Po të vinim kurorë...

1 .Zemër bredhare

Kur njoha një zemër nomade,

Pash det e qiell në stuhi,

Zbrita heshtur nër monopate,

Dhe dot s'u ngjita përsëri.

Kështjellës zakon pat shpëtuar,

Murit ligj kapërcyer kish,

Një kalë pash të egërsuar,

Endej në liri marrëzish.

Moj zemër bredhare shaluar

Hijen e një nate të gjatë,

Pse mbi pasione, shpenguar,

Kalëron udhës së pamatë?

Pa shih moj zemër mëkatare,

Harroi agimi, nuk vjen,

Qiellit dritat gënjeshtare,

Përhumben dhe askush s'i gjen.

Në duar zjarrflakë vrastare,

Vërvit verbuar nëpër terr,

Zemër kalore, guximtare,

Veshur me trishtim dhe mister.

Stuhi që kërcënon shpatmale,

Dallgë që lëshohesh mbi breg,

Pse s'u bëre flakë për malle,

Të na ndriçosh të shpirtit shteg.

Moj zemër cigane, kusare,

Gjahtar dashurishë në terr,

Bëhu si vajzë lozonjare,

Flladit shaluar mbi ylber.

Pa hiqi rrufetë vrastare,

Ndal kalërimin në mesnatë,

Shpërfilli vegimet dredhare...

S'të lodhi kjo rrugë e gjatë?

Pse zemër si erë lodrare,

Ke puthur kusarin cigan?

Bëhu si sorkadhe manare...

N'agim prit dhe një shpirtasgan.

Pajtim Xhelo, 19 shtator 2020

2 .Po të vinim kurorë...

Mike moj,e mira mikja ime!

Më thanë Edenin kërkoje.

Mos u lodh,e ke ne jrtën time...

Zoti ma solli, më tha " pranoje! ".

I varfër isha,po s'kërkova asnjëherë

Pasuri.As shkëlqim gënjeshtar.

Sa dashuri kisha për të tjerë!

Ndaj Zoti ma vesh' shpirtin me ar.

Mikja ime moj,mike e mirë!

Fare herët jetën ta rrëmbyen.

Packa,mos kërko në zbrazëtirë...

Hiçi s'ka asgjë për të të kthyer.

Veç mos kërko lule në dëbore;

Mos kërko trëndelinën n'acar!

Dikur, nëse do vinim kurorë,

Dhe atje do kish lule për altar.

Më thanë po kërkon mbrëmje prilli,

Flakë nga zjarr' i shuar kërkon.

S'je më gonxhe të të çel' agimi

Dhe gurra jote më nuk buron.

Më thanë se në ëndra kërkoje

Vetëm të vërtetën dashuri.

Paçka,mos u mundo kot...Harroje!

Pas muzgut diell s'vjen më te ti.

Te unë do gjesh mikun e vërtetë.

Veç shpirtit,s'kam asnjë pasuri.

Miq të motuar për dit' e vjetë...

Ja që jeta s'të jep dy rini!

As arin e shpirtit që dha Zoti

Nuk e kam vetëm për ty për ty tani.

Mos harro,që femijet motpasmoti

Zunë vend në Edenin e ri.

Pajtim Xhelo

530
0