top of page

Ç'është për ty ATDHEU ?

Apr 24, 2020
1 min read

Ildije Xhemali

Nga ju dua veç një fjali Xhevahir , me plot stoli Nisa të lexoj e qetë Ç'ishte qëndisur n' dlirat fletë Zemra jo , s'më bindej lehtë -Të zhbiroj në lashtësi . -Të udhëtoj në histori - Mbi çdo fe ,Ti, ATDHE . - Të nderoj, të derdhurin gjak Besnik Flamurit me zhgabë . -Gjuh' e nënës : Diell, Hënë Kryevend në zemër zënë. -Kushdo t'lexoj KRENARINË Për timen ,SHQIPTARINË. -Jam Tosk e Gegë trim S'bëj dallim në gjakun tim. - Unë e SHQIPONJA jemi Nji Plagën thellë mbajm ' në gji. Do t'shijojm' t'shenjtën LIRI Kur tej t'hedhim çdo kufi Kryer AMANETI ,me gjak larë Ballëlart ndër të barabartë. (Mbresa nga profesioni) Poezi nga permbledhja me poezi "Zemrën kam lën peng"




Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page