Pasi u përmend nga kolapsi dhe u mundua të ngrihej në këmbë, Kasemi kuptoi se një zinxhir i hekurt,që vazhdonte ta mbante lidhur, i kishte bërë plagë sa ishte gjakosur.Kuptoi ç'i kishte ndodhur, donte të bërtiste duke dashur të kërkonte ndihmë, por nga kraharori i doli vetëm një rënkim. I tërë trupi i drobitur i dridhej. - Oh,tmerr! Po sikur të mos më shikojë njeri? - Mendonte Kasemi ndërsa provoi përsëri të bërtiste, këtë herë duke mbledhur dhe fuqitë e fundit të mbetura në trupin e drobitur. I doli nga kraharori një klithmë dëshpëruese, vajtuese që do ti prekte zemrën çdo krijese njerëzore më të pamëshirshme . Gjergji,një udhëtar që po kalonte, u ngjeth sa u drodh nga ajo klithmë. -Më duket se dikush po kërkon ndihmë, apo më bënë veshët? Monologonte duke bindur veten se duhej nxituar.-Dreq o punë! Mos është ndonjë vrasës apo hajdut?Jetoj në këtë vend të pambrojtur nga askush, as nga shteti , - dhe lëshonte pasthirrma keqardhjeje. -E, do më vrasë pendesa pastaj. - E bindi veten duke rrëshqitur me kujdes asaj rrëpire. Gjergji Hapi dritën e telefonit deri sa e gjeti Kasemin e aksidentuar. - Kush është vallë ai i pashpirt që të ka katandisur kështu në këtë pikë halli? Po si ke mundur të shpëtosh kështu si je katandisur? -Eh mor mik!, Se kisha provuar zinxhirin e skllavërisë. Se do më vinte dhe mua një ditë radha, s’e kisha menduar! - Fliste Kasemi duke u dridhur i tëri me nje zë të mekur. -Mos u habit zotri, kështu është jeta, me të papritura.- Kasemi ishte një njeri i moshuar, me trup të bëshëm, tërë muskuj. - Kush qe ky i pabesë? Pyeste Gjergji duke i ngulur sytë me mëshirë. -Mos! - Po ti paske zinxhirë edhe në duar! Vrasësi i ndyrë, i pashpirt! . - Kam lindur i lirë e më lër të vdes i lirë, - i thash, ndërsa ai qeshte duke më thënë se duhet të mësohesh dhe pa lirinë, nuk e meriton të jesh i lirë. -Më mirë të ngordhësh aty o Kasem! Unë nuk dua të vras,po ia lë Zotit në dorë nëse gjykon Ai,të shpëtosh apo jo! - Ja mbathi sapo më hodhi në atë rrëpirë . Siduket më ngatërroi me ndonjë tjetër, -- vazhdonte të tregonte Kasemi mes dënesave. Gjergji shante e mallkonte atë vrasës. -Më trego kush është ajo bishë, që gabimisht quhet njeri, se për atë Zot, do t'a vras me duart e mia!.
-Nuk di ku ndodhet, por, ju lutem, më shpëtoni nga këta zinxhirë! -I gjori ti mor zotëri! -Kasem quhem që mos qofsha më mirë. -Qenke katandisur si mos më keq! - Gjergji bëri një buzëqeshje të lehtë për ti dhënë zemër. Nxori telefonin të lajmëronte policinë. -Jo,të lutem,mos e njofto policinë se më hap avaze - fliste i trembur Kasemi. Gjergji e pa me kureshtje të madhe dhe sikur u drodh ca, por nuk e vazhdoi më atë bisedë. - Sna mjafton që ka pllakosur varfëria si në kohën e zisë, por ka pllakosur tashmë keq e më keq varfëria shpirtërore. Nuk vuajmë vetëm për koren e bukës, por kemi frikë mos na befason ndonjë i paudhë e na hedh përtej, në greminë si ju,- shtoi Gjergji e ndërsa fliste e ngrite paksa buzën e majtë lart. Andaj, po ikin rini e pleqëri nga ky vend - shtoi Gjergji i trishtuar. Ai i ngazëllyer, fshinte djersët që i kishin mbuluar sytë të cilët i përcëllonin. -Hajde, më në fund je i lirë mor zoti Kasem! Shkel mbi erë tani e vrapo .Po,tashmë shpëtove je i lirë!- E falenderoi Gjergjin përmes lotëve që i ndrisnin. -Na trego si të ndodhi? -Tani dua ti harroj ato që shkuan, or mik!- ndërsa filloi të ecte ngadalë për shkak të pafuqisë.Përpara tyre doli një lumë i gjerë,brigjet e të cilit ishin të veshura me shkurre e pemë. -Ja kufiri,- foli Kasemi. - Hou! - Nxori një pasthirrmë habie Gjergji.Para shumë vjetësh, kam ardhur deri këtu,doja të kaloja kufirin, por nuk mundesha se atëherë të vdisnin rojet e kufirit pa mëshirë. Por arrita të kaloja më pas, me ndihmën e ca trafikantëve, të cilët mezi prisnin të kalonin mall si puna ime. Eh, histori e gjatë, - tregonte Gjergji. - Më kujtohet si sot,kur po binte mbrëmja, më doli përpara një "ujk" me dy këmbë, që dukej se e njihte mirë atë zonë. -"Na more trim, nga udha e mbarë"?- Më tha. - Mbase keni ndonjë plan për matanë kufirit? - Po dhe mund ta kem, -i thash. -Duhet të paguani! -Vazhdoi " ujku"duke kërkuar një shumë të majme. - Po si shumë kërkoni? -Jo mor tungjatjeta! Ndahet me të tjerë matanë kufirit. Ne ju hedhim me lundër matanë, të tjerë ju tregojnë shtigjet për t'ju nxjerrë në vende të sigurt. Ndihmojmë të shkoni në botën e bollëkut. -Ndërsa Gjergji tregonte ngjarjen, Kasemi filloi të bënte lëvizje të pakontrolluara duke u çaplyer nga sytë dhe forcat i shteruan. - E si ndodhi më vonë ? - ndërhyri Kasemi ndërsa filloi t'i dridhej zëri. - Mirë, po pranoj të ul pazar.- më tha më në fund. - Ore,- ndërhyra sërish,- por po më mashtruat, ka luftë, - i thash,.".-Vura re se sytë e atij lëvrinin sa majtas djathtas,- vazhdonte të tregonte Gjergji. -Ç’është ajo fjalë? Jemi me sedër ne, punojmë pastër - dhe filloi të lëpinte buzët i kënaqur.-Ja dhe kjo punë u krye,- më tha i prerë "ujku" - Ok, shpresoj të shkojnë gjërat ashtu si thua ti,- i thash. - Ndërsa fliste, Gjergjit i vajtën sytë te një varëse shumë e trashë floriri që varej në qafën e Kasemit. Fliste dhe e vështronte ngultazi atë varëse që dikë i kujtoi. -Po,vazhdo më tutje, po të dëgjoj, -i foli me padurim ai. - U dukën dy lundra që po i nxirrnin nga shkurret. Kishte filluar të frynte dhe dallgët e lumit ishin kreshpëruar. Zhaurima e dallgëve të ngjethte. Lundra filloi të anohej. U dëgjuan klithma tmerri, thirrje për ndihmë.Disa ranë në ujë . - U dëgjua zëri i "ujkut" i cili thërriste me tërbim. -Hidhuni në lumë! -Pas pak, filloi të dilte vorbulla e ujit duke çarë pjerrtazi varkën e përfunduam në ca kallamishte. Kur zbritëm, vumë re se as dy kilometra larg nuk ishim nga vendi i nisjes. -Hajdeni këndej! Ku ka ligje, ka dhe shtigje, - na jepte zemër "ujku". - Ramë në grackë nga ata unqër, u treguam të cekët- foli njëri nga ata që ishin nisur si puna ime. Morëm rrugën në këmbë drejtë kallamishteve. - Po ne paguam varkën, jo këmbët tona, - i tha udhëtari "ujkut". -Epo, për dy kikolemtra pagove, po deshe paguaj prapë që të vazhdosh udhën ;-vazhdonte të tregonte me trishtim Gjergji. -Nuk më vjen keq se humba paratë apo gjithçka kisha. Do të më vinte keq po të humbisja pronën time të vërtetë, dinjitetin njerëzor, ashtu siç e humbe ti atë natë, o i mallkuar Kasem"ujku"! Pandehe se nuk të njoha? - Jo, s'jam unë! -Ti je i tëri e i bëri o Kasem! Ja dhe zinxhiri floririt që zhvate atë natë.Kush di të kufizojë dëshirat është gjithmonë i lumtur. Vlera e njeriut shihet në atë se çfarë jep dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë. Mor zotëri, si mos të të njihja o Kasem ujku?!- i tha Gjergji. - Kasemi tentoi me gjysëm zëri të kërkonte falje. - Mos ki frikë nga unë! Hakmarrja të çon në hakmarrje të reja. Dua të bëj paqe me përvojat e dhimbshme të së shkuarës e të vazhdoj jetën normalisht. Emocioni kurrë nuk më ka rrëmbyer arsyen. Nuk dua që veprimet e tjetrit të ndikojnë keq në jetën time. Hakmarrja më e mirë është ti hedh pas krahëve ndjenjat dhe kujtimet që nuk më bëjnë mirë. Nuk jam i lumtur nëse ushqej urrejtje. Më ndihmon gjykimi i thellë, që të jem paqësor.E njoh mirë ligjin e shkakut dhe pasojës, ligji i pathyeshëm i universit. Ç'të mbjellësh, do të korrësh. Jeta i përket veprimeve tona.Bëra sa munda për të shpëtuar edhe se nuk e meritoje o " çakall"!
Comments