SHKEL PELLGASHETSI DHËNDËR I PRAPË

Thani Naqo

Në djall kostumi e fustani i bardhë,
 
me duhet një gjerdan.
 
Në dorën e saj më të bukurën unazë,..
 
Ah, s'kam flori një gram!

Rrokulliset Hëna nëpër kodrina,
 
diku ajo ka ngecur!
 
Hajdutshe e ndjek, qiellit iu kacavira,
 
e Hënën e ngjesha nën sqetull!

Pllaq-plluq në errësirë, s’ dua t'ia di,
 
i pasur jam këtë natë.
 
Nën sqetull shtrëngoj Hënën e verdhë flori,
 
shkel pellgjet si dhëndër i prapë!

1981-2021

    290
    0