në rrugët e diellit.
Gjithçka është e shtruar me fruta dhe gurë.
Me flokë bore mbuluar tërë lulet e kopshteve
këngëtarë do shkojnë të kërcejnë vals si dikur.
Pa sy, si xixëllonja,
do flenë në shtratin e heshtjes,
me radhë, një e nga një…
Eja, e dashur !
Të shkojmë të kërcejmë vals përsëri.
Në shpirtin tonë nuk ka pleqëri.
Këngët e detit të përjetshme mbeten
Nuk lodhem të tregoj për aromën e viteve të shkuara.
Për ëndërrimet e netëve të mia,
ku këngët e detit të përjetshme mbeten
dhe shpirti i përndan kudo ku ka jetë.
Është drita e thellësive që i pjek dallgët
me iso vikasin, si daullet e fiseve detare.
Tërë detet e botës nuk mund të avullojnë.
Përsëri, mjegulla dhe tramundana prej hënës
shtrydhin mëngjese,
ku thjeshtësia dhe luksi i detit
ruajnë gjithë të fshehtat e kohërave.
Nën valët e detit prehen hyjnesha
të lindura nga syri i thellësisë,
me gojën hapur shpirtin freskojnë.
Qershor, 2008
Kur shoh ëndrra…
Kur shoh ëndrra
dëgjoj këngët e gjinkallave,
bashkuar me korin madhështor
të milingonave
dhe fërfërimën e lehtë të breshkave
nëpër ugare.
* * *
I nxitoj sytë përpara,
drejt ëndrrave…
Zemra endacake e zbathur
më bredh nëpër sokaqe,
që nuk kanë vdekur në këtë jetë,
e gjej syrin e kohës së qytetit
ndërtuar që kur lindën portat e shtëpive,
në Sheshin e Kateqit,
në Vlorën time. korrik, 2008
Poetët!
U nisën nxitimthi me erërat.
Poetë të mençur dhe jo normalë
krehin muzat,
tresin dhjamin e ëndrrave,
bëjnë dashuri si të verbërit….
Në ajrin plot smog
me buzëqeshje të gjata
sa nata zogj të ngrirë
përgatisin darkën
për poetë e shkrimtarë plot brenga,
me shpirt të butë mërmërisin
për ata që do mbeten…
I urituri
në një copë diell
të ngritur mëngjesor i urituri
zë një vend të çuditshëm
mbushur me ndjenja shprese.
Jeta u shpaloset nëpër rrugë,
si një frymëmarrje zgjasin duartë,
në pritje për të gjetur dritën e heshtjes…
Me sy gjysëm të mbyllur
sodisin hijet e kalimtarëve,
nga uria përtojnë t’i shikojë në sy.
Ulur mbi ngjyrat e ditës prekin shkëndija çastesh...
Poshtë, nën vete pllaka guri të mbërdhira,
që nuk kanë vdekur.
Qeni Lidhur para pasqyrës
një qen budalla.
I gëzohej vetvetes.
Nga kënaqësia
ngre këmbën të shurojë pasqyrën,
kur sheh fytyrën e të zonjës.
Çudia!!
Jam çuditur,
si flenë kafshët dhe insektet.
Në mëngjes, në mbrëmje,
në ditë feste - të paveshura,
ngrihen nga gjumi plot ngjyra.
Kur u veshin rroba,
qajnë me ngashërime,