Për librin “Dashuri jugu” të F. Terziut.

Myslim Maska

Janë të rrallë krijuesit e të gjithë zhanreve, që kur i lexojmë, na bëjnë të habitemi e të marramendemi!... Për kënaqësitë estetike që na japin, për idetë e freskëta, për konceptimet origjinale, për figurat poetike brilante, të pa konsumuara, të virgjëra, për imazhet dhe për mesazhet meditative - filosofike që na përcjellin…

Një nga këta, është dhe poeti i mirënjohur Fatmir Terziu.

Poezitë e Terziut, në librin “DASHURI JUGU”, na përkëdhelin dhe i perkëdhelim, se janë sugjestionuese. Rrallë kush, ose gjithkush është i dehur me “ME AROMËN E JUGUT”. Dhe ti bie preh e tij, po kështu, pse jo edhe unë. Poezitë për jugun, janë një gjerdan brilant, i varur në qafën vezulluese të librit, “Dashuri jugu”. Ndoshta, për të gjithë ne.

Një urim ishte! Më vonë, një analizë poetike, për këtë libër mbreslënës, ku mbi dyzetë poezi, i puth dhe besoj se më puthin.

Athinë Prill, 29.

    1120
    0