top of page

ÇKA NA BASHKON?


Abedin Bajraktari


Në çka mund të pajtohemi? Çka është ajo që na bashkon?


Është një pyetje që secili prej nesh duhet bërë vetëvetes. Rreshtohemi pas partive politike duke ndjekur nji individ apo tjetrin por, jo edhe programin në të cilin e gjejmë veten dhe që përputhet me idetë apo me formimin tonë akademik dhe shoqëror. Shumë çka ka ndryshuar sot në shumë aspekte. Bota është riorganizuar dhe kjo bëhet vazhdimisht andaj, ne duhet të kemi konsideratë për këtë dhe të riorganizohemi edhe ne përbrenda kombit tonë.

Jemi dëshmitarë se, nga historia dhe nga të parët tanë, gjithëherë kemi qenë të shtypur dhe nuk kemi patur një ‘vëlla të madh’ të na shtrijë dorën për ndihmë. Disi në mënyre stihike, spontane të natyrshme, ja kemi dalë të mbijetojmë. Kjo për mua është e pashpjegusheshme dhe natyrisht se don studim te veçantë.

Sot, situata qëndron ndryshe. Kemi arritur që të rreshtohemi me perëndimin, me shtetet më të fuqishme perëndimire dhe të kemi nji ‘vëlla të madh’, që gjithëherë na ka munguar. Në krah kemi ShBA, MB, Europën. Sa do të mundemi ti mbajmë këto në krahun tonë, varet nga ne dhe nga interesat ekonomiko-gjeostrategjike të këtyre shteteve me ndikim në Botë. Varet drejtë përsëdrejti edhe nga ne, se a do te dijmë të rreshtohemi me kohë dhe me opragmatizëm kombëtar. Të bashkuar në veprime është e sigurt se ja dalim, ndryshe jo!

Partitë politike në të gjitha trojet tona janë më së shumti të interesuara për vete dhe shumë pak për popullin. Ato nuk janë rivale të mirëfillta, por kanë kaluar në taborre ‘armiqsore’. Kemi me dhjetra parti politike që janë të panevojshme e që, vetem përqajnë popullin tonë. Në një situatë në të cilën gjindemi sot, nuk e kemi komoditetin të kemi më shumë se tri parti politike në secilën pjesë të trojeve tona, me ideologji pragmatike të djathtë, të qendrës dhe të majtë. Kushdo mund ta gjejë veten në këto tri rreshtime dhe mosmarrveshtjet e mundëshme të sqarohen brenda-përbrenda partive përkatëse, dhe jo ‘o burra’ e formo parti të re. Sot këto parti inatqore kanë arritur kulmin duke cilësuar njëra tjetrën si antikombëtare tradhëtare e tjera. Madje, kanë shkuar aq largë, me propaganda armiqsore të urrejtjes e të paskrupullt, sa që edhe anëtarët e familjeve ti përqajnë dhe ti ndajnë nga njëri-tjetri. Metoda përqajë e sundo, edhe pse e vjetër, tek ne funkcionon shumë lehtësisht madje për turp. Në këtë kontekst, duhet përmendur edhe mediat që janë duke e dëmtuar kauzen tonë dhe nuk kanë program te harmonizuar kombëtar të ushtrimit të detyrës dhe programit, duke bashkangjitur këtu edhe nje turmë “b/analistesh” dhe gazetarësh. Ata pretendojnë se dijnë, e diskutojnë dhe publikojne shumë gjëra që nuk janë për tu diskutuar as nuk janë kompetent e që disa tema të rëndësisë së veçantë, do duhej të diskutoheshin vetem brenda dyerve te mbyllura. Shumë nga ato tema mumd të diskutohen vetëm në agjencinë e sigurimit të shtetit. Ata, shpesh herë në mungesë të argumentit, e këthejnë në personale. Shumë çka që jane diskutuar dhe publikuar nëpër mediat tona, Serbia i ka përdorur që të na dëmtoj politikisht, madje ato i kanë përdorur si ‘fakte’ edhe në KS të OKB-së.

E gjithë kjo duket si normale, ngaqë, neve si komb na mungon një institucion autoritar të cilit ne do ti “përkuleshim” apo do ti “merrnim dorë”. Kësi soji veprojnë shtetet me të fuqishme të botës. Disa shtete i udhëheqë kisha, mbretëria, mitet apo diçka tjetër që i bashkon, ndërsa ne kemi edhe mite, kemi edhe tri fe, kemi patur edhe mbreteri por, asnjëra prej këtyre nuk ka arritë të na bashkoj dhe as që na prinë, xhamia, as kisha, dhe as mbreteria apo diçka tjetër. Përderisa do të jemi kështu, përherë do të ngelemi te manget, të përbuzur, të vuajtur dhe w nëpërkëmbur.

Në këtë epokën tonë, është më se e domosdoshme që të ndërtojmë një institucion mbarë-kombëtar, që do të na printe dhe monitoronte nga lartë në mënyrë që të shkojmë drejtë zhvillimit e forcimit si komb. Se si do të quhej ai institucion, pak rëndësi ka, por, të funkcionoj dhe të jet i përhershëm!!

Abedin Bajraktari Londer

40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page