top of page

Ç'MË ZGJOVE KUJTIMET


Ç'MË ZGJOVE KUJTIMET

Ç'më zgjove me shkronjat e çatit, Mitare m'u çfaqe me sytë përdhe, Në shpirt më dogje si prush i zjarrit Kur fshehur nën hi, i ndezur fle.

Ç'djall erdhi tek unë pas kaq vitesh E librin e shpirtit zu të shfletojë, Në zemër më erdhi lumë ngashërimesh Në shtratin e tharë, të historisë Trojë.

I mblodha ato shkronja, talisman i bëj, Me mollëzat e gishtave i prek lehtë; Ti si derizhabël më hijezon në qiell Si një pushtim alien i beftë.


KUR TI IKE

Kur Ti ike Orët e humbën rrugëtimin, U lavijosën çastet E pritjeve të pakthyeshme. Vdiqën shpresat Nga infrakte miokardësh Nga goditjet e pritjeve.


PAKT

Në dritare përpëlit qerpikët mëngjesi, Kulla ku linda vellon lule plot, Trishtimi në pakt me natën Nga syri i zgjuar s'ikte dot.

Si ujvarë m'u derdh dielli Brenda në dhomë, nën jorgan, Ditë e kristaltë nga do çelet Mbi sytë e çelur jargavan.

Këndon kumria në strehën e vjetër Ku u ndez qiriri i dashurisë, Malli adol ndizet nën setër Me shkulmin e flaktë të djalërisë.

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page