Çibani Taulant


Ilir Levonja

Plot 7 vjet në pushtet që Taulant çibani u thotë shqiptarëve se sa i korruptuar është djali i ish kryeministrit Berisha. Plot shtatë vjet me një vrimë i bie fyellit. Megjithëse nuk ka mbetur këmbë shqiptari ta besoj atë që, me deklarata foltoreje parlamenti, se sa i korruptuar është ky apo ai, nuk ndreqet ekonomia e tyre. Nuk merr fund ajo varfëria periferike, nuk largohet mizerja e llogaçeve, nuk mbulohen sa për sy e faqe me ca shtëpi kukullash humbja e çatisë apo dëmet e tërmetit, as dështimi total në lidhje me covid-19. Nuk rregullohen shqiptarët me taktikat tekanjoze se kush e do dhe kush nuk i do ndryshimet kushtetuese, listat e hapura, apo ndryshimi i sistemit zgjedhor etj. Nuk ndreqet ekonomia e vendit duke bërë gam-gam mbi presidentin, me deputetë listash që gjithçka janë gati ta djegin mjafton të kenë një karrikë parlamenti. Sikur pagat e pa meriturara të këtij parlamenti kot, në këtë ekzistencë kote, me llogje batutash, të atij kamioni reportabël të bonifikimit shqiptar, pagat e 2020 t'i kishe hequr sepse janë një fyerje në raport me të ardhurat dhe mundësitë ekonomike të shqiptarëve, mbyllje shumë plagë të hapura. Por kjo nuk ndodh, ndaj ndodh ajo që shqiptarët duhet të dëgjojnë dënglat tuaja se sa i korruptuar është çuni i Salës. Sikur janë shqiptarët ata që po e fshehin guerrilasin e Salës. Për ato paratë rifuxho në atë kërren e kuqe nuk flet zotrote, as për kafetë në hollet e europës me kontingjentin e gjykatave. Nuk ndreqen shtëpitë e shqiptarëve, nuk mbushet kuleta e tyre duke iu përveshur Spakut se kë po arreston dhe se kush dhe kush është i këtij apo atij subjekti. As me ca show OFL-je etj. Janë pikërisht ato strategji që sollën rënien tatëpjetë të Sali Berishës më 2013-tën. O i bëni nga budallallëku, o i bëni enkas të bindur se i keni ndarë dysh shqiptarët sot. Ka mundësi të jetë kjo e dyta. Mbajeni se theqafja ka nisur. Mirësisht është e kuptueshme sot që për shqiptarët je një çiban. Ua shanë presidentin kur vet e emërove, shqiptarët nuk kanë votuar kënd aty. Ua ndryshon kushtetutën, kur i teket Edi Ramës dhe ty, shqiptarët nuk e kanë votuar kurrë këtë. Ke si shembull rast referendumin e vitit 1994 mbi pushtetin dhe kompetencat e presidentit të kohës. Shqiptarët e refuzuan. Atë që nuk po bëjnë dot sot popuj apo shoqëria civile si ajo në Turqi, Rusi, apo Bjellorusi. Shqiptarët duan një të tillë si ajo e Amerikës, për më tepër një shtetar gatitu para librit themeltar të shtetit. Dhe nëse duhet të ndryshojnë diçka, lërjani vullnetit të tyre.


8 views

Shkrimet e fundit