SHQIP FLET EDHE ZOTI

Edhe nëse t`i lidhin duart

e të bien me çomange e rrip,

fol shqip!

Edhe nëse të lënë pa bukë e ujë

e nën sjetull të vejnë krip`,

fol shqip!

Edhe nëse ta mbyllin gojën me dry

e duan të të vrasin ty te një pip,

fol shqip! Shqip!

Atje larg ku je, ku s`vjen asnjë grip,

pëllumbave që do vijnë

vërja emrat shqip!

Dihet qëmoti,

shqip flet edhe Zoti!

    430
    0