Çikllopi i verbër më stopoi

“Çikllopi i verbër më stopoi, nuk del lehtë nga shpella ime!”, Namik Dokle e bashkëshortja preken nga COVID: Kemi shtatë ditë që luftojmë, kundër përbindëshit të kohës

Shkrimtari, Namik Dokle, i njohur nga mjaft libra të tij, dhe nga disa shkrime letrare, po aq si politikan dhe gazetar, është infektuar me virusin Covid 19. Lajmin e ka bërë të njohur vetë shkrimtari Dokle ku ka shkruar në Facebook, se prej 7 ditësh bashkë me bashkëshorten, është në luftë me virusin. Ja si shprehet ai: „Përgjatë gjithë këtij viti po shkruaja një roman të ri, me sfonëd këtë sëmundjen e verbër që dërgoi në atë botë milliona njerëz. Por… Çikllopi i verbër më stopoi, kur po bëja redaktimin e tretë a të katert të romanit: Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime! Dhe kemi shtatë ditë që “luftojmë”, bashkë me gruan, kundër përbindshit të kohës sonë.

Do ta mundim?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!

    451
    0