top of page

Çdo vend, cilado kohë, lind krijuesit e saj të mirëfilltë.


Konstandina Dhuka

Mendime rreth përmbledhjes me tregime «Nuanca Drite»


 të shkrimtarit dhe poetit Myslim (Mihal) Maska.

Shkrimtarja Greke Konstandina Dhuka, lindi dhe studioi në Athinë. Debutoi në letra me krijime teatrale dhe me tregime. U vlerësua tri herë nga ministria e kulturës dhe shkencave Greke. Emri i saj, është i njohur dhe në shtetet fqinjë.

  Dritëhije. «Φωτοσκιάσεις»

Kjo përmbledhje me tregime e  Myslim(Mihal) Maskës, në përkthim të Niko Kacalidhës , është një  kushtim për fëmijët e tij. Shkrimtari në vend të prologut vendos poezinë «Qershia» që është po aq cilësore sa dhe proza dhe që kanë për ndërlidhje, vlerat  letrare.

QERSHIA Qershia dridhej në avlli Me vello dëbore.

Mu dhimbs aq shumë Sa hoqa këpucët dhe ia vesha. Ia hodha xhaketën supeve Dhe pallton e madhe Dhe kapelën.

U habita kur lëvizi, Më përshëndeti dhe iku.

Ngriva në vend të saj... S’ di pse më morën pastaj, Me arkivol Më futën thellë.

Para se lopatëzat të hidhnin dhe, Pash qershinë Të përkulur mbi mua Dhe ca lot dëbore më zgjuan:

U mrekulluam. Më tej S’ mbaj mend ku shkuam. Çdo vend, cilado kohë, lind krijuesit e saj të mirëfilltë , punëtorët e artit, me ndjenjën, ndjeshmërinë, etikën dhe misionin për të ngritur krye ndaj veprave jo cilësore. Një nga ata krijues të mirëfilltë është dhe Myslim Mihal Maska,  tashmë,  anëtar i gjithkund familjes letrare, që jeton në vendin tonë (Greqi.)*

Maskën, të them të drejtën nuk e njihja më parë. E njoha tani së fundi nga tregimet, nga një mënyrë moderne të shkruari, por dhe e përjetshme, sepse ka në epiqendër njeriun. Moderne në pikat ku analizohet çdo rrudhosje e natyrës njerëzore. Letërsia nuk është monolitike. Gjithmonë hap rrugë, në mënyrën që bukuria e të shprehurit, të jetë përherë e përtëritur, thjeshtë si  natyra në përtëritje. Në përmbledhjen « Dritëhije» me vulën e metafizikës në tregimet sa të mirë-shkruara aq dhe interesante,  Maska thekson:-  «erdha të përfundoj diçka që nuk munda ta çoj më tej sa isha i gjallë,» ose qetësisht, me poezi që mediton- «E di sa e bukur ishte Maria ime? Si pikë vese sipër në një fletë jasemin.» Depërtojnë këto radhë në dobësitë e ndjenjave njerëzore me një realitet që ndryshon në lidhjen trup-shpirt. Tregime që himnizojnë dashurinë ndërsa kërkojnë  liriken në klasifikimin romantik të emocioneve  nga njëra anë dhe nga ana tjetër, në prezencën e një maçoku të vogël heroina e Maskës, të gjej një prekje të mirëpritur  në ngjyrat e ndjeshmërisë, gjersa të bëhet shpengimi shkatërrues. Të gjitha me seriozitet dhe me shikimin progresiv të shkrimtarit, me fjalën e lirë dhe demokratike, të fshehur prapa shumë shkaqeve të brendshme të së përditshmes.

Me frymëzim, me talentin dhe penën magjike, Maska na merr me vete në një udhëtim të bukur. Abstragimin e tij e përdor aq saktë, sa shpesh bota e brendshme dhe imazhi bëhen një.  «Si një Zot, e ka vendosur poetin fati, mbi të gjitha» na thotë Gëtja. Poeti është delikat, inteligjent dhe maniak, ashtu siç e do Platoni, që na thotë se poeti,  «ka maninë e furishme nën ndikimin e Muzave». Platoni dhe Aristoteli, përbëjnë dualitetin gjenial të filozofisë greke.

Myslim Mihal Maska, poet në bashkësi demonësh, njeri me thellësi në mendim dhe kërkues i detajit, i vëmendshëm, i thjeshtë, i talentuar, karizmatik, krijon me veprën e tij, (Dritëhije,) faqe me vlera të larta letrare.

Maskës, tregimet i kanë bukuri dhe na pëshpëritin  ngadalë, me një veprim të rrallë narrativ, për shumë ngjarje që na ndodhin në jetën tonë. Disa në  mënyrë simbolike, të tjera me një vitalitet të veçantë dhe të tjera si në përrallë. Ngjasojnë në mënyrën e të shkruarit dhe mitikes  ( për nga vlerat) me tregimet e Singerit, veprën e të cilit e admiroj  që nga vitet e rinisë sime, ose të tregimtarit Irlandez Geiç, (Yeats) që fletë për kukudhët, legjendat e vendit të tij dhe historitë pranë oxhakut.

Më e rëndësishmja që fiton dikush nga tregimet e Maskës, janë fjalët e plota që  përdor për të reflektuar  mendimet e të tij  rreth metafizikës, një lloj «aforizmash» të Iraklitit që dyshon, në se ato që shikon janë të vërteta dhe beson, se ato që nuk jeton janë e vërteta reale. Edgar Alan Poe thotë: «O Zoti im! Të gjitha ato që shikojmë, të gjitha ato që duken, mos ndoshta nuk janë gjë tjetër veç ëndërr brenda ëndrrës?» Myslim Mihal Maska thotë: «Më thuaj vërtet, ekziston jeta?  Mos ndoshta jemi hije ëndrrash, një iluzion, një hiç...»



Përktheu dhe përshtati: Vasil Klironomi.

 
 
 

3件のコメント


sotir.mimi
sotir.mimi
2020年10月21日

S.Athanasi:

Është kënaqësi për çdo shqipfolës kur lexon fjalë të tilla të mënçura, nga studjuesja greke, Kostandina Duka për krijimtarinë në përgjithësi dhe prozën në veçanti titulluar "Dritëhije" botuar në greqisht nga kolegu ynë M.Maska.

Jemi shprehur mbi vlerat e pershtatjes brilante në greqisht nga N.Kacalidha, por meriton vëmëndje edhe sjellja në shqip kaq e përshtatur e bukurisë se frazës së zonjës Duka nga kolegu tjetër i yni V.Klironomi.

Urime! Urime sidomos për M.Maskën!

S.Athanasi.


いいね!

mich.maska
2020年10月13日

I dashur miku im shpirteror i rinise! Faleminderit per vleresimin. Faleminderit per mikun tim dhe tendin Klironomi. Per perkthyesin e mrekullueshem te librit tim ne greqisht, shokut dhe mikut tim te nderuar, poetit, MJESHTER I MADH, I VLERESUAR NGA PRESIDENTI YNE, prozatorit modern grek, qe me dy romanet e tij, rradhitet ne pararojen e prozes bashkekohore

greke, dhe per zonjen e nderuar KOSTANDINA DHUKA, per studimin per librin tim "DRITEHIJE". Te perqafoj, Myslimi.

いいね!

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
2020年10月13日

Fortë i dashur Myslim! Të uroj sërish për këtë sukses, të cilin na e bëri të njohur në shqip miku i respektuar z.Klironomi. Ka domethënie të bukur ky përkthim në greqisht nga një krijues minoritar i nivelit sipëror si z.Kacalidha dhe dhënia jehonë shumë dashamirësisht nga shkrimtarja dhe studiuesja e shquar greke Kostandina Dhuka. Siç dihet, arti e letërsia dhe bartësit e vërtetë të tyre kanë kurdoherë mision drite. Kozma Gjergji.

いいね!

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page