Poezia „Drejt Përjetësisë!“ një homazh për Nënën!

Poezia „Drejt Përjetësisë!“ një homazh për Nënën!

Doc. Odise Çaçi

Poezia „Drejt Përjetësisë!“ është një homazh për Nënën! Një poezi, simbolikisht e përkushtuar Nënës, hyjneshës së të gjitha kohrave.

Ajo iku e buzëqeshur në shtratin e saj të bekuar” - na thotë poeti Fatmir Terziu.

Shpirti i saj iku në qiell, në pafundësi, nga ku ajo na shikon nëpërmjet shpirtit të saj të dlirë, ai shpirt 20 vatësh, që noton në galaktikën e pafund.

„Iku Nëna… iku“, na thotë poeti…, pra deri sa ka ikje, ka dhe një kthim…, dhe floku i saj “ndriti bardhësive”. Trupi i saj vegoi në kaltërsinë qiellore, ku ëndrrat fluturojnë mes kaltërsive. Ajo bekoi me puthjet yjet e fotografive…, dhe të gjithë lotët i përshkkruajnë të hidhura, por poeti ynë, lotët e nënës i kthen në trëndafila, vërtet një paraqitje dinjitoze për ikjen e një Nëne, që ndrin si Aferditë.

Dhe „Nëna iku…iku“, duke lënë pas “uratat që janë perla drejt përjetësisë”, ashtu siç ishte gjithmonë e buzëqeshur. Një krijim për Nënën, që të mahnit me forcën dhe mesazhin që përcjell: Nëna është Ajo që sjell jetën dhe e le atë pas me një vazhdimësi.

Pra, Poezia „Drejt Përjetësisë!“ një homazh për Nënën, është dhe një krijim i veçantë artistik, me një pathos të veçantë, që të ngelet në kujtesë: „Iku Nëna! Po ku vajti Nëna? Në yllësi, aty ku shkojnë të gjithë ata, që Zoti i mban pranë, në përjetësi. Faleminderit profesor Fatmir Terziu për këtë krijim tipologjik!

Vlorë, më 26 maj 2021

    1160
    0