TË VDEKURIT MENDOJNË NDRYSHE NGA NE

Vasil Vasili

Ditët ecin me këpucë prej balte
 
edhe pse janë prej shpirti të pavdekshëm.
 
O të gjallë, lëruani madhështinë
 
të vdekurve që ecin poshtë nesh.
 
Ata kurrë s’do ta përdorin.
 
Në agshol fosfori i eshtrave u ndrin.
 
Këqyreni shfaqjen mistike.
 
Gjithçka kishin na e lanë.
 
Edhe ëndrrat i zhvillojnë në trurin tonë.
 
Ne ritemi në duart e tyre
 
si në zambak të bardhë mëngjesi.
 
Lavdia është një erë që fryn pas jetës
 
kur këpucët poshtë dritës bëhen pluhur.
 
Unë sot po ju flas si miku i të vdekurve,
 
ata mendojnë ndryshe nga ne.

  1. Patra 26 shtator 2017

#vasil #vasili

    80
    0