Çmimi i pare kombetar per librin Shtate Fletore te poetit te varur Havzi Nela


Cmimi i pare kombetar per librin Shtate Fletore te poetit te varur Havzi Nela

Libri poetik Shtate Fletore, vepra e plote me 5548 vargje u vleresua me cmimin e pare kombetar per poezine per vitin 2019. Si botues i vepres, mora cmimin dhe mbajta nje fjale te shkurter. Mes tjerave falenderova. Faleminderit jurise se cmimeve, faleminderit Ministrise se Kultures, faleminderit shkrimtareve shqiptare qe e kane nderuar shkrimtarin Havzi Nela, faleminderit humanistit Flamur Hoxha qe ka sponsorizuar botimet per Havzi Nelen, faleminderit kryetarit te bashkise Bashkim Shehu qe i beri bustin dhe shtepine Havzi Neles. Ne kemi nevoje per Havziun e jo ai per ne. Si botues i librit Shtate Fletore te poetit te varur Havzi Nela, jam krenar qe 31 vjet pas varjes se poetit, ky liber poetik i shkruar me gjak ne burgjet e komunizmit, u vleresua me Cmimin e pare Kombetar te Poezise, qe ndau Ministria e Kultures e Shqiperise sonte me 22 janar 2020.

Titulli: Shtate Fletore – Vepra e Plotë Poetike - 5548 vargje Autori: Havzi Nela Pergatiti per botim: Rexhep Shahu Sponsor: Flamur Hoxha Redaktor: Izet Duraku Arti grafik: Blendi Shahu Radhitja kompjuterike: Alketa Hoda Shtëpia Botuese Klubi i Poezise e-mail: klubipoezis@yahoo.com ISBN 978-9928-4507-5-3 © Klubi i Poezise

36 views

Shkrimet e fundit