Çfarë ndodhi?


Çfarë ndodhi?

Astrit Lulushi

Çfarë ndodhi me pasardhësit e Aleksandrit të Madh? Asgjë e mirë.

Në vitin 323 pes, kur vdiq, Aleksandri kishte dy gra; Statirën, një nga vajzat e perandorit të mundur persian, Dari; dhe Roksanën, princeshë Sogdiane (Azia qendrore). Të dyja gratë ishin shtatëzanë. Aleksandri nuk kishte lënë asnjë plan se kush do ta zevendësonte nëse vdiste. Në çastet e fundit, kur gjeneralë u përpoqën ta detyronin të tregonte se kush do ta pasojë, ai vetëm tha, “kraterios” (më i forti). Më vonë disa thanë se ai kishte pasur në mendje Krateros, një nga gjeneralët e tij më të vjetër - por dëmi u bë.

Gjërat u ndërlikuan nga prania e vëllait me aftësi të kufizuara mendore të Aleksandrit, Filip Arrhidaeus - shumica e gjeneralëve donin që në krye të vihej një person i aftë e i fortë, por kishte një fraksion që donte Arrhidaeus në fron.

Roksana lindi një djalë, Aleksandrin IV. Kjo ndihmoi për të krijuar një kompromis me përkrahësit e Arrhidaeus: një lloj froni të dyfishtë për mbretin dhe trashëgimtarin. Por mundësia e një trashëgimtari rival ishte kompromis i brishtë. Kështu, Statira u vra së bashku me fëmijën tjetër të palindur të Aleksandrit. Zërat qysh atëherë kanë fajësuar Roksanën dhe Perdikas, regjentin e ri, për këtë vrasje.

Tensionet mes gjeneralëve maqedonas filluan të shoqërohen me komplote dhe kundër komplote. Brenda një viti lufta u bë e hapur. Trupi i Aleksandrit - dhe arkivoli i artë që e mbante atë - u rrëmbye në rrugën për në Maqedoni dhe u tërhoq në Egjipt. Pas një beteje të ashpër në Egjipt, Perdikas u vra.

Tani, Roksana dhe Aleksandri i ri ishin subjekt i një tjetër përleshje politike. Ata u vendosën në Maqedoni nën një regjent të ri, Antipaterin e moshuar. Brenda një viti Antipater vdiq dhe fronin e zuri Poliperchon. Djali i Antipaterit, Kassandër mendoi se ai duhej të ishte emëruar si regjent; intrigoi me gruan e Arrhidaeus, Eurydice dhe fitoi kontrollin e një mbretërie fatkeqe.

Në 317–316 pes., fraksionet rivale secili kishte degën e vet të linjës mbretërore. Nëna e Aleksandrit, Olimpia - e kthyer në Epir - ngriti një ushtri dhe u bashkua me Poliperchon. Ajo zuri rob Arrhidaeus dhe Eurydicen dhe i vrau duke lënë kështu vetëm një pretendues legjitim në fron - dhe veten si fuqinë pas fronit. Fatkeqësisht, temperamenti i saj i nxehtë bëri miq të paktë; Kasander e sulmoi, ushtria e saj u shpërnda dhe ajo vetë u kap dhe u vra.

Kasander tani kontrollonte Roxanën dhe Aleksandrin e ri. Më në fund, në 309, Kassander urdhëroi helmimin e tyre. Aleksandri ishte 14 vjeç. Në varret mbretërore në Vergina është gjetur një vazo që besohet të jetë urnë për hirin e Aleksandrit IV, djalit që kurrë nuk u bë mbret.

Polyperchon paraqiti një trashëgimtar tjetër të mundshëm: Heracles, një fëmijë i paligjshëm i Aleksandrit të Madh dhe Barsinës, një fisnike persiane. Polyperchon u përpoq të organizonte një rebelim në emër të këtij trashëgimtari por kandidati i ri nuk zgjoi mbështetjen e shpresuar. Polyperchon bëri një marrëveshje me Kassandrin dhe vrau të fundin e fëmijëve të Aleksandrit së bashku me nënën e tij. Vija e Aleksandrit u shua plotësisht, 14 vjet pas vdekjes së tij.

16 views

Shkrimet e fundit