Promovim i librit “Dea fillon shkollën”

Promovim librit “Dea fillon shkollën

Dea fillon shkollën” e autores Merita Isufi të shtunë e 22 Tetorit kishte festën e promovimit. Festa ishte në një ambient tejet të devotshëm në një nga sallat e Bibliotekës së Islington. Me një dekor të shkëlqyer, me një qasje mjaft festive dhe me një prezencë mjaft efektive libri foli në të dyja gjuhët, sikurse është ndërtuar nga autorja. Një panel i përbërë nga Fatmir Terziu, Valbona Osmani Selmani, Dashmir Thaçi, Burbuqe Paçarada dhe autorja Merita Isufi u prezantua nga moderatorja dhe një nga drejtueset e Successful Mothers, Teuta Avdyli. Pas fjalëve të panelit libri u lexua në gjuhën angleze nga Moya Kapas, librariane.

Vetë autorja e këtij libri, Merita Isufi, u shpreh „Nëse çdo fëmijë mund të shohë mundësitë e veta në libër, imagjinoni botën, se si rriten liderët e tyre me ndjeshmëri, mençuri për kombin e tyre dhe besim për të bërë atë që është e drejtë përballë kritikave. Aftësia për ta gjetur veten të reflektuar në tregim, ndikon tek ata në nivel neorologjik në mënyrë të fuqishme dhe të rëndësishme. Promovimi i parë i librit tim të parë ‘DEA FILLON SHKOLLËN’ ishte pra këtë të Shtunë në Librarinë Qendrore të Islingtonit organizuar nga ‘Successful Mothers’! Kishte fëmijë që folën dhe e dëgjuan librin në të dyja gjuhët, në shqip dhe në Anglisht, dhe pastaj dëgjuan edhe panelin profesional të zgjedhur që i bëri një analizën librit në Shqip. E veçanta e ketij libri është se është shkruar në dy gjuhët SHQIP edhe ANGLISHT!“

Të gjithë folën me një respekt për autoren, librin dhe angazhimin në projekt. Tashmë libri ka udhë të reja dhe Merita ka projekte të tjera. Promovimi ishte edhe festiv dhe kishte dhe një recepsion ushqimesh dhe pijesh tip koktejl. Bashkëbisedimin krijuan atmosferë festive dhe mjaft tërheqëse.

VAZHDON TEK "ALBANIAN POST"

    510
    1