Thonë malli të bën’ poet

GJITHË SHQIPËRIA

Thonë malli të bën’ poet
 
Ësht’ dhe s’është e vërtetë…
 
Thonë shpirti i mërguar
 
Burim pene për të shkruar…
 
Jo…jo…jo…, për fam’e emër
 
Por të zbraps llavën në zemër…
 
As në ëndërr , kurr’kaluar
 
Ardhur nga puna dërrmuar…
 
Mërgimi kjo plagë e vjetër
 
Gjithmonë ësht’mbledhur në letër…
 
Shplodhjes vargu buis vet
 
Do a s’do…, gjëndesh poet…
 
S’prish punë shkolla, teoria
 
Nga ah-ja… lind poezia…
 
Por me mua , jooo…, s‘e dija
 
Sa më mungon Shqipëria?!..
 
Ku kam qeshur dhe kam qarë
 
Ku jeta fort më ka vrarë…
 
Ku kam rrënjët e damarëve
 
Ku kam eshtrat e të parëve…
 
Vetëm në sokaqe Vlore
 
Lapsi s’më ndahet , prej dore…
 
Këngëzojnë me ligjërime
 
Thundre, bexga e mersine …
 
Të gjitha i mbolli Zoti
 
Brinjës së Kaninës sime…
 
Përmbi to vuri floririn
 
Kaninjotin , argëlidhin…
 
Bir nëne , o kush ta mbajë
 
Mespërmes lumin me vaj…
 
Sqimatare muza ime
 
Aromë Vlore, fllad Kanine …
 
Shkëmbëzim nga Labëria
 
M’u dashka gjithë Shqipëria…
 
Të humbas në ligjërime
 
Që të zbrapset llava ime !..

    340
    0