SHKRUAR NGA STILJAN DEDJA
Çamët janë një popullsi e vjetër dhe autoktone e krahinës së Çamërisë dhe të shtetit të epirit. Ata janë trashëgimtarët e fiseve ilire, që shtrihet në jug të Ilirisë. Çamëria është një rajon i ashpër malor dhe ka një bregdet mahnitës. Etnogjeneza e saj tregon prejardhje nga fiset ilire të Molosëve, Thesprotet dhe Kaonët. Në epir ndodhet faltorja e Dodonës, ky orakull prestigjoz pellazg i botës antike. Pas luftës së dytë botërore Epiri i jugut dhe kryeqyteti i saj Janina u bënë pjesë e Greqisë dhe pjesa veriore u bë pjesë e Shqipërisë. Straboni thotë se Homeri me fjalën Epir nënkuptonte vendet përballë ishujve,duke përfshirë Leukadën. Banorët e Korfuzit ( korkyrës) me emrin Epirus do të quanin vendet, apo tokat përballë ishujve, gjatë bregut të detit Jon të banuara nga fiset Ilire- Kaone dhe Thesprote. Edhe grekët Odiseun e quanin mbretin e tokës, ku me tokë ata quanin gadishullin dhe jo ishujt dhe po sipas tyre I bie që edhe Odiseu të ketë qenë nga këto fise ilire. Banorët Çam vendin e tyre e quanin- iperi, apo vendi i shqipeve. Çamëria është vendi i maleve të bukura piktoreske, i bregdetit të bukur mahnitës dhe i një historie mbresëlënëse të trimave të saj. Në konferencën e Londrës më 1913, kjo trevë ju shkëput trevave shqiptare dhe ju aneksua Greqisë, si rrjedhim lindi dhe problem Çam. Qysh në këtë moment fillojnë reprezaljet dhe presioni i vazhdueshëm sistematik i forcave shoviniste greke . Shumë nga çamët u burgosën dhe u internuan. Për të përligjur spastrimin etnik shovinistët grekë përdorën akuzën e bashkëpunimit gjoja të çamëve myslimanë me pushtuesit italianë dhe Gjermanë. Kapiteni i xhandarmërisë së filatit Stavridhis do të shprehejse : “Ju myslimanët e Çamërisë prisni që të vijë këtu Italia dhe shqipëria. Ju lajmëroj se ajo ditë nuk do të vij kurrë, por edhe sikur të vijë ne Grekët jemi 7. 5 milion dhe nuk do të lemë të gjallë asnjë çam”. E keqja e kësaj teze të pavërtetë shoviniste është se, ajo nuk mbështetet vetëm nga ekstremistët Grekë, por ajo mbështetet edhe nga akademikët e saj. Kjo tezë e qëllimshme,dhe dashakeqe përkrahet edhe nga të ashtuquajtur akademistë “minoritarë grekë” që banojnë këtu në Shqipëri si z Barka,i cili vetëm shpif dhe bën politikën greke dhe nuk mund ta vërtetojë shkencërisht këtë tezë. Çamët për arsye ekonomike dhe për të shpëtuar nga përndjekja e shtetit, ashtu si të gjithë shqiptarët kanë ndërruar emrat, pa dëshirën e tyre duke marrë emra tradicional grekë. Shumë çam të cilët duan të shkojnë sot të vizitojnë trojet e tyre apo për punësim, ndaloheshe te kalojnë kufirin grek duke u kthyer parapa nga doganierët e saj. Ka periudha të dhunës ksenofobie dhe të racizmit kundrejt çamëve. Edhe sot në këtë kohë gjuha e urrejtjes ndaj çamëve bile edhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi, vazhdon e theksuar me nota urrejtje, përçmimi deri në armiqësi. Çamët janë stërnipërit e ilirëve në ato vendbanime dhe nuk janë popullsi e ardhur në ato troje. Teza e pavërtetë dhe jo-shkencore se-:çamët nuk janë një popullsi autoktone, por e ardhur gjatë periudhës bizantine. Sipas historianit grek Tukididi i cili pohon se- gjatë luftës së Peleponezit kur forcat Athinase u futën në gjirin e Ambrakisë, u njohën me një popullsi që nuk fliste greqisht, por fliste barbarisht dmth gjuhën jo- greke por atë ilire. Bregdeti çam është një perlë e vërtetë . Peizazhe kaltëroshe bregdetare sheh kur viziton këto zona, që të kënaqin syrin të cilat fillojnë qysh nga Sajadha, Gumenica, Vola, Parga,dhe deri te Preveza. Një bregdet i bukur i Çamërisë është dhe te gjiri i Artës me Sallaora, Koronapulla etj. Megjithëse grekët janë munduar dhe kanë realizuar ndryshimin e emrave të çamërisë me emra grek, në Çamëri ka shumë toponime që tregojnë në mënyrë të padiskutueshme prejardhjen shqipfolëse të këtyre trevave si: Çifliku,Toskesa,Kodra,Gurrëza, Dushku etj, që vijojnë që nga veriu i Çamërisë deri në jug të saj. Çamët kanë një traditë të pasur etnokulturore të vetën të gjitha gjinive si në: këngë, tradita, veshje, zakone etj, të cilat ndryshojnë nga ato greke. Edhe disa Etimolog Grekë kanë pranuar prejardhjen shqipfolëse të kësaj treve. Çamët sot po kërkojnë të kthehen në trojet e të parëve të tyre. Ata nuk kanë kërkuar asnjëherë ndryshim kufijsh, siç akuzojnë me qëllim dhe keqdashje grekët. Ligji I luftës 2636/1940 dhe 4506/ 1966 të cilët grekët nuk po e heqin megjithëse kanë premtuar, nuk po i lejon ata të kthehen përfundimisht në trojet e tyre në Çamëri. Kjo trevë është e banuar historikisht prej tyre dhe stërgjyshërve të tyre Ilirë. Grekët janë zaptues të këtyre tokave të begata që zoti ua ka falur Çamëve. Me dhunë nuk mbahet asgjë. Vjen një ditë dhe gjërat ndryshojnë. Kam bindjen se çamët një ditë do të kthehen në tokat e tyre të marra forcërisht . Çamëria është e çamëve!
Një përshkrim i qartë, i saktë, informues real dhe shumë dashamirës. Ju falenderoj z. Stilian. Po kjo ka qenë dhe është Çamëria. Por problemi i saj i brebdshëm mbetet tek sasia e vogël në numur karshi "hasmit" ziliqar dhe cilësia e ulët e disa prej drejtuesave të shtetit shqiptar, sidomos dhe kryesisht të periudhës nga 1878. Ndërsa problem i jashtëm ka qenë dhe mbetet mos pranimi i besimit fetar si përcaktues i etnisê-kombit. Element ky që ka nxjerrë në pah (dukje) racizmin etnofetar grek dhe disa shtete të fuqishme europiane që e kanë përkëdhelur dhe vazhdojnë t'a ndihmojnë ortodoksinë greke për ekspansionin helenik në trojet iliro-epirote.
I nderuar zotëri, Çamëria ka qenë dhe mbetet një kockë e fortë e ruajtjes,…