Puthja e babait

Puthja e babait


 
Nga Fatmir Terziu

Edhe sot u zgjuam me shpresë
 
për puthjen tuaj në ballë.
 
Edhe sot.
 
Edhe nesër, edhe pasnesër, ngamot do të zgjohemi të tillë,
 
për puthjen nga baballarët.
 
Dhe kështu do të udhëtojmë të bardhë,
 
me puthjen tuaj të rradhë.
 
Me shkulme muskujsh,
 
arratisje moshe të papritur do të mbesim zgjuar viteve,
 
me puthjen tuaj plot mall,
 
që ju na dhuruat duke na uruar:
 
“Bij, ju duam në ballë!”
 
Me këtë premtim na zgjojnë mëngjeset çdo herë,
 
si premtim i gjallë nga ëndrrat tuaja
 
me emrin tuaj të shtrenjtë,
 
edhe në xhunglat skëterrë dhe risqet e huaja...

    210
    3