top of page

Ç'TË KUJTOJ NGA TY BABA ?!


Ildije Xhemali


Shumë poete e poet Vargje thurur për babanë Për mua mos mendoni keq Që e tërhequr, rri mënjanë

Për poetet:"Mbret i jetës" Për poetët: "Mësues e shok" Si bëj bisht të vërtetës Dhe vargjet t'i thurr kot

Për mua bosh fjala "baba " Për këtë, askush faj s'ka. Kurioze pyesja nënën Nga vëllezërit kush i ngjan?

Në kalvarin e mbijetesës Dhe fotot koha i dogj Mbështetur tek njëri-tjetri Gjithësecili u rrit, u poq

Nënë - baba një, për mua Jeta s'i veniti bukurinë Nuk u thye, u forcua Tek Ajo njoha Burrërinë

Prandaj të babait festë Për ty do këndoj, o Nënë Në vite duke u pjekur T'admirova krenarinë.

Shoh djemtë e mi sot Vajzave u falin dashuri Pa dashje rrëshqet një lot Dhe pse, gjyshe, jam tani

Cilin fati e goditi E s'rriti të tijtë fëmi Në xhenet i ndristë shpirti T' gjallët, durim, dashuri!

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page