ÇMIMET, "NETËT E BEJKËS SË BARDHË"-2021
Për dy ditë me radhë, në datat 05, 06 qershor 2021, në Pilur u mbajt Edicioni i Dytë i Festivalit Folklorik "Netët e Bejkës së Bardhë". Morën pjesë grupe polifonike nga rrethet Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Mallakastër, Gramsh si dhe Bashkia e Himarës. Këtë vit Festivali ishte si një homazh edhe për ideatorin dhe njeriun që e ktheu Pilurin në një pikë të rëndësishme të identitetit të polifonisë shqiptare, poetin e rapsodin e madh, birin e këtij fshati ballkon të Bregut, Lefter Çipa " Nder i Kombit" Në mbyllje të Festivalit, juria ndau këto vlerësime: ÇMIME TË MËDHA 1. Çmimi i parë " Lefter Çipa" , grupi i Pilurit, Himarë 2. Çmimi i dytë " Kujtim Mici", grupi i Bënçës, Tepelenë 3. Çmimi i Tretë " Koço Çakalli", grupi " Argjiro", Gjirokastër
ÇMIME KARIERE 4. Çmimi " Maliq Lila", grupi "10 Shqiponjat", Tërbaç, Vlorë 5. Çmimi " Haxhi Dalipi", grupi Zagoria, Gjitokastër 6. Çmimi " Feti Brahimi", grupi " Miqësia", Gramsh
DIPLOMA 7. Marrësi/a më i/2 mirë e festivalit: Bejushe Bajramaj, grupi Velçë 8. Kthyesi më i mirë, Syrja Brahimaj, grupi Dukat 9. Hedhësi më i mirë, Agron Selimi, grupi Bënçë
ÇMIME INKURAJUSE 10. Joana Baraj, grupi Kuçit 11. Fjorelo Bajramaj, Tërbaç 12. Polikron Mërkuri, Pilur
JURIA E FESTIVALIT Akademik, Shaban Sinani Profesor, Bardhosh Gaçe Sejmen Gjokoli "Mjeshtër i Madh"
Pilur; 06. 06. 2021
Comentarios