top of page

ÇAMËRIOTI QË NDJEN DHEMBJE PËR KOSOVËN E OKUPUAR




Nga Sinan FASHI



Bilal Xhaferri është nga Ninati i krahinës së Konispolit. Nëna e la të mitur, ndërsa babain më 1945 ia arrestuan dhe e ekzekutuan pa gjyq. Fëmijët jetimë i rriti gjyshi plak disi i qorruar. Që 12 vjeçar Bilali shkon në Sarandë, ku punon korier. Më vonë kryen një shkollë për teknik-gjeometër. Ende nga Tirana, Durrësi, Kruja, Laçi, Malësia e Shkodrës, për obligime profesioni. Shpirti i poetit mbushej me përvojë jete, me mall për motrat, me peisazhet që do të derdheshin në krijimet e tij. Dhe, që të përjetësonte babain e ekzekutuar, për mbiemër vuri emrin e tij. Xhaferri kishte një talent i jashtëzakonshëm.

Nisi të botojë tregime që në vitin 1962 dhe deri më 1968. Ishte heshtak, i distancuar nga kënaqësia rinore. Më 1966 botoi vëllimi me tregime „Njerëz të rinj – tokë e lashtë“, më 1967 u botua, por nuk doli në qarkullim vëllimi poetik „Lirishta e kuqe“. Më 1967- ‘68 përfundoi pjesën e parë të romanit „Krasta Kraus“.

Bilali përjetoi internimin në sektorin Kullë të fermës së Sukthit, ku punoi si punëtor. Bilali arratiset më 30.VIII.1969 nga Shqipëria. E sigurt është se ka krijuar në SHBA, në Çikago, një revistë me titullin „Krahu i Shqiponjës“ që ka një theks të spikatur antikomunist. Thuhet se mbas operacionit të një tumori, më 1986, ka vdekur.

Veç tjerash, Bilal Xhaferri kishte edhe një dashuri të paparë për Çamërinë e të parëve si dhe për Kosovën, që në kohën e tij, kur edhe krijoi për të, ishte nën sundimin serb dhe sigurimit të shtetit tij, UDB-së.

Poezinë që ia kushtin kësaj pjese të gjeografisë shqiptare, ai e përshkruan tepër bukur, me shprehjen e çiltër moderne, por që në esencë e ka aktualitetin e atij vendi, përkatësisht përjetimet e rënda që përjetoi popullata aty, duke ditur se “shqiptarët flasin një gjuhë dhe dëgjojnë dy gjuhë”, andaj dhembja bëhet përjetim shpirtëror e artistik, që e shpreh vargu “Me dhëmb të shtërnguar e me shpirt ndër dhëmbe/Kosova.” Mbi të gjitha ai asnjëherë nuk e largon forcën morale njerëzore e atdhetare të kosovarëve, që gjithsesi i jep forcë për një të ardhme të lumtur për të gjithë shqiptarët.




KOSOVA Kosova-

rrafsh i lashtë i dukagjinëve. Kosova –

me ndarje dhe nënndarje gjeografike me ndarje dhe nënndarje etnike Që nga ujërat e kulluara të Ohrit gjer në errësirën e minierave të Mitrovicës, që nga kaltërsitë e brigjeve të Ulqinit gjer në themelet e gjakut nëQelekullën e Nishit. Kosova- fushë e begatshme me misrishte e grunore, që bie erë pranverës e tëra lule molle, Kosova-

me male kreshnike, male pishe e bredhishte, që e dehin diellin me aromë rrëshire,

që e rrahin qiellin me krahë shqipesh, që e ndezin qiellin me zbardhëllime dëbore. Kosova- Krahinë shqiptare që në fillim të saj e Manastirit, e Prizerenit, e Plavës dhe e Gucisë. Kosova -

e legjendave legjendare të Gjergj Elez Alisë Kosova- legjendë e mbetur në rrugëkryq të historisë. Kosova- gjithnjë, ashtu, si gjithnjë, me dhëmbë shtërnguar e me shpirt ndër dhëmbë Kosova- ku shqiptarët flasin një gjuhë, dhe dëgjojnë dy gjuhë; së bashku me gjuhën e nënës

edhe gjuhën e UDB – së

Kosova-

Gjithnjë... ashtu.


Bilal Xhaferri

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page