
skicë.
Me ato veprimet e zakonshme të çdo kujt të sapo ngritur nga gjumi tek po kruhej ku nuk i kruhej, shkoi drejt portës. Nga ai gjumë i thellë që e kishte kapur pas dy ditë pune të sforcuar, nuk mund ta kuptonte se sa kohë kishin që po trokisnin. Tërhoqi shulin i cili ishte i vetmi mjet për mbylljen nga brënda duke e lënë portën të lëkundej. Menteshat të cilat ishin po aq të vjetra sa vet ajo, nuk dihej se sa mund ta mbanin ende në këmbë. Përpara tij një dorë e zgjatur dhe një fytyrë fëmijnore e pashprehur. I sapo ngritur nga shtrati me një lëvizje koke i kërkoi shpjegim. Atëherë fëmija gati katërmbëdhjetëveçar, me telefonin që kishte në dorë i bëri thirrje personit që deshte të komunikonte me të. Zilja nuk zgjati shumë të binte se tjetri i u përgjigj menjëherë. Në çast ai njohu zërrin e të vëllait. I mësuar me jetën e tij të thjeshte si çoban, ku edhe me bagëtitë komunikonte me fishkëllima e fraza të thjeshta, çdo fjale të tjetrit do ta shoqëronte me një “hë.” Dhe me disa “hë” të vendosura si prapashtesa, kuptoi më në fund se çfarë kishte ndodhur. E kishin botuar librin me këngët e tij. Të dielën tek “salla e kulturës” të cilën e thërrisnin ende me emrin e mbetur që nga koha e diktaturës, do të bëhej prezantimi me deputetin e krahut politik që i përkiste edhe vëllai i tij. Me një fjalë kishte filluar fushata për zgjedhjet lokale. Pas aktivitetit politik, falë mbështetjes së tij, pjestarët do të njiheshin me librin, me ato këngë ku veçse ai i këndonte aq bukur. Nga të gjitha sa dëgjoi një gjë si pëlqeu. Ç’lidhje kishte ai me zgjedhjet. Që kur ra diktatura as edhe një herë nuk shkoi të votonte. Nuk kishte arsye për të shkuar. Vetë kërkuan ti regjistronin. Po bagëtinë ku do ta lënte. Aty i u kujtua babëzia e tyre për të ngrënë mish e gjithçka që u ndodhej përpara të cilën sëbashku me të vëllanë e pësëritën sa u desh qejfi. Ato të shtruara të bollëshme me kecër qumështor të pjekur tek kuqëlonin në mes të mësallës, të shtruar aty në shesh e të shoqëruar me shumë gjëra të tjera. Me rraki e verë të derdhur lumë. Më pas të ardhur në qejf i kërkonin të këndonte. Këndonin sëbashku deri vonë edhe të tjera. Dhe në mëngjes si gjithmonë e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me të. Dhe thoshte se nuk do ta përsëriste atë veprim të çmëndur duke kthyer gota pa fund me rraki. Nuk do të pinte më. Jo më. Nuk duhej të trazohej me njerëz të tillë që nuk kuptonin se çfarë bënin. Dhe i u kujtua kur njëri prej atyre të katërt i erdhi lartë në stan. Me urdhër të vëllait do të regjistronte këngët. Si fillim e pranoi. Por ai “mjeshtri” i këngëve të tija, për ti shkruajtur e rregjistruar ato këngë do të vinte disa herë aty. Për ti bërë qejfin, falënderimet prej deputetit do të ishin fjalët e para që a i do ti thoshte. Falë karakterit dhe shpirtit të tij të pastërt dhe sidomos të këngëve të bukura që këndonte. Në kthim, tek zbriste më të poshtë malit për në fshat, ai nuk do të ikte duar bosh as edhe një herë. Kërcëlliti dhëmbët nga inati. Duke mërmëritur kokë ulur, pa e shkoqitur në fjalë të sakta atë që bluante në kokë i zgjati telefonin djalit. Ai, ashtu në këmbë i lodhur nga ajo rrugë e përpjetë po priste me padurim të mbaronte ajo mesele. Nuk e shfaqi atë që ndjeu për të por u zhduk në brendësi të kasolles duke u kthyer me një kupë me dhallë. Na ktheje i tha. E di që të është tharë goja e fryma. Tek e pinte në gllënka të vogla, shikimin e syve të tij të ndritshëm fëmijnor nuk e shkëputi as për një çast prej çobanit. Ai veprim i bukur i asaj fëmije ja zbuti zemërimin e më parshëm. Dhe si gjithmonë duke i shprehur në mërmërimë mendimet e tij, deshte të thoshte se ai djalë meritonte edhe më shumë. Kaloi prapë në brendësi. Nga thellësia e “banesës” solli erdhi me një napë me gjizë të freskët. Mere i tha duke e shtyrë jashtë. Dhe ec me kujdes kur të zbresësh më të poshtë. Mos u nxito.E shoqëroi me shikimin e tij të mprehtë deri sa humbi midis ngritjeve të buta të dheut dhe pemëve. Mori frymë thellë dhe ktheu kokën nga bagëtitë të cilat në formën më instiktive të tyre prisnin veprimet që do të kryente. Por ai nuk e kishte mëndjen tek to, ndërkohë e kishte vendosur se si do të vepronte. Nuk do shkonte në takim. Nuk do të merej më me ta. As me të vëllain në qoftë se do të kishte atë mëndësinë e tyre. Gjithashtu duhej të merej edhe me kasollen. I zinin duart prandaj do ti bënte të gjitha punët vet. Dhe hyri në brendësi të saj për ti parë më me imtësi.