Çeçeni dhe Komandanti


 
 

Sotir ATHANASSI

(Tregim I Jetuar)
 
 {"Historia më e bukur e jetës sime"(1)}
 

 
Në barin e parapëlqyer unë mbërrijta pesë minuta më herët nga οτα e takimit me shokun tim shkrimtar. Biseda e tij në celular, më zgjoi  jo thjesht kureshtjen, por diç tjetër sepse, një shkallëzim e ndante kultin nga magjepsja. Dhe ai shquhej për paralelizmat e një imagjinate përtej çdo caku për të qënë të krahasueshme me të vërtetën. Rrahja e një subjekti me 'të, kërkonte pa tjetër vëmëndje dhe qetësi për shqyrtim. Përfundimisht nevojitej ose përputhje mendimesh si . . . prerje shiriti, ose mbyllja me shul e asaj kanate të hapur.
 
Dhe ja, erdhi. Ai shtyu portën e qelqtë dhe unë ia bëra me shenjë kamerierit të sillte porosinë: nga një dopjo raki dhe sigurisht dy kapuçino. 
 
1.
 
Ai më përshëndeti dhe nisi menjëherë vazhdimin e bisedës që bëmë së bashku në celular: 
 
- Djali i një miku tim, sapo mori shtetësinë e vëndit, banor i të cilit qė prej vitesh si emigrant,  i duhet të kryente tri muaj shërbim të detyrue- shëm ushtarak. Reparti ku e mblodhën, kuptohet, efektivin e kishte me prapambetës (30-40 vjeçar siç qe edhe vetë.) 
 
E përbashkëta e tyre: të gjithë i përkisnin kombësive të ndryshme dhe qenë të sapo natyralizuar.
 
Ndërkaq, kamerieri solli porosinë. Ne ngritëm gotat dhe ai vashdoi:
 
- Programi i stërvitjes, parashikonte edhe zhvillimin e qitjes. Shqiptari ynë, ishte pykë në diell, sa i përket armës. Ai qe marrë me pikturë e cila e bënte të komunikonte mirë me këdo për shkak të saj. Kështu që për fatin e tij, vizatimi I një çeçeni me armë në dorë, e kishte forcuar shoqërinë e tyre. Ky I dyti, ishte As në zotrimin e armës dhe ia mbërrijti t'a bëjë shqiptarin tonë, jo vetëm të qëllonte brënda tabelës, 
 
(për të kaluar lumin),  por edhe të kapte shifrën dhjetë.  Kurse për vete, i tha komandantit:
 
- A kam të drejtë t'a rrëzoj komplet tabelën? 
 
Komandanti, një oficer me gradën fillestare, hapi sytë. Dhe kur e kuptoi që tjetri s'bënte shaka, iu përgjigj: 
 
- Po. Por, mos harro se tabela ka dy këmbë dhe në pushkën tënde do të jetë vetëm një plumb. Unë do të vendos edhe një të dytë dhe po nuk ia mbërrijte, të pret një dënim disiplinor. 
 
Kuptohet që oficeri donte t'a frenonte.  Por Çeçeni e pranoi kushtin dhe tabelën e rrëzoi duke i prerë të dy këmbët e saj të holla sa një bisht-lopate. 
 

 
Të nesërmen, si "shpërblim" i dhanë adresën dhe të hollat që të shkonte (me tren) në pikën kufitare më skajore. Qitësi ynë këtë e quajti një . . . 'dënim disiplinor'.
 
Çeçeni, që ishte i martuar e me dy fëmijë, nuk mund t'a kuptonte pse e larguan nga qyteti ku edhe jetonte familjarisht dhe gëzonte, si gjithë të njëjtit me 'të, të shkonte çdo fundjavë, pranë fëmijëve. 
 
Gjithsesi, Çeçeni patjetër që iu bind urdhrit. Ai veç të tjerave, ishte i kënaqur që u bë shtetas dhe nuk do të qe e nevojshme për 'të të ndiqte kalvarin e mërzitshëm të ec'ejakeve për rinovimin e Lejes së qëndrimit.
 
Në tren, qëlloi me ca qytetarë cigarepirës.  Ai nuk e duronte dot tymin e tyre dhe pa se një ushtarak pa grada i veshur me ato rroba që na janë mësuar sytë të shohim nënoficerët e karrierës, kishte vënë çantën e tij mbi banakun-trapezë të njëjtë me të çeçenit dhe sodiste i zhytur në mendime peisazhin përtej qelqeve, jashtë dritares. Vëndi përballë tij ishte i lirë dhe qitësi ynë, si e përshëndeti ushtarakisht, i kërkoi leje të ulej kundruall. 
 
'Nënoficeri', disi i befasuar që u shkëput nga një lloj meditimi, por me shumë dashamirësi, hoqi çantën e tij dhe e vendosi në hapsirën-raft sipër kokës. Të porsa'ardhurit i krijohej kështu mundësia që të vinte çantën e tij.  E madje, mund edhe të dremiste mbi 'të, ngaqë rruga ishte e gjatë. Dhe ashtu bëri. Si këmbyen përshëndetjet e para, Çeçeni, e pyeti sipas mënyrës tradicionale të vëndit e cila ka gjithmonë përpara prefiksin frazeologjik: "nëse mund t'u pyes, zoti . . .(dhe ai u ndal nga që nuk dinte se si t'i drejtohej). Por i porsanjohuri nuk e la në siklet. Ai u shpreh:
 
- Thomëni zoti nënoficer dhe shtoi: ju mesiguri, duhet të jeni ushtar prapambetës dhe shkoni në repart. Kështu?
 
- Po, tha Çeçeni. Prapambetës jam dhe shkoj në Repartin X
 
- E paskemi rrugën bashkë. Edhe unë atje shërbej. 
 
- Nënoficer? 
 
Tjetri tundi kryet në shenjë miratimi. Dhe e kuptoi menjëherë edhe nga shqiptimi i gjuhës që nuk ishe vëndës, por emigrant i sapo natyralizuar. E folura e tij qe disi e thyer. Çeçeni e kuptonte këtë dhe nxitoi t'a krahasoj  të folurën e pasaktë me recetën e parregullt të një kokteji. Prandaj ngutej të shpjegohej për kombësinë e tij, ndonëse ndjehej i gëzuar që e meritoi shtetësinë e vëndit, adhtu si edhe goditjen e madje rrëzimin e tabelës në qitje. 
 
Tjetrit kur dëgjoi krahasimin e gjuhës me pijen, i pëlqeu dhe e pyeti: 
 
- Mos punon gjë banakjer?  
 
Çeçeni tundi kryet dhe tha: po. Kam një bar-kafe familjar bashkë me time shoqe.
 
'Nënoficeri' u ngrijt dhe mori çantën nga lart. E uli dhe nxorri prej aty dy tip kulluri me sheqer të ngjajshme me ballokumet tona të Elbasanit. Ato qenë të freskëta e të mbështjella në letër. Shkurt, e ftoi t'a merrte njërën. Ushtari pa asnjë spitullim e pranoi dhe nisi t'a hajë. 
 
- Për drekë gruaja më ka vënë byrek me spinaq, se rruga qënkërka e gjatë, - I tha Çeçeni.
 
- Edhe mua gruaja  byrek në ka vënë, por me gjizë. 
 
- Do të këmbejmë byreqet, - tha çeçeni dhe të dy u shkrinë së qeshuri.
 
'Nënoficeri' mund të qe ndonjë dekadë më i madh.  Por kjo s'e pengoi aspak të shtonte: 
 
- Gjyshja ime e qante byrekun me spinaq. 
 
Çeçeni pa e zgjatur hapi çantën dhe zbuloi dy copa të mëdha lakrori.  'Nënoficeri' mori njërën që ia afroi ushtari plot kënaqësi. Ai, pasi e vuri në gojë dhe e përcolli, tha: 
 
- Shija është e shkëlqyer. I ngjan shumë asaj që bënte dikur gjyshja ime. 
 
- Mos harro se kemi edhe nga një copë tjetër, për më vonë.
 
- Pse s'thua që do të kënaqem sot me byrek dhe deri nesër vështirë se do të na duhet të vëmë gjë në gojë. 
 
'Nënoficeri' tha kështu dhe nxori një faqore të vogël me raki, të cilën duke e ngrijtur herë njëri e herë tjetri e thånë. Por Çeçenin rakia, e trullosi ca dhe qeshte duke i rrahur supet 'nënoficerit'.
 
- Zoti 'nënoficer',  je njësh, ose siç shprehej në repart një shoku im shqiptar: Je rob Zoti! 
 
Kështu shprehej herë pas here Çeçeni dhe qeshte pa shkak. por me sinqeritet. Thjesht nga kënaqësia vetëm e vetëm se kishte hasur në një ushtarak për të qënë edhe pse 'nënoficer". Dhe vazhdonte të përsëriste: 
 
- Lum ajo kompani e lum ata ushtarë që të kanë! 
 
Me këto e sipër e zuri gjumi. 
 
Nuk e kuptoi sa fjeti, por, kur donin edhe dhjetë minuta të mbërrinin, Çeçeni ndjeu  dorën e 'nënoficerit' që e zgjoi lehtshëm. Ai nxorri nga çanta një kartopecetë të lagët dhe dy a tri fije të thata që të lante dhe fshinte fytyrën dhe ia dhå. . . 
 

 
Qe mesditë kur mbërrijtën në stacion. Të dy rregulluan uniformat dhe kepelet përpara se të zbrisnin e të merrnin udhën.
 
Një "xhip"-ushtarak, u ndal përpara këmbëve të 'Nënoficerit'. 
 
Shoferi ushtar, hapi portën e pasagjerit dhe tha: 
 
- Zoti Komandant I Repartit! Mirëse erdhët! 
 
Çeçeni ynë shqeu sytë dhe nuk i besohej që tjetri ishte Komandanti i Repartit, me të cilin kishte ndarë byrekun dhe kishin pirë rakinë.  Por, edhe kishte shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me transferimin në një pikë të largët.
 
▪ ▪ ▪ ▪ ▪ ▪ 
 
Tri ditë më vonë në aipodin e djalit të mikut tim që vazhdonte të kryente shërbimin ushtarak, i erdhi ky E-mail: 
 
"- Shoku im I armëve, shqiptar! 
 
Të përshëndes dhe të uroj shëndet ty dhe familjes! 
 
Në repartin që më dërguan ndënja vetëm tri ditë. Të katërtën, Komandanti , (mos qesh), doli një shoku im. Me të këmbyem byreqet. Dhe ai, që të isha pranë familjes, më çoi në repartin "Y", në qytetin tonë. Oficeri që na ndau nga shoqëria jonë, paska qënë snaiper në atë repart dhe ai nga xhelozia, 
 
(të t'a them siç u shpreh Komandanti )
 
[Që të mos i rrëzohej aoreora e snajperit]
 
i ka propozuar komandës transferimin tënd. . .
 
Shoku im Komandant, e ndreqi këtë zili.
 
 Është historia më e bukur e jetës sime. Hajde të t'a tregoj. 
 
Shoku yt I armëve! 
 
"Çeçeni"
 
------------
 
Sotir ATHANASSI
 
Gjenevë, Dhjetor, 2019!
 
Dërguar më:  

27,Mars,2020

1424
0