Për jetën n'ecje...

Për jetën n'ecje...
 
(Nji nanë, bijave të veta)

Dashni pafund
 
e gjithë
 
ç'kam mujtë
 
shpirtnisht
 
tuj t'mbshtjellë
 
ndër t'miat krahë
 
Udhës
 
me t'qetue
 
pa t'lshue duert
 
dhe n'terr,
 
dritën
 
e kam pa!

N'ditt' e ngritta
 
tuj dhanë
 
frymë
 
e shpresë
 
Ndrykas
 
n'krahnuer
 
treteshin
 
pse-të...

Sod
 
ti, shtatin rritë
 
e t'miat vite
 
n'kapërcyell kalue,
 
Për jetën n'ecje
 
bijë,
 
ma t'mirën teme
 
dhashë për ju,
 
për sytë me dritë,
 
tokën nën kambë,
 
prej zemrës
 
bekue!

    100
    1