ZOTI NUK THOTË HARROJE

Nga Sabit Rrustemi

Zoti nuk thotë
 
Harroje
 
As Zemra

Një det ndjenjash
 
Qepet Çepurit
 
Po rruga përpjetë
 
Deri në Kodër

Shtigjet zik - zake
 
I ka mbuluar dushku
 
Bari i ri
 
E paecura ime
 
Vonohet për pak

Atë që e dua
 
E ruaj në vete
 
Edhe kur më ikën me mëngjes
 
Edhe kur më kthehet
 
Rrallë e përmallë
 
Përmes ndonjë ëndrreje

Lutjet nuk kryejnë punë më
 
Nëse nuk lëviz drejt teje
 
Më shkel dhe kjo kohë

E dashur
 
Po e deshe malin
 
Qe ku jam
 
Po e lype detin
 
Qe ku e ke
 
Në shpirtin tim

Dhe mua të tërin
 
Diku thellësive të tua
 
Të paprekura

Ç' mund të të ofroj më shumë
 
Pos shpirtin tim
 
Të rinuar prej dashurie

----------
 
( Nga libri në proces botimi: HYJNORJA IME JE TI, vëllimi i parë )

    180
    1