top of page

Ç’të them që u dogj poeti


Minush Hoxha

Ç’të them që u dogj poeti,

Ja, mendohem ç’të them, ashtu, si fjalë mortore

E ç’fuqi mund të ketë të flas për një poet

Të flas pas retorikes të nekrologëve t’stërvitur,

Atyre garuesve furioz në lartësimin e figures së tij.

Ç’mund të dal nga thjeshtësia ime dhe e shtrydhur

Për Aliun, poetin bonjak -akrobatin e Uressë Fshejtë

Notarit që “Dallëndyshe” hedhej qe nga ura

e tek kapërcente vitët ngjitej në lartësi legjende

Ali Podrimja pa dashuri të një mëmeje

Me Mëmëdhe të dashur në zemër si një Mëmë

q’e ngriti pambërrijtshëm lartë, në majë të Olimpit,

me fuqinë e një dashurie obsesive

aty ku rrijnë zotat

Dhe e mikloj të lënduar në zemër

Dhe e trimëroj të fyer në seder

Me metaforën e fuqishme të lirikës së thellë

Me shpirtin e vetë fuqishëm tekanjoz “të këtillë”

E ata- të këtillet tani -që ishin ”të atillë” dje

I trishtë

I ndryri me zemrim në vargun e mallkimit

tek fikej i rebeluar tek lumi me Lumin

Që të dy rrugës së amshimit:

I pari si trim në vargun

i dyti si Zot i tij

Në Francën e Revolucionit.

Aty shuajti zjarri për Mëmëdhenë

Aty nga “këtillësia sovrane, futi ”të atillët” në mallkim,

Në “Fustanin e verdhë”

veç më një fjali

“Për hajër na qoftë tradhëtia”

Nuk u frikësua poeti nga vdekja,

Ajo do vinte kurdo të vinte

Po, ç’mund t’i bënte tempullit qiellor?

Nuk i dhimbën në zemër që lë kënaqësitë e kësaj bote

Një jetim i kishte patur në jetë të tërat boll!

Një poet kishte patur celebrime mjaft!

Ai veç u vreros nga fantazmë e “Fustanit të verdhë”.

Dhe zotëri i trishtë uli qetë në bangë parisiene

Se si me lehtësi hedhi syrin lartë nga qielli

Dhe i bekuar lehtë dha grahmën e fundit

e tek ikte në heshtje, tek ikte në vetmi, sikur e pëshpëriti:

“Qetësi ju lutem, të vdes i qetë poeti!”

Në Pejë 29.07.2012 11,00

83 views1 comment

1 Comment


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Mar 08, 2022

Këta vargje të ndjerë bëjnë hijeshi si lulet e freskëta pranë monumenteve

poetik e madhështor të këtyre dy poetëve të pavdekshëm kombëtar.

Përgëzime i nderuari Minush!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page