top of page

Çfarë fituam?





Bota është progres. Edhe pyetja “Çfarë fituam?”, është e natyrëshme. Kapitali është rezultat i punës; dhe përdoret për ta ndihmuar në prodhimin e mëtejshëm. Puna është forca fillestare. Kapitali përcaktohet nga individi dhe të dyja vijnë nga shkëmbimi i punës. Kapitali është paraja ose prona e tepërt e përdorur për investim.

Kur shoqëria mori vlerën e trashëgimisë së përbashkët, kjo solli institucionalizimin e socializmit. Dëshira për të kuruar varfërinë e njerëzve të reduktuar në skllavër u bë tipar i socializmit. Cilësia e jetës ishte një çështje dite para ardhjes së komunistëve tashmë socialistë. Jeta ishte më e mirë në kulturën agrare. Puna me pagë, përçarja midis aristokracisë dhe të zakonshmes. Rënia e republikës romake. Ka shumë ngjashmëri, në rrënimin e Republikës me një President pa zë.

Kapitali ka nevojë për punë për të vazhduar prodhimin. Por progresistët e përqafojnë socializmin edhe sot e kësaj dite. Sëmundjet e lakmisë. Edhe demokratët thonë se janë më të mirë por duan dhe përqafojnë këto politika trashëguese.

Çdo njeri ka një pronë në personin e tij. Puna e trupit, e duarve, janë prona e tij. Qëllimi kryesor, bashkimi i njerëzve dhe vendosja e tyre nën qeveri, është ruajtja e pronës dhe jo shkatërrimi i saj.

Sipas Lockit, Toka dhe të gjitha krijesat inferjore janë të përbashkëta për të gjithë njerëzit. Njeriu ka çdo gjë nga gjendja që Natyra i ka siguruar dhe i është gëzuar pronë të tij. Duke qenë se ai u hoq nga gjendja e përbashkët në të cilën Natyra me punën e saj i është bashkangjitur diçkaje, që përjashton të drejtën e përbashkët të njerëzve të tjerë. Duke qenë se Puna është pronë e padiskutueshme e Punëtorit, asnjë njeri përveç atij nuk mund të ketë të drejtën e asaj që dikur ishte e bashkuar, të paktën aty ku ka mjaftueshëm dhe të mirë të mbetur të përbashkët për të tjerët.

Ne nuk kemi të drejtë për frytet e punës sonë, nuk kemi të drejtë pronësie dhe konsiderohemi si inventar. Natyra siguron një vend të përbashkët për të gjithë ekzistencën (tokën). Pasi fermeri ka përzier punën e tij personale me atë të zakonshme (tokës), duke vendosur farën dhe pastaj duke e korrur atë, ajo është pronë e tij personale. Kushtetuta është dokument, nuk është ligj, përkundrazi, një skicë kufizuese që i jep autoritet një grupi të caktuar. Sovrani individual, i bashkuar me sovranët e tjerë, u përjashtua në mënyrë specifike.

Për atë që quhet pronë komuniteti; nëse mbjell një farë i përket komunitetit - indianët e Amerikës e dinin këtë, prandaj nuk kishin tokë, ajo i përkiste natyrës dhe banorëve të saj. Nëse mbjell një farë, fryti i saj i përket atij, dhe falënderoj Zotin, jo komunitetin jo qeverinë, që ka siguruar tokën, dijen dhe forcën e nevojshme që fara të mbillet. Zoti nuk ka lidhje me të drejtat dhe natyrën e njeriut. Nëse këto të drejta nuk vijnë nga i Plotfuqishmi, nga vijnë ato? A janë shpikje e njerëzimit? A i marrim të drejtat tona nga një copë letër e shkruar nga njerëz të vdekur? Kush do të vendosë se çfarë është e drejtë dhe e gabuar nëse nuk është vetë Guvernatori i Madh? A është natyra diçka më shumë se mjeshtëria e Karpentjerit? Zoti ka të bëjë me gjithçka. Çdo gjë që është në kundërshtim me Ligjin e Tij nuk është një e drejtë, është një krim.

Përderisa njeriu vazhdon të mbajë kokën aty ku nuk ndriçon dielli, ai do të vazhdojë të humbasë (të gjitha) të drejtat e tij. Nëse njeriu nuk zgjohet dhe nuk e kupton se siguria është një zëvendësues i dobët i lirisë, ai do të zhytet në thellësitë e nënshtrimit dhe do të përjetojë vite, nëse jo më shumë, nënshtrim ndaj qeverisë (të tij)!

"Çduhet parmenda apo vela,

Toka apo jeta nëse liria dështon?"

-- Ralph Waldo Emerson.

Të jesh viktimë apo përfitues i shtetit nuk është të jesh i lirë. Më mirë një kasolle prej balte. Shumë e kanë humbur këtë dashuri të vërtetë për lirinë.

Mirë të mos kundërshtosh dhe të jesh pakicë, ndërsa anashkalon hakmarrjen e dhunshme të tiranit. Më e mira është të jetosh fitimtar me kërcënimin e shuar dhe lirinë e siguruar për brezin e ardhshëm.

Përfituesit e shtetit tonë nuk kanë dëshirë të jenë tjetër veçse skllevër sepse as duan dhe as nuk marrin përgjegjësi për veten e tyre. Ata thjesht marrin gjithnjë e më shumë nga qeveria, dhe qeveria jep, jep e jep duke ia marë njerëzve puntorë. Me këtë qeveria e ndanë shoqërinë mëdysh -mbështet skllavërinë dhe dobëson ata që prodhojnë - duke përdorur “bamirësinë” si për armë për të luajtur me ndjenja.

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page