Shoqata shqiptare “Nënë Tereza” në ndihmë të familjeve në nevojë

Shoqata shqiptare “Nënë Tereza” në ndihmë të familjeve në nevojë

Në adresën Salisbury House Arts, Bury Street West Edmonton, London N9 9LA, çdo të shtunë nga ora 11:30 deri në orën 12:30 një grup vullnetarësh të shoqatës “Nënë Tereza” që drejtohet nga një bord intelektualësh me drejtues z Esat Braçe shpërndahen ndihma për familjet në nevojë dhe ato të prekura nga situata e Covid-19-të. Ndihma ushqimore konsiston nga një projekt i kësaj shoqate në bashkëpunim me vullnetarët e saj dhe bashkinë në të cilën është vendosur për të ndihmuar deri në 100 familje në javë.

Prandaj thirrja nga kjo shoqatë dhe vullnetarët e saj është për të gjithë ata që kanë nevojë për këtë ndihmë në ushqime të paraqitet në adresën përkatëse.

    350
    0