Përfundon rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në Trebisht

Trebisht

Përfundon rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në Trebisht.


 
Janë mbi 1300 banorë që do të përfitojnë një shërbim shumë më cilësor nga Qendra Shëndetësore në Trebisht, e cila iu nënshtrua një rikonstruksioni total.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla ka vizituar nga afër mjediset e qendrës shëndetësore të kësaj njësie, e cila tashmë ofron një shërbim të denjë për banorët e Trebishtit. Projekti u realizua falë fondit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore.

Ndërkohë, gjatë vizitës në këtë njësi, Kryetari Alla u takua edhe me disa prej banorëve, me të cilët ndau projektet për rikonstruksion të zyrave të NjA Trebisht dhe të rrugëve rurale që kalojnë përmes saj.

    120
    0