top of page

Ç’është gruaja shqiptare


Ç’është gruaja shqiptare

Se ç’është gruaja për jeten e njeriut, për jeten në Tokë, e ka thënë në panumër herë historia. Kryeveprat botërore nga cilido art e kanë thënë këte në mënyren më subtile të mundshme. Dhe, ky inercion arti i ngjizuar që kur njeriu zu të mendoj, zu shtrirje tek femra shqiptare të cilat përmes talentit fare të ngritur, hynë në lartësimin e shpiegiumin e domethënësisë se gruas, dhe, përmes poezisë kulmore, ia dolen me vargje deri antologjike. E thanë kuptueshëm, konkretisht, bukur ç,është gruaja, nëse bënë jeta pa te, nëse ka kuptim pa te dhe, tek iu çasen erotikes si një anatomik trupit të njeriut, e hyjnizuan ate deri tek adhurimi. E këto poete /që i lexoj me shumë ndjesi!/, ia dolen të begatojnë antologjinë poetike shqiptare si kurrë më parë. Mimoza Cekiqi, Mimoza Çobo, Flutra Açka, Teuta Osmani, Edona Haliti, Rudina Papajani, Ardiana Prishtina, Gerta Bandilli, Alma Papamihali e shumë e shumë të tjera. Më në fund, shpirti i gruas shqiptare, po shpërthen përmes artit pafrenueshëm dhe po hap hapsira të reja zhvillimi.

Tefta e lartësisë olimpike

Separi z. Ajet një falenderim të përzemert për publikimin e këtyre arieve te famshme të njohura të emërave më të mëdhenjë të operistikes botërore. Ka bere një gjest fisnik tek ka publikuar ne Yuo tube ariet e sopranos shqiptare TeftaTashko Koco, zërit tejmase të bukur të saj, maestrozitetit të këndimit dhe guximin e sigurinë e saj të këndoj ariet në mënyren me te persosur /Le Coeur et la main /zemra dhe dorë/, La traviata: Le pecheurs de perles /Peshkatarët e perlave/. Tefta, pa asnjë dyshim takon në grupin më te ngushtë të sopranove më të njohura boterorë-Maria Kallas etj. Përmëtepër, sipas times-ajo qëdron mu në majë te pyrgut të lavdisë muzikore. Ishte fat jo i mirë i saj qe ndërroj jetë para të 40-tave dhe s'ia doli të mbërrijten kulmin e lavdisë, dhe, shtesë kësaj, vinte nga një vend i vogel e i varfer. Perkundra kesaj ajo mbetet ikonë e kendimit më të bukur operistik, aniqe me fare pak arie.

Vetoni i pyrgut intelektual

Tashme eshte bere e padiskutueshme /sado e mohuar/ se Veton Surroi eshte nje nga penat me brilante qe kemi /nese jo pyrgu/. Dhe, nese nuk qendron ne vendin e shkallen qe perkete ne saje te resursit intelektual, nuk peson e nuk humb ai, por ata-ne, qe aktualisht kemi aqe shume nevoje per nje qe ka visionin se si te zhvillohet shteti e kombi ne interes te vete shtetit e kombit. Uragani i tij intelektual, jo qe ka ndaluar, jo qe e kane ndaluar se ajo eshte fryme qe nuk mund te ngulqitet, por paverejtshem po hyne neper mushkrite e qytetareve e te kombit duke davarise emfizmit aktual. Fatkeqsisht, ecte hapa para kohes, nxitueshem, e realiteti, i influencuar nga ata te nje kohe te keqe, nuk munden ta ndiqnin, anise kishin ne mendje mu objektivin drejte te cilit printe Veton Surroi. Eshte Vetoni, jo me nje pronare gazete serioze, jo me nje intelektual par exellence, jo me nje publicist e kollumnist nga lartesi per shumeke e pamberrijtshme. Ai eshte dhe shkrimtari qe dha fryte te arta, ai qe i gjeti kompromisin midis gjuhes publicistike e letrare, dhe, nepermjet tij, ne shume shkrime e botime dha dhe paralajmeroj begatine permbajtesore te botimeve dhe kronistin e perpikte, qe di te ve re, te perceptoj na masen e duhur dhe, ta transponoj shkelqyeshem ne shkrimet e veta. Nje mirenjohje te sinqerte nga une per nje intelektual te formatit te tille.

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page