PUSHTETIT të katërt

Ildije Xhemali

PUSHTETIT të katërt

Ç't'i bëj koronës që i la pas
 
Ca mëndje, më vjen të plas
 
Nuk merren me motrat Kardash
 
Kur iu hollua e kur iu trash

Sa kanë lidhje,sa kanë zgjidhje
 
Dhe "sa vuajnë" ato trëndafile
 
Ç'bëjnë VIPAT që s'freukontojnë
 
Skutat e tyre, të tradhëtojnë

Hall i madh, ky më vete
 
Mirren me "të ultit rrogëtarë"
 
Që gjithë jetën mbajnë derte
 
Puno: laj drita e laj qiratë

Mirren me "palo infermierë"
 
Kovit t'shkret' i kan' zën' der'
 
Nuk e lënë t'i kollofiti
 
Ca t' vjetër, ca t'njom' mishi

Bëjnë mirë që heshtin pus
 
Për një mjek "si majmun"
 
S'është n'Paris, po në Egjypt
 
Ku i qëndron i shkreti shpirt

Për të varfërit treti jetën
 
Pasuri dhe dije shkriu
 
Një kllouni marr xhaketën
 
Lodhur këmbët, s'njeh kuletën

    190
    0