RUBAI

Hiqmet Mehmetaj

Nga jeta nuk kam se çfarë të mbaj mend,
 
Rinia më harroi, çdo gjë më shëmb,
 
Se çupat ku unë dikur kullosja
 
I qaj , sa çdo pjesë e trupit më dhëmb.

Thonë se në botën tjetër rinohesh,
 
Me çupëza dhe verë lumturohesh,
 
Gazi dhe hareja s' paskërkan kufi,
 
Sigurisht gazit- qejf që i nënshtrohesh.

Ahere nën dheun bujar që na tret,
 
Kur të vërtetën të shoh zoti Hiqmet
 
Selam dhe ftesë do t'u bëj ,të vini ,
 
Që ëmbël ta shijoni atë jetë .

H. #Mehmetaj
 
Nga vëllimi " Nata e lofatës "2012

    260
    0