GJYSH e NIP
( për fëmijë)
Për KONKURSIN kushtuar fëmijëve
Pse këtë hartë, shpesh
Mban o gjysh, në dorë
Dhe shikimin tretur tej
Sikur diçka të thotë
-Pa lexo ç'shkuhet lart?
"Shqipëria Etnike "
-Amaneti i tim eti
Një copë misërnike"
-Po kjo s' është një e tërë
E rrethuar nga çdo anë
Shqipja Ime, Zonj' e rëndë
Ndriçon si margaritar
-Do të udhëtosh në dije
Historis' t'i hysh në gji
Drejt, mirë do ta kuptosh
Me Shqipen ç'padrejtësi
E kemi dashur Evropën
Me gjak e lamë tokën
Si për vete dhe për miq
Të detyruar vuaj e ik
-Tani janë ndritur mëndjet
Vetëm kush nuk do të shoh
Bijen kufijtë e muret
Vllai vllanë ndihmon fort
-Dhe në sy po më pe lot
Ndjehem plak dhe i pazot
Të jem mik në ato troje
Ku shqiptari ndjehet zot
"Të jap Besën, o gjysh
Kur të rriten edhe pak
Bashkë ne si turist
Mysafir tek i yni gjak"
"Shqipet takojm' n'Dardani
Plav', Guci e Mal Të Zi
Medvegjë e Bujanoc
Preshevë, Maqedoni
Plagëmadhen Çamëri
Ç'është për ty ATDHEU ?
Nga ju dua veç një fjali
Xhevahir, me plot stoli
Nisa të lexoj e qetë
Ç'ishte qëndisur n'dlirat fletë
Zemra jo, s'më bindej lehtë
-Të zhbiroj në lashtësi .
-Të udhëtoj në histori
- Mbi çdo fe ,Ti, ATDHE .
- Të nderoj, të derdhurin gjak
Besnik Flamurit me zhgabë.
-Gjuh' e nënës: Diell, Hënë
Kryevend në zemër zënë.
-Kushdo t'lexoj KRENARINË
Për timen, SHQIPTARINË.
-Jam Toskë e Gegë trim
S'bëj dallim në gjakun tim.
- Unë e SHQIPONJA jemi Nji
Plagën thellë mbajm ' në gji.
Do t'shijojm' t'shenjtën LIRI
Kur tej t'hedhim çdo kufi
Kryer AMANETI , me gjak larë
Ballëlart ndër të barabartë.
Poezi nga permbledhja me poezi.
LEXUES i heshtur
Litari po mblidhet, nëna po plaket
Shpejt a vonë mbyllen kapaqet
Nuk ka librezë (bankare) a pasuri
Por ca fjalë të urta e ca poezi
Margaritar' s'jan' vargjet e mi
Bëhen të tillë kur janë për Ty
Dashurinë falur sa pate mund'si
Pendime, BIR, kurrë mos ki
Shpesh dëshiroj të flas me time më
Dhe Ti do t'përjetosh t'njëjtën gjë
Ajo m'i thjeshtoi vështirësit' mua
U mundova të t'i lehtësoj të tuat
I lodhur, munduar si kalorës jete
Peshën e dhimbjes mos mba mbi vete
Hidhe mbas shpine, gëxoje jetën
Gëzo familjen, si nektari bletën
Me syrin e zemrës e kokën e thinjur
Do shuash mallin në vargun e thurur
Herë shkruar shpejt a me kujdes
LEXUES i heshtur, gjith' sy e vesh.
Comments