
NJË LIRIKË
Nga Myslim Maska
Ç’TË BËRA MOJ BUKUROSHE?...
Miqve të mi poetë.
Kur të putha në cep të syrit
Më thithe
Mjaltin e buzës,
S’të vrava moj bukuroshe
Pse më hodhe
Në mes të rrugës?...
Ndoshta se brenda fustanit tënd
Më “trëmbi”
Miniera me xhevahire …
Aty vdekja ia merr këngës,
Jeta qesh
E qan me dhimbje…
Gusht, 2021, Athinë