Astrit Lulushi
Shqiptarët thonë se janë autoktonë, ndërsa flasin gjuhë indo-evropiane me origjinë nga stepa euroaziatike. Shumë amerikanë autoktonë sot flasin gjuhë indo-evropiane, por nuk e kanë origjinën në stepën euroaziatike. Shumë prej tyre kanë prejardhje të pjesshme evropiane. Por a ka vërtet rëndësi? Çfarë gjuhe flisni, nuk ju bën domosdoshmërisht të huaj për zonën ku banoni.
Indigjen do të thotë që dikush e ka origjinën në një vend të caktuar. Fjala vjen nga latinishtja e vonë “indigenus" - “i lindur në një vend, i lindur nga toka, ose vendas". Pra, shqiptarët janë indigjen në vendin e tyre. Prejardhja më e zakonshme e shqiptarëve është neoliti i hershëm. Atëherë ata nuk quheshin shqiptarë (ishin para-shqiptarë), identiteti i tyre u formuan në vendet ku u vendosën, pra në Ballkan. Paraardhësit e gjuhës së tyre, kur jetonin në stepa, nuk e quanin veten me emrin e sotëm. Ata migruan në zonat ku njerëz të tjerë jetonin; shpesh ishin pakicë dhe duke u përzier me popullsinë vendase krijuan identitete të reja; pellazgët u përzien me të ardhurit dhe u krijuan ilirët, të cilët u përzien me romakët dhe u krijuan arbërit, të cilë u përzien me osmanët dhe u krijuan shqiptarët. As gjuha shqipe nuk u shfaq në stepë. Dialekti proto-indo-evropian nga ku ata evoluan në Ballkan e ka origjinën në stepë.
Argumenti do të kishte kuptim, nëse shqiptarët do të jetonin në Ukrainë me atë identitet dhe do të shpërnguleshin në vendet ku janë sot. Shqiptarët janë kryesisht “fruta” vendase.
Kërkoni në fjalorin e etimologjisë në internet, është mjaft profesional për t'u përdorur nga kushdo.
Comments