TYMI I VOTRËS SË FIKUR

Argjend Idriz Hasani

TË DHËNA PËR AUTORIN
 

 
Argjend Idriz Hasani me 25 qershor të vitit 1974 në fshatin Llashticë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollimin e mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
 
Me shkrime filloi të merret që nga bankat e shkollës fillore. Punoi si gazetar në gazetën e përditshme "Pavarësia News" në vitin 2006, kryeredaktor i revistës "Biznesi" (2006-2008), kryeredaktor i gazetës periodike për kryeqytetin "Prishtina Press" (2008). Gazetar dhe redaktor i ekonomisë në gazetën e përditshme "Lajm" (2013).
 
Ai kohë pas kohe merret edhe me shkrime publicistike.
 
Autori jeton dhe vepron në Gjermani.
 

 
Veprat e autorit:


 
-Udhërrëfyesi "Mirë se vini- Prishtina 2006/07"
 
-Informatori "Prishtina Info" 2009/10 dhe 2011
 
-Monografia "Atdhetari nga Malësia-Ramiz Prelvukaj " 2012
 
-"Shekulli Shqiptar-100 vjet shtet" 2012
 
-Pishtarët e Lirisë-5 vjet shtet" 2013
 
-Monografia "Studenti martir Arianit Ilaz Berisha" 2013
 
-Poezi "Spiralja e Agonisë" 2013
 
-Poezi "Rreth Flamurit" 2013
 
-Monografia "Spahijajt e Llashticës" 2014
 
-Monografia "Feriz Llashtica" 2014
 
-Poezi "Die Spirale der Agonie" 2015 (Përkthim në gjermanishte.)
 
-Publicistikë "Kosova në udhëkryq" 2015
 
-Poezi "Kurz und Klar" 2016
 
-Publicistikë "Kompasi moral i politikës mashtruese" 2016
 
Në dorëshkrim "Krimet serbe në Llashticë 1912-1999"
 

 
TYMI I VOTRËS SË FIKUR
 

 
Sytë e tu plot mallëngjim,
 
Qajnë mbi gjoksin tim,
 
Derisa unë po kërkoja,
 
Dallgët e lumit të tharë,
 
Fletët e rëna,
 
Nën borë.
 

 
Kujtova për një çast,
 
Rrotat e nostalgjisë,
 
Që kishin përshkruar,
 
Rrugët me kalldërm,
 
Që unë tani
 
Nuk po i njihja më.
 

 
Shtëpitë ishin kërrusur,
 
Ishin veshur me petkun e harresës,
 
Ashtu i trishtuar,
 
U ktheva,
 
Tek tymi i votrës së fikur,
 
Jetën për ta rinuar.

#argjend #hasani

    840
    2