VAJZA ME FLOKË KAÇURELA

VAJZA ME FLOKË KAÇURELA

Nga Arqile Gjata

Nëpër ajër ...
 
një vajzë me flokë kaçurela
 
fshehur në thëllësinë e fjalëve misterioze
 
mbiell nëpër sytë e kalimtarëve dritë pranverore!

Mbi gërmëzimet tingëlluese
 
ajo ka zërin e saj të memories poetike
 
mbirë nga pena e flokëve kaçurela
 
larg gjumit të mërzitjes.

Kaçurelsja melodi qëndisë,
 
mbi qepalla i qëndrojnë rrëkezat
 
e kujtimeve të virgjëra
 
dhe endet dritare më dritare të shkruaj marrëzishtë
 
për puthjen e parë, mbi lotin lodhur nga pritja
 
me ëndrra të lulëuzara si pemë pranvere
 
botën e saj përkund në çdo stinë,
 
në qiell
 
e mbi pyllin e pagjumë në drejtim të erës kaçurelat
 
ndërojnë ngjyrë si në kohë vjeshte
 
e me majën e gishtit vajza me flokë kaçurela
 
peshën e diellit mban mbi vete.

Tetor 27-2013
 
Nga Arqile Gjata

    60
    0