Nga Drita Ademi
C'me duhet liria Ne kete mall te hanes?! Rri ambel mbi dhe Baj gjume planetare Ushqehem me fara luledielli E salate ,n' Kulinarium Ulem mes zoterinjeve Te ardhur nga fatet. Me therrasin : First Lady, u them Herr. Secili ushqehet ne "supen e vete" First Lady pra me thone Une u them : Herr. Shtate pash nan dhe do te futesha Vec nga malli i hanes kurr mos me dal Aty gjithe dashunite, misteret, tradhetite, i kam pa. Te jesh rob i Zotit asht mrekulli Zot i lumi Zot Me le me njerzit e mi Aq kohe,sa te duash ti Pastaj me merr , me ngrit ne qiell Te bie si fener mbi cdo shtepi Te bie si lutje aty ku pikon loti Te bie si dhimbje , si dashuri ,aty ku harrohet loti. Pra dhe pak me le, sa te kem perkundur djepat e niperve dhe mbesave, Gjithe krenari, Per te bukuren Dardani Per te bukuren Iliri Per Zvicren e mrekullive Qe me rri perbri.
Comentarios