Poezi në shtegtim

Tefta Sala

Nga Tefta Sala

Poezi në shtegtim

***

Sa larg dhe afër janë dy ndjenja.
 
Të lidhura bashkë në një prangë.
 
Kur njëra zë e bëhet bishë
 
tjetra struket nën frikën e thatë.

Sa larg dhe afër janë dy ndjenja.
 
Njëra shpirtbutë e tjetra shpirtzjarr.
 
Kur njëra thyen qetesinë e “shthurur”
 
tjetra ndien dhimbje në shpirtin e saj.

Të ndryshme janë të dyja në etje.
 
Njëra llupse e tjetra anoreksike e paaftë.
 
Kur bëhet fjalë për pushtet.
 
Urrejtja e tyre bëhet urë me fat.

***

Dimër me flokë prej ere.
 
Plot melankoli gri,
 
e sy të vrenjtur si
 
një plak prej veriu me
 
nje shkop te fuqishëm rrebeshesh.

#Tefta #Sala

    210
    0