top of page

Ç’ JANË KËTO SHTATORE..??!!


Nga Abaz Goxhaj

Ç’janë këto shtatore Fantazma të zeza, Vrer e tradheti, Turpi vjen tek dera.!


Ngrihen vazhdimisht Pa kuptim e vlera, Tokës i rëndojnë, Vlon gjaku ndër breza..!


“Kërpudha” e parë Ish një pasha turk, “themeloi” Tiranën.. Turp e shkuar turp..!


Shihni Gerlandinën, Pes’ dit’ mbretresh, Kapardiset shumë. M’u si “sokolesh”..!


Ç’ësht’ ky turp i radhës, Ju që na drejtoni?! MËMAT shamizeza Ç’thonë, a i dëgjoni..?!


- Kemi të FLORINJTA TONAT mbretëresha, Iliren TEUTA, Argjiron princesa..!


DONIKË KASTRIOTIN e SHOTE GALICA, ka plot KOMBI YNË, si gjerdanë me drita..!


Sa shumë MËM’ PASHAKO e NËNË TEREZA , LAPIDAR në qiell ngrihen në gjith’ breza..!


Kemi vajzat tona, në gjith’ brezat radhë, që “lindën” me pushkë, për ATDHE U VRANË//!


Do flas, do bërtas Me zë shum’ të fortë: -Ç’ka bërë Gerlantian..?! Kush do të më thotë..?


Ç’bëri Gerlantina, More faqezinj..?! -Brodhi gjithë botën, “fjeti” mbi florinj..!


Nuse në Tiranë, As Dielli s’e pa, Iku në 6 Prill Me Mbretin për kra..!


Të gjith’ vëndin mbarë, Hall’ i madh e zuri, AJO pershëndeste Përtej nga Kosturi..!


Këtu bëhej luftë E derdhej gjak me okë, AJO bënte qejf, Plazheve në botë.!


MËMAT po luftonin, Ngarkuar me djepe, AJO nëpër ballo Bënte tuealete..!


U mbytën në lot, MËMAT SHQIPËTARE, AJO hasharitej bënte qejf në bare..!


MËMAT shamizeza, Me plot plumba zëmrën, AJO gjithë jetën, S’e pushoi këngën..!


Bijt’ e TU, moj MËMË, Nuk e njohën frikën. LEKA , të vrit natën E të qante ditën.!


Këtë fillim shkurti Lali e “mer” për dore, Në mes të Tiranës, I ngre permendore..!


I “jep” një buqetë Të bukur me lule: -Sa lezet, që ke, Rri e qet’ moj nure..!


GERLA përmendore Ngrihet e krekosur, MËMAT qumështdritë, Poshtë saj “varrosur”..!


Pse nuk e nderoni Vallë MËMËN TUAJ , Po ,u ka hedhur dreqi Vetëm në të huaj..?!


Jo, mor jo, s’varoset MËMA GJERAQINË, U ka bërë harram, Qumështin e GJINË..!

Vlorë, 12 Shkurt 2022.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page