PËR ATË FLAMUR KUQEZI

Fasli Haliti

FALL HALITI

PËR ATË FLAMUR KUQEZI

Babait tim

Xhandarët, të ndërsyer nģa kryebashkiaku vetë
 
Ullinjtë e mitur,
 
Të sapo mbjellë,
 
Natën nëpër shi, i prenë,
 
I shkulën në errësirë.
 
Heret
 
Në mëndjes
 
Ende pa aguar mirë.

Kryebashkiaku thërret
 
Kryeplakun,
 
Babanë
 
Tim.
 
Pa e përshëndetur e pyet

Duke bërtitur:
 
Kush ishin ata xhelatë
 
Që natëni nëpër shi prenë ullinjtē e mitur ?

M'i sill këtu tani, në këtë çast,
 
Ata egërsira, kriminelë
 
Xhelatë ...
 

Kryebashkiaku
 
Ngriti dorën, grushtin lart,
 
Për të goditur me grusht,
 
Me pëllmbë,
 
Babanë.

Ule
 
Atë dorë,
 
Po të them !
 
Mos m'i nxi thinjat
 
Për atë flamur KuqeZi,
 
Sepse të gjitha rrufetë e qiejve,

Bubullimat e qiellit do të shkarkohen mbi ty...

Ata ullinj të mitur, foshnjë i preve mbrëmë natën vetë ti, nëpër shi...!

Qershor 2019

#FALL #HALITI

    100
    0