Poezia këngë e tokës arbërore

Prof Dr Fatmir Terziu

Shekuj më parë një kryeprift kallogre, një poet shëtitës i kohës, personifikoi Gurin dhe Zjarrin dhe i bëri ata të flasin në vargje të paharrueshme, duke futur me mend me afirmime dhe kundërshtime të konkurimit estetik midis tyre, etikën e tyre të kundërt dhe të mirat dhe përfitimet, që secili i ka i dhënë njerëzimit mes produktit të bardhësisë. Ky dialog tipologjik nga prifti kallogre, ribotoi në lavdi jo vetëm të emrit të tij, por të Kishës së vogël të Kallogjerit, fama e së cilës mbështetet ekskluzivisht mbi atë të transmetimit gjenial të rrëfenjave të bashkëjetesës së kohërave dhe të çdo lloj mënyre vargu të huazuar, ngjallës të produktit që largonte kolerën, pastërtinë, digjte të gjitha mikrobet dhe problemet e padiktueshme me ikjen e njeriut.

Ndoshta polemika e famshme e imagjinuar nga poeti kalimtar mund të shërbejë si një precedent letrar për të më lejuar tani të personifikoj kohën e errët dhe tymin e zi, dhe t’i lëmë ata, nën maskën e një legjende, të mbështesin meritat e ikura bashkë me erërat dhe kohërat e fraqta, duke mbetur jo thjesht tek gjuha që rodhi, por tek kënga që kënduan mbi bazën e tekstin “në tokën Arbërore”. “E ndërsa vesa binte në tokën Arbërore”, sipas tekstit të poetit kalimtar, produkti i bardhësisë jepte rezultatin e një kohe kur vdekja vinte nga e padukshmja, kështu gëlqerja që vinte nga alegoria poetike e djegjes së gurit dhe tymit të zi, në lutjet e kryepriftit kallogre tashmë krijonte emrin tek i cili mblidhej Jeta, Njeriu, Familja. Por, duke ndjerë gjithnjë se diçka ka munguar, siç gjej unë, ndoshta jo edhe tek autoriteti i kalimtares, qoftë si prifti e poeti kalimtar, për të ngjallur krijesa të fantazisë dhe t’u japë atyre pasione njerëzore dhe domethënie mbinjerëzore, gjithçka që mund të bëj është të përcaktoj, në prozë të çuditshme, kontrastet e mahnitshme që kam vërejtur në qasjet dhe rrëfimet e ndryshme historike dhe produkte gojore të transmetuara, mbi të cilat mbështetet historia kulturore e Gollobordës.

Këto kontraste nuk janë as fetare dhe as morale, siç ishin ato të rimuara nga prifti kallogre dhe kalimtari poet midis zhdukjeve mëkatare të njeriut dhe shpresave prej Gurit dhe përkoreve të Zjarrit pastrues, në ekzistencën e qëndrueshmërinë e Tokës, emrit dhe vetë Jetës. Guri dhe Zjarri janë kundër njëri-tjetrit në aspektin ekonomik, ashtu si në fushën sociale dhe kulturore, pasi guri në atë zonë ishte një nga arsyet e jetës, lidhej me fatin dhe vetë zanatin e Njeriut Usta, dhe Zjarri frika e ardhur nga pushtuesi që vinte, digjte në zjarr jetën dhe tërë produktin e një jete, madje edhe moralistët me rreng të ngushtë i kanë marrë ata në shqyrtim gjatë historisë së tyre, duke e parë si një, edhe me mosbesimin, edhe tjetrin e debatueshëm, me favorin. Për më tepër, paralelizmi i kundërt midis gurit dhe zjarrit është kurioz, si ai mes dy personazheve në dialogun rrëfimtar, se ai shkon përtej kufijve të një problemi thjesht kulturor e shoqëror dhe prek pjesët e poezisë. Një poet mund të jetë në gjendje të na japë në mënyrë të fortë dallesën midis gurit dhe zjarrit në kuptim tjetër, ku aspekti kulturor i referohet faktit të tokës, pasi gurët janë produkte të tokës, ku njerëzit janë duke luftuar për jetën dhe ekzistencën dhe zjarri me gurët është një marrëdhënie e lidhur me jetiken e vetë jetës. Ky lloj kompozicioni i dialoguar i cili bart dialektin dramatik të jetës në sferën e artit gjithmonë ka qenë i preferuari i muzave popullore të ngjizura në poezi, muzikë, valle, këngë dhe dramë. Shembujt e shquar të kësaj në Gollobordë janë lutjet antifonale të liturgjive të dy grupeve që karaktorizohen mes kësaj si qëndresë dhe ikje e vendasve dhe të tjerat me kalimtarët dhe misionarët e ardhëqëllimtarët, pikën më nevralgjike të sfumuar nga vetë guri dhe zjarri, që i përket asaj arbërore të palexuar, por të diktuar e rrëfyer duke u shuar dhe kalimtares së shkruar në gjuhë të huaj.

Një baladë popullore tipike, ose një nga ato poezitë e stanzës dhjetë rreshta në rrjedhën e këngëve, kundërshtarët e së cilës ishin protagonistët mashkullorë të diktuar si parësorë e të privilegjuar nga pushtuesi dhe aspektet femërore të vëna në një hapësirë tregu dhe dialektike inferiore, mund të jenë me vlerë edukative në shoqëri dhe dasma, sikurse ndodh mes tekstit të këngëve, sepse në studimin e fenomeneve kulturore dhe efektet e tyre sociale do të ishte e vështirë të gjesh mësime më elokuente, sesa ato që jep Ballkani në kohë dakordësish, për vetë kundërpeshën befasuese midis gurit dhe zjarrit. Kjo është vetëm tek kënga më e detajuar, “Shtatëdhjetë e dy ditë me radhë”, por ndoshta jo tek e vetmja, pasi morali qaset si një hapësirë gjeografike më e madhe, kur flitet për një kontrast kaq të domosdoshëm për ta kuptuar, sikurse do ta sqarojmë.

Kontrasti midis gurit dhe zjarrit në folklor daton nga momenti kur të dy u mblodhën në mendjet e zbuluesve të produktit të bardhë, gëlqere (var). Në kohën e pushtimit të kësaj treve në territorin Arbëror, në shekujt që trazuan gjuhërat, nga okupimet që sollën civilizimin e Evropës në Botën e Re, mendja e këtyre pushtuesve ishte nga ana tjetër e maleve dhe kodrave, ngase kishin fiksuar tashmë lakminë territoriale duke parë bardhësinë e gurëve, produktin tjetër që dilte prej tyre, me të cilën njeriu i atyre anëve realizonte bardhësinë e shtëpive. Lakmitarët, tashmë menduan se kishte ardhur çmimi më i mahnitshëm i zbulimit, një lak i fuqishëm i shqisave si me një lloj të ri prosperiteti, mendja me një mister të ri, shpirtin me një mëkat të ri në mësymjen e tyre brenda bardhësisë. Dy gjetjet, gur dhe zjarr, që prodhonin bardhësinë i bënë të shtojnë kërshërinë e tyre territoriale, po aq sa dhe produkti i tokës së pasur në ushqim e malet e mbushura, i bënë këta të iknin e vinin me armën e tyre të shuarrjes së jetës mes zjarrit, si shpagim i mosbindjes.

Jashtë këtyre synimeve territoriale, oreksi shtoi dhe zgjerimin e produktit të tokës së artë që për kohën ishte dhe një arsye më shumë të fiksohej si një interes ekonomic, të bëhej history e re, të ritregohej fati i gurit dhe zjarrit odave që prisnin e përcillnin tashmë frikën dhe pasigurinë e jetës. Guri dhe zjarri mbetën kështu dy gjëra kryesore në jetëudhën e njeriut të kësaj treve.

Të dy tashmë nuk ishin si shkas të vetmit e një zone, nuk ishin as dhe zbulimet e para, pasi qytetërimet kishin shkuar përtej tyre, por në kohëhapësirën e ndodhur ishin më shumë se sa një arsye. E kështu mes gurit që digjej e zjarrit që përvëlonte, kishte filluar ndryshimi i një bote. Një botë që kishte trazuar vetë rrjedhën e saj. Gjuha në këto raste vinte e bëhej plot mëkate. Digjte rrjedhën e saj, digjte e përfundonte në varre, bashkë me fatet e të parëve.

    1470
    0