Përtej skedës që emeton forma neonike e Londrës

Përtej skedës që emeton forma neonike e Londrës

-E gjithnjë është si një festë më vete-

 

Nga Fatmir Terziu

 

Rramani jeton si puna e orës. Ashtu sikurse Barking, ku rrënjët e ngulura buzë lumit në Londrën Lindore, brenda rrethit londinez të Barking dhe Dagenham janë thurur në çdo dridhje  pasionante, të palëkundur dhe të pangopur të metropolit. Kur ndihem i pushtuar nga përditshmëria e qytetit, gjithmonë vizitoj një nga shërbimet e tij në këtë zonë, ku natyrisht shoqërohet me një kafe dhe një mirëpritje tipike të këtij shqiptari pasionant nga Bushtrica e Kukësit. E në jo pak raste aty qëllon të ndjesh një bisedë, që tashmë thuajse mungon prej vitesh e vitesh në mjedise të tilla. Shefqet Ahmet Gjana, afrohet ngadalë, me peshën e madhe e të ndjeshme të burrit, i bën një shenjë të birit, Rramanit dhe ulet afër nesh. Në të banon një lloj qetësie mijëvjeçare, nga e cila shpërthen një dëshirë skëterre për të pushtuar gjithçka. Mjaftojnë vetëm disa minuta në soditjen e këtij ekuilibri të tij parësor që lodhja ime të shpërndahet në mjegullën e hollë mbi hapësirën që ndan mjegullnajën e sqimtë e tejet të zbythur nga era e shiu i imët dromcak.

Me Rramanin njihemi për disa vjet. Me të Atin, Shefqetin është ndryshe. Nuk njihemi shumë, por jemi takuar dy a tre herë me një kafe përpara. E kur e takova në ballë mes nesh, si një shtysë e bisedës qëndronte estetikisht një pikturë e një mali në vendlindje, e zhveshur nga kthetrat akullnajore që kishin çarë shkëmbinjtë deri në skeletin prej guri të Jetës. Asgjë para konceptimit. Qetësi e vdekur, përpara prekjes së Zotit.

- Një ditë do ta zotëroj këtë mal - më shpjegoi me qetësi - dhe tani ai më zotëron mua, sepse sapo shfletova ëndrrën time për të.

Me kalimin e kohës, harrova ndërhyrjen e tij të çuditshme në botën time personale. Londra zbut të gjitha gungat në komunikim. Shumëllojshmëria nuk është e dëmshme përderisa përdoret në doza të moderuara dhe mundësisht në fundjavë. Pjesa tjetër është… heshtja e rregullave. Rramani e zotëron atë në përsosmëri. Kjo është arsyeja pse kapja e suksesit të tij ishte e lehtë. Ai di të shijojë investimet e tij. Një floktore, një lokal me shërbim qytetarie me pamje të këndshme, një jetë modeste, vazhdimisht në lëvizje. Një simbiozë mes Lindjes dhe Perëndimit, ku qetësia tradicionale jeton në një botë paralele të zbutur, krahas festave laike magjepsëse përmes të cilave Rraman kënaq publikun me sjelljen e tij të shëndetshme, e cila i sjell atij të ardhura të mira dhe kontakte përkatëse. Londra u bindet njerëzve si ai. Kur doni të merrni nën kontroll Qytetin, duhet të pretendoni se i përkisni. I Ati, i rrahur me vaj e me uthull, natyrisht në një sfidë me Londrën flet ngadalë dhe na shpie mes tespive që numëron në heshtje në një botë tjetër të ndjeshme, të paprekshme, shembullin e modelin e jetës së përkëdhelur nga një e djeshme.

Është mesnatë. Bisedat po fryjnë në ujin e gazuar si anije të fundosura butësisht të lëkundura nga një fllad indiferent. Ngarkesa kalimtare e qytetit në rrjet shkëlqen në panoramën përpara, sikur ka hyrë në një kurth neoni të pamundësisë për të çelur lirinë tuaj në një metropol. Një mungesë shprese komode mbizotëron hapësirën. Në një sfond të shndritshëm, makinat e shumta bëjnë atë për të cilën janë parkuar,  u bëjnë përshtypje klientëve, mysafirëve dhe kërkojnë respekt. Pritësi, një mik i përbashkët, biznesmeni Gazmend Cufaj, po feston një fundvit tjetër të shkëlqyer me Kompaninë e tij „Big Boss Services Uk“ Ltd. Unë marr pjesë me inerci, i mësuar me heshtjen e rregullave, disa dhjetëra vite dritë nga njohja kur Gazi, sikurse i thnë shkurt miqtë dhe shokët e tij, Rramani dhe disa dhjetëra specialistë të ftuar në disa festime të Kompanisë më lanë atë përshtypjen që detyrojnë çdo penë të zbresë shkrimin se beson dhe se dëshiron ta zotërojë atë mal në pamjen përballë meje dhe urtisë së fjalëëmbëlit Shefqet Ahmet Gjana. Pranë një melodie, sigurisht shqip, ndjen atë kohëfestivitetin dhe kafen me  një fjalëëmbël tjetër, sikurse është Beqir Cufaj, dhe me këtë rast shikon qetësisht në sfondin e Qytetit, figura e tij e gjatë dhe e fortë ngrihet vetëm, si një billboard i Suksesit përpara adhurimit të Zilisë. Kësaj radhe janë dy. Të dy këta emra biznesi janë pjesë e kësaj lartësie shqiptare, dhe rrënjët sikurse qyteti i kanë tek natyrshëm tek këta baballarë, që flasin edhe me heshtjen, e të bëjnë për vete që në shikim të parë. E sytë i shkulen Londrës, e mësyjnë në rruzaren që mban gjithmonë njëri prej tyre me vete, bashkë me rruazat e qelibarit, ka edhe një guralec fare të zakonshëm. E pyes duke u fshehur nga vërshimi i komplimenteve. Unë kam privilegjin për këtë pyetje. Të egër nga natyra, ne e kemi njohur njëri-tjetrin shumë kohë më parë. Kështu që ndonjëherë ne mund t'i besojmë njëri-tjetrit.

- Është nga mali i pikturuar në atë foto - thotë Rramani. Ne kemi një traditë të tillë atje. Malet trashëgimore u lanë trashëgim djemve të parëlindur. Ne të vegjlit duhet të arrijmë gjithçka vetë. Por gjithçka nuk më ka bërë kurrë të lumtur sepse gjithmonë kam dashur vetëm Atë. Të njëjtën gjë ndjej sa herë që rrëkëllej një kafe me Gazin, apo me të Atin e tij të respektuar në të gjithë fushat ku ai ka punuar një jetë të tërë me përkushtim, edhe me vëllezërit e tij të thjeshtë, të sinqertë e mjaft punëtorë. E gjithnjë është si një festë më vete. Ndërsa ajo që të mban gjithnjë ndryshe, është festivja që ka organizuar në mjediset e Rramanit, biznesmeni shqiptar Gazmend Cufaj me Kompaninë e tij „Big Boss Services Uk“ Ltd. Ajo ditë më ngjante se i kishte të gjitha ato që mungojnë në biseda të tilla…

Të ftuarit shpërthyen në një brohoritje të fortë dhe respektuese për nder të mikpritësit. Londra m'u duk se ndërhyri mes nesh, këmbëngulëse dhe kontrolluese në çdo përpjekje për kontakte të ndryshme. Megjithë pushtimin e sjellshëm, unë kapërcej turmën dhe pyes:

- Çfarë do të ndodhë tani? A mendoni se po thyeni heshtjen e rregullave?

- Unë jam tashmë prej tyre - Rramani buzëqesh vetëm me sy - admiruesit e mi as nuk dyshojnë se sa i varfër jam për botën e tyre. Kjo festë e organizuar nga Gazi është gjithçka që mund të bëj për t'i kënaqur ata. Të paktën deri nesër, kur të jem përgjithmonë nga këtu. Nuk e keni idenë se sa kohë e kam dëshiruar këtë. Jetoj me mallin, jetoj përditë sikur jam në Malin tim. Do të ngjitem sa te mundem dhe do ta lë guralecin në shpatin nga i cili e mora kur pashë në ëndërr që ishte ëndrra ...

Fishekzjarret dhe brohoritjet shpërthejnë në kadifenë e zezë të natës. Londra gëzohet në këmbët e njerëzve të mirë, sigurisht me shijen e suksesit nga puna e ndershme. Petku që rrethon Malin në sfondin e murit duket se buzëqesh dhe zhytet në karnavalin e tij të fundit. Shefqeti, tret heshtjen dhe duket se tashmë kapërcen lëvizjen e gishtave në qelibaret e kokërzuara, hyn në një betejë me vetveten, por që duket se i flet, i flet dhe i flet edhe rrethnajës së qytetit. Kundër nesh shfaqet Qyteti, një mal i madh drite, përmes të cilit shfaqet skeleti neonik i iluzionit për ata që janë të gatshëm të paguajnë me ëndrrat e tyre për ta zotëruar atë.

    140
    2