top of page

Çmendurina çasti


Çmendurina çasti, pastaj të quajtura poezi

Dhe nje turmë me urdhër Zoti…

Dhe një turmë që nisi nga një çast në mjergull

Nëpër stuhi, nëpër detra, gjungla të egra

Me fëmijet që u bekuan në lashtësi,

gruaja shenjëtore që mugulloj frytin në barkun e vetë

sipas urdhërit iskonik

Se lodhuri rrugëtimi ndaloj në një vend

,, Këtu, në këte dhe do mbjellim faren e jetes tonë!

Dëgjova Zotin të ma urdhëroj këte”- tha prijatari

Në çast Dielli i iku nje reje gri dhe shndërriti turmen

Fëmijet qeshen, pjesa tjetër e turmes brohoriti,, Zoti na tha po!“

Ëma qeshi,i rrodhen lotet e tha ,,I Madhërishmi na dha bekimin!”,

I mori kalamajt, i shtrëngoj në gji të guftë ëme.

,,Kjo është toka jonë për shekujt që vijnë

Është hir që më tha qartë Zoti

Tek gjezdiste mendje ime në vegime”

Këte, nga një shkambë i lartë ia tha prijatari turmes së molisur.

E ata e shfrynë ngarkesen, ca qeshen, ca qajten

Nga ndjesi kënaqësie se ngulen në Dhe të Vetë.

Dhe nisen jeten në kohen e dhurruar

Filloj nga kasollë e vath bagëtishë

Pastaj rrethuan me gardhiqe dhurraten nga Zoti

Dhe thellë-thellë nën Atë Dhe të shenjtë

futen përkushtimin e shpirtit, dashurinë,

dhe do jenë në mullzen e saj, në Tokën e vetë

përherë, përherë deri tek ditë kijameti.

Dhe tek ndërronin ngado trajtat e jetes,

Tek zgjëronte mendje dhe instikt jetese.

Aty në Atë Dhe, mu për bërthamën kishin lidhur fatin e vetë

Kishin ndaluar kohen mu në atë çast.

Si vdekja! Si heshtje gjithësie!

38 views2 comments

2 Comments


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Jul 30, 2022

Një krijim poetik i modeluar natyrshëm, pa kufizime të lirisë, njëlloj siç vepron dhe

natyra në gjëndje të virgjër e të egër, larg herbicideve e kimikateve. Një krijim për Jetën

ngjizur nga dashuria e bekuar dhe nga fyma e shenjtë. Urime Autorit!

Like
Minush Hoxha
Minush Hoxha
Jul 30, 2022
Replying to

Z. Kozma, fare mnirë kini përceptuar frymen e poezisë, motivin e shkruarjes dhe me terma vërtetë adekuat, koni përshkruar tiparët e saj. Jam i dijshëm se mënyra e shkrimit devijon nga klishe thuaja i standardizuar i të bërit poezi, dhe kjo po ndodhë mu nga iritimi nga ngulfatja e natyrshmërisë në të bërit poezi. Uniformimi i poezisë në fakt ngulfatë ate deri tek neveri e lexuesit dhe rebelimi i vetë nervit krijues. Jam mirënjohes për leximin dhe i aplaudoj saktësisë vlerësuese sikur edhe e çmoj si kontribut nëp krijimin e një klime që ngritë vlerat e bukurinë e poezisë. Resdpekt për Juve.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page