PERCEPTIMI DHE FORMA ‘KENNING’ NË KRIJIMTARINË E ZYHDI DERVISHIT

Prof Dr Zyhdi Dervishi

PERCEPTIMI DHE FORMA ‘KENNING’ NË KRIJIMTARINË E ZYHDI DERVISHIT

Dr. Fatmir Terziu

Abstrakt

Ka shumë mënyra për të imagjinuar se çfarë poezie na jep poeti Zyhdi Dervishi. Si lexues, si njerëz të thjeshtë, si profesionistë për të pasuruar përvojën tonë natyrisht shkojmë më tej në diskursin e saj. Nga ana ime, gjithmonë e kam vlerësuar mënyrën delikate dhe të shkëlqyeshme të poezisë së poetit Dervishi, pasi ajo është e denjë për të na frymëzuar e bërë për të kërkuar që të shohim përsëri gjërat (gjëra të përditshme, gjëra të mëdha dhe sublime) për të rishikuar botën, për të rishikuar gjuhën që përdorim për të përshkruar botën për veten tonë, të mos i marrim këto gjëra thjesht si një renditje por si një angazhim për të mirë. Është pikërisht ky funksion i poezisë së Dervishit, që nganjëherë e bën leximin dhe shkrimin e tij të ndihet “perceptues” dhe “transformues”.

Në fund të fundit, është e domosdoshme të ballafaqohet me transformimin e poezisë në lajmëtare iluzionesh, diçka që ne jetojmë brenda dhe e ndjejmë se e dimë. Kjo poezi është si të shikosh veten në pasqyrë dhe të gjesh arsyen që nuk e pranon fare veten. Ndoshta ndjehesh pak i çuditur, dhe pyet veten për këtë çuditje. Por kjo është një mrekulli që na bën të shikojmë më afër, dhe duke shikuar më afër, shohim gjërat që gjithmonë kanë qenë atje, sikur shihen për herë të parë. Kjo përvojë e të qenit “zgjuar” në botë, të cilën poezia e Dervishit e jep, është vërtet shumë emocionuese.

Fjalë kyç: perceptim, transformim, kenning, iluzion, logopedia.

1. Transformimi i poezisë në lajmëtare iluzionesh

Transformimi i poezisë në lajmëtare iluzionesh kërkon mjeshtëri. Prej kohësh e ka patur dhe e ka kryer poezia një funksion të tillë. Që në lindje të saj fuqia e saj u vu nga mjeshtër të poezisë në një funksion të dyfishtë. Duke lartësuar fjalën dhe duke fokusuar iluzionet e njerëzve. Në një kohë kur poezia ka pësuar një transformim rënjësor tensioni midis tradicionales dhe avant-gardes, lufta midis modernizmit dhe postmodernizmit, edhe në poezi, si në çdo artkrijimtari tjetër ka marë disa forma. Poetë të mirëfilltë kanë përshkuar këtë rrugë me vlera të reja dhe kanë krijuar një linjë të re poetike, që vjen përpos arsyes dhe njohurisë që ata përfaqësojnë. Edhe në krijimtarinë shqiptare emra të tillë ka plot. Emra të tillë krijojnë në heshtje, zgjedhin rrugën akademike të pasqyrimit dhe paraqitjes së gjërave dhe mënyrën ‘intelektuale’ të modestisë.

Por, shpesh ‘tradhëtohen’ nga krijimtaria e tyre. Librat e tyre në fusha të shumta shpesh i bëjnë të ‘skuqen’ në sytë e lexuesit, që i mirëpret për mirë dhe i kërkon për t’i lexuar, kështu modestia e tyre mbetet thjesht një ‘tradhëti’ personale. Një personale, që në këtë cak e “humbet” edhe përfaqësimin e saj në sfondin publik, por që e fiton vlerën e veprës së autorit ‘modest’ në një masë të gjerë shoqërore. “Modestia nuk është vetëm një ornament, por edhe një roje e vyrtitit”, thotë Jozef Adisoni, një eseist i njohur dhe një poet britanik (1672-1719). Kështu më duket se është edhe me krijimtarinë e Zyhdi Dervishit, mbajtës i titujve akademikë, Profesor dhe Doktor. Krahas studimeve të tij, që vulosen me librin e tij studimor dhe tepër voluminoz, “Lente të ndërveprimit simbolik”, ai është edhe një poet me një pasuri të rëndësishme poetike. Një pasuri e rëndësishme poetike që vjen si një shtrat i garantuar në dualitetin teorik të modernes dhe postmodernes.

2. Modernizmi dhe postmodernizmi

Modernizmi është një koncept i zhdërvjellët në duart e teoristëve të sotëm. Ata përdorin dy rrugë në këtë kapje teorike të tyre, për të shpjeguar kulturat dhe ecjen kulturore në fusha të ndryshme. Nëpërmjet teorive të tyre ata synojnë edhe për të përshkruar arritjet e derisotme, por gjithashtu edhe për të arritur përsëri në një mendim që është vendosur në kulturën perëndimore që nga koha dhe teoria e filozofit francez, Descartes (31 Mars 1596 – 11 Shkurt 1650). Modernizmi në këtë përshkrim zëvendësohet nga postmodernismi, duke tentuar thjesht që ta paraqesin këtë rrugëtim si një ecje historike ose drejt çrrënjosjes me mobilizimin teorik të asaj që vjen nga baza e modernizmit. Postmodernizmi kësisoj kryen një përfundim logjik të modernitetit mbi bazën e së cilës kuptojmë ‘insistimin e vet epistemologjikal të lidhjes historike pauzë dhe risi, ose edhe nga ana tjetër, zbulon praktikalisht të jetë vetë një zhvillim projekti në nevojën e përfundimit’, pra në kërkim e në kërkim të një të ardhme tjetër (Anthony J. Cascardy, The subject of Modernity (Kembrixh: Kembrixh University Press:1992:243). Megjithatë, parë në këtë teori, poezia e Dervishit e ofron këtë nëpërmjet një pleqërimi filozofik të ndërgjegjes, e cila shpreh veten në imazhet e konfuzionit kulturor të shoqërisë shqiptare në tërë zhvillimet e saj, “nëpër labirinthet e rrugëve/ me mistere dritë-hije të Sienës/njerëzit gazmendin superioritet kuajve dhe këngëve / në supe / flamujt e kontratave dhe pëllumbat.”

Në këtë pikë shohim këtë lidhje të modernizmit dhe postmodernizmit, si një detaj që buron nga leximi i krijimtarisë poetike të Zyhdi Dervishit. Poezia e lartpërmendur e tij, si shembull, konvergon mbi një vulgare të nxitur nga koha, si një arsye e pashkëmbyer e antisemitizmit për të përdorur figurën e nivelimit midis dy hapësirave dhe vendeve nga vlera e kapitalit. Kjo figurë në gjuhën e poetit është një fluskim shpirtëror imazhezh. Kështu ajo plotëson transformimin e poezisë së Dervishit në lajmëtare iluzionesh nëpërmjet aspektit të konfigurimit filozofik të mesazhit. Tek poezia “Muzg” autori gjen një konfigurim tek ‘retinat e gjithësisë’ dhe kështu ai plotëson aspektin e plotësuesit të asaj që ndërlidhet me tërë strukturën poetike. Ai e lidh këtë me aspektet njerëzore, socialen, psikosocialen e këtyre njerëzve, anën informale dhe metainformale të tyre, duke metaforizuar në mënyrë perfekte një simbolikë paralele.

Lexojmë vargjet “sytë e yjeve/fiken një e nga një./shpirtrat e njerëzve errësohen/në akullnajë kome”dhe gjejmë imazhin e plotë në poezinë e tij. Kështu imazhi në poezinë e këtij autori është një arsye më shumë për të kuptuar rolin e imazhit në poezi.

3. Imazhi në poezinë e Dervishit

Le të nisim me poezinë “Prag”. Poeti shkruan: “ortekë shtrëngatash shqyejnë/gojëkrateret e vullkaneve/n’errupsion./Vena-variçet e errësirës shfryjnë/në shatërvanet e llumit e/stërpikin pafundësinë/e dritshme të syve”.Në tërë këtë mori fjalësh, vijnë në mendjen tonë një grumbull imazhesh që renditen dhe zënë vend përpos një rregulli, që kërkon së pari sqarimin teorik të imazhit. Se çfarë është një imazh, kjo ka qenë dhe është një çështje e hershme preokupimi.

Një çështje që ka preokupuar mjaft filozofë dhe poetë. Ata, pra filozofët dhe poetët kanë kërkuar mes krijimtarisë së tyre dhe vetes për mijëra vjet dhe ende nuk kanë përgjigje definitive, për imazhin në poezi. Më gjerësisht përdoret përkufizimi i një imazhi siaps teorisë së Ezra Pound:”... në këto ditë, kuptimi i imazhit është një kompleks intelektual dhe emocional që zbulohet në një çast të kohës”(Ezra Pound: Imazhi dhe realja; 1969: 95).

Por ka një histori për këtë përkufizim të Pound. Para se të përshkruante, Pound përkufizimin e tij, imazhi në poezi është parë shumë ndryshe nga shumica e njerëzve. Prandaj, me pyetjen “çfarë është një imazh?” menjëherë prishet ndjesia themelore për të në tri pjesë. Ne gjetëm një pikëlidhje me këto tre pyetje që ndihmojnë për të sqaruar më tej ndryshimin teorik që rrethon këtë koncept në poezi. Këto tre pyetje ndihmëse janë:

1) Si mund të vijë kuptimi poetik nga imazhet?

2) Sapo është krijuar një imazh në mendje pas leximit të një

poezie, çfarë është ajo që kuptojmë?

3) Si mund të funksionojë një figurë në një poezi?

Para se ne tu japim përgjigje këtyre pyetjeve, ne dëshirojmë të diskutojmë në lidhje me disa terma që e parapërgatitin imazhin në mënyrë të atillë që ai të mund të kuptohet nga të gjithë lexuesit e poezisë, pa u ndikuar tek ato, pra nocionet teorike që gjenden në përgjigjet tona. Janë disa terma, siç e theksuam edhe më lart, të cilat shihen në lidhje me kuptimin e tyre, pra të imazheve në poezi.

Janë shëmbëlltyrat, imagjinatat, ndijimet etj. Së pari është shëmbëlltyra. Shëmbëlltyrën e hasim në kuptimin logjik të përshkruar nga John Ciardi, në definicionin e tij të ‘imazheve’ tek Libri i Fjalorit Botëror. Kjo shpjegohet më së miri sipas teorisë së tij tek të gjitha figurat, duke i dhënë ato në forma të ndryshme dhe në forma të tilla, që të duken sikur ato pra imazhet e poetruara të jenë të gjallë. “Skulptura është më së miri e definuar si total ndijor, sipas sugjerimit që vjen në mendjen e lexuesit me poezi” (John Ciardi, World Book Dictionary def. E “imazhet.”) Kështu shëmbëlltyrat që formohen në poezi nga ngjasimet skulpturore, apo edhe të ngjashme me to, formojnë imagjinatën.

Duke nënkuptuar fjalën “Imagjinatë” të lidhur me funksionin e saj në poezi, natyrshëm ne kuptojmë atë që mjaft teoricienë e quajnë një laborator mendor për krijimin e imazheve dhe ideve të reja. Në këtë kuptim teorik e shohim thuajse njësoj siç Ambrose Bierce e thotë: “një magazinë e fakteve, që vijnë nga pronësia e përbashkët ‘poet e gënjeshtar’. Por për John Ciardi, fjala imagjinatë, “nuk është thjesht imagjinatë, apo thjesht një fjalë si etimologji e saj që bën me dije, aspektin e formimit të imazheve dhe realitetit; ajo është mjaft e njohur si një formë fakultative e interpretimit të imazheve, të cilat shkojnë përtej realitetit, duke i thurur këngë realitetit.” (John Ciardi, World Book Dictionary def. E “imazhet.”)

Nëpërmjet këtij zinxhiri teorik ne krijojmë arsyen e ndijimit, si një hollësi që vjen si një tërheqje nga prania e pesë senseve. Kjo shpesh ndjehet edhe si një hollësi konkrete. Por një hollësi konkrete vjen në poezi nga imazhet, që sipas Gaston Bachelard, besohet se e ka origjinën e imazhit në të vërtetën që buron nga thellësia e ndërgjegjes njerëzore, nga shumë arsye që lidhen me aspektin e të qënit.

Ku shihet kjo lidhje teorike në poezinë e Dervishit? I tërë nënkapitulli “Sozi dhe pikëllime’ i vëllimit poetik të autorit “Qiej të përthyer” vjen në ndihmë. Janë dhe një sërë poezish të tjera si “Amfiteatrot e Ballkanit”, “Qiej të përthyer”, “Rrënjët”, “Diell i përgjysmuar”, “Ndërrim stinësh”, “Boshi i çkohëzimit” etj që plotësojnë tërë arsyen praktike për të kuptuar rolin e imazhit në poezi.

4. Roli i figurave në krijimin e imazhit në poezi

Duke marë si shembull poezinë e Dervishit në këtë pikë natyrshëm del parësore të sqarohet edhe një fakt që lidhet me figurat artistike në poezi. Në poezitë e Dervishit më së shumti shihet një kursim figurativ, por një arsye e qartë që e bën poezinë e tij të padëmtuar nga përdorimi i dendur i fugurave, që në disa krijimtari poetike duken hapur si dëmtuese të poezisë. Sipas kësaj duket qartë se figura e ka vendin e saj në poezi vetëm nëse përfshihet brenda tërësisë stilistikore, kuptimore dhe estetike të saj. Krahasimi është i radhëpërdorur nga autori, por tek disa poezi ai si një figurë elementare, ose si forma e parë njohëse, na e jep materialen e piketuar nga vargu i poetit duke e krahasuar me diçka tjetër ose më saktë me një dukuri tjetër: “Ti ike rrëmbimthi si valët/rebele të Drinit. Nga të ftohtit/paretet qelq kristali/të qenies sime u thyen...”(Poezia: Boshi i çkohëzimit).

Në poezinë e Dervishit figurat kanë qëllim të qartë: për të ‘vizatuar’ aspekte të rëndësishme. Këto aspekte duken në shumë poezi. Tek poezia “Muranat e padukshme” metafora, kjo mbretëreshë e figurave, nuk del vetëm si një përçuese e qartë të qëllimit, por edhe si një figurë që nëpërmjet fjalës që humbet kuptimin e saj të parë realizon kuptimin filozofik: “Motorët e raskapitur të makinave/gulçojnë udhëkryqeve./Molekulat e gazit helmues degëzohen/në kapilarët e mushkërive/të kalimtarëve me sy të kuqëluar/nga semaforët-diej të mekur/në mërzinë e pezullt/të perëndimit”.

Tre nga këto gjëra ne lehtësisht i lidhim me botën që na rrethon, ndërsa ndryshku (edhe pse një proces i përkryer natyror) shpesh ngjall imazhet e industrisë. Pra, mund të mblidhemi se ky tekst i vogël ka të bëjë më shumë sesa helmimin esencial. Gazi helmues është, në këtë rast, jo një, por shumë. Mblidhet për të sugjeruar diçka më të madhe se sa shuma e këtyre pjesëve ndoshta dhe detyrim-mos-harresë.

Si njerëz, ndjenja jonë e shikimit është sigurisht pothuajse më dominuesja e pesë instancave në dispozicionin tonë fizik, dhe ndoshta për këtë arsye imagjinata (e parë dhe shkruar me mend) është një nga pajisjet më të imagjinueshme dhe më të këndshme të poetikës së Dervishit. Por imazhet e mira nuk janë thjesht vetëm të mira, sepse është saktësisht ana kirurgjikale që operon në saktësinë e përshkrimit të tyre, pasi themi se kjo është një e mirë sepse në të njëjtën kohë është ajo që na tërheq si në një fotografi, është ajo, pikërisht ajo që zgjon një humor, një ndjenjë apo një ide. Kjo sjell një perceptim imazhesh të cilat na afrojnë mjaft mirë me formën ‘kenning’ në poezinë shqiptare e më gjerë.

5. Forma ‘kenning’ në poezinë e Dervishit

Një perceptim që realizohet nga forma e ngjeshur e metaforës në poezi krijon një strukturë tipike dhe i jep poezisë një formë të veçantë. Kjo formë e veçantë e quajtur kenning, që i jep një liri të ndjeshme poezisë, edhe pse me një mbifuqi shprehëse të metaforës, është një strukturë poetike e përdorur fillimisht në krijimtarinë anglosaksone dhe me një ndryshim të vogël edhe në mesin e krijimtarisë skandinave. Poezia kenning në krijimtarinë poetike shqiptare, nuk ka qenë një ‘shkollë’ më vete, edhe pse tek-tuk ajo është lëvruar nga mjaft poetë në heshtje. Poetë si Agim Gjakova, Nehas Sopaj, Sazan Goliku, Fatime Kulli, Nuhi Vinca, Izet Shehu, Bardhyl Londo, Visar Zhiti, Halil Hoxhosaj, Kolec Traboini, Puntori Ziba, Iliriana Sulkuqi, Ahmet Selmani, Vullnet Mato, Apostol Duka, Mimoza Ahmeti, Lujeta Lleshanaku, Fatos Arapi, Rrahman Dedaj, Flutura Açka, Agron Tufa, Rudjan Zekthi, Milianov Kallupi, Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Petraq Risto, Rozi Theohari, Arian Leka, Grigor Jovani, Roland Gjoza e disa të tjerë, në mjaft poezi të tyre ngjeshin kuptimin e metaforës, dhe i afrohen ndjeshëm formës ‘kenning’. Janë për mjaft arsye që lidhen me strukturën emblematike të saj.

Forma strukturore e poezisë kenning e bën që vetë disa poezi të kësaj forme të jenë më të ‘turbullta’ se të tjerat, por që shërbejnë për të mbajtur lart forcën e imazhit dhe mesazhit që përcillet. Për shembull poezia e kësaj forme e një prej poeteve Britanike, më me emër në përdorimin e formave kenning në poezi, Judith Nichols (1941) përdor kennings si pjesët e një poeme të madhe, që në vetevete është një kuptim në tërësinë e saj, dy poetë të tjerë Andrew Peters Fusek dhe Polly Peters shkojnë më tej, duke na dhuruar ndërtimin e një poezie të përbërë tërësisht nga kennings. Por duhet kuptuar qartë se një poezi e tipit kenning nuk është thjesht në disa raste, një formë shumë e ngjeshur në metaforë. Një kenning, është kur një objekt është përshkruar në një frazë me dy fjalë, të tilla si në poezinë “Dimër bërthamor” (fq. 13) të poetit akademik Zyhdi Dervishi, ku vargu i parë i strofës së dytë: “Në pole luspa-luspa” sjell kuptimin e dyfishtë të Rruzullit, që ashtu si në poezinë “Shishebluja”, poezi kenning e një prej poeteve Britanike, më me emër në përdorimin e formave kenning në poezi, Judith Nichols (1941) ku kuptimi i detit vjen nga dy fjalët e ngjeshura në metaforë: “rrugë-balena”, përcakton këtë përshkrim, dyfish edhe si metaforë, edhe si mesazh, që natyrshëm shkon në qasjen e duhur, jo thjesht perceptuese. Dervishi dhe poezia e tij kanë këtë ‘kostum’ tiplogjik, mjaft të ndjeshëm e të dallueshëm nga të tjerët, me të cilin konkurojnë.

Edhe herë të tjera jam ndalur në poezinë e poetit shqiptar Zyhdi Dervishi. Këtë radhë është diçka më e qëlluar, diçka më e lidhur me një aspekt që shënon veçorinë tipike të perceptimit në poezinë e tij. Një perceptim që në fakt krijohet jo vetëm nga metafora, por edhe nga kjo veçori strukturore dhe semantike të poezisë kenning.

Dihet se një metaforë e përdorur nga poeti, merr dy gjëra përsipër në poezi dhe pretendon se ata janë të njëjta. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke thënë se X është Y, si në poezinë e Dervishit, “Pezëm” ku ngjeshen dy metafora në të njëjtën strofë, ku del kuptimi dytësor i “sy përherë të veshur/me perde thellimi” dhe nga“nga krahu i thyer i korbit/në kubenë e natës pikon/limfë trishtimi”dhe në fund retushohet nën penelatat e mërzitjes dhe trishtimit njerëzor. Kjo nuk është fjalë për fjalë një e thjeshtë e vërtetë, por në leximin, perceptimin dhe mishërimin e imazhit, në dëgjimin leximtar mes linjave, është e lehtë të imagjinohet së pari duke marrë karakteristikat e një krijese të trishtuar, një gjë e vetme e vogël lëviz nëpër qiell, pastaj karakteristikat e një korbi, na sjellin nëpërmjet perceptimit të këtij zogu vetminë, të zezën, të trishtuarën, përhumbjen deri në largim nga ky ‘pezëm’.

Mjaft poezi të tilla të Dervishit, si “Fosile”; “Vetëmallkim”; “Polifoto në mermer” etj, japin një kenning me një dispozitë normative ku dominon një lloj tipicititeti i figurshëm letrar, veçanërisht në perifrazim. Ato vijnë në formën e një kompleksi që konfiguron gjuhë figurative në vend të një gjuhe më konkrete. Shkurt kjo formë kërkon një njohje të gjerë të traditës, gjuhës shqipe, semiotikës, dhe tërë proceseve që lidhen me strukturën dhe stilistikën...

Dervishi i plotëson të gjitha këto. Si studiues i mirëfilltë ai e njeh tërë këtë rrugë të ndjeshme e të vështirë të performimit të strukturës kenning në poezi. Ndërsa disa kennings janë relativisht transparente, shumë varen nga njohjet e miteve të veçanta ose nga legjendat. Kështu qielli mund të quhet natyralisht siç Dervishi e cilëson ‘kreshta dallgësh’ që ‘shndërrohen në një pikë’, por duhet kuptuar edhe mitikja që vjen nga togfjalëshi ‘në zgrip të fatit/mes mjegullës së dyzimit...” (“Pikëllim”).

Të tjerë subjekte marrin e rimarin emrin e sajuar në bazë të konventave të caktuara, pa referencë në një histori të veçantë. Dhe natyrshëm krijojnë strukturën kenning, për të qenë pjesë e kulturës shqiptare edhe në poezi, ashtu siç bënë edhe gjermanët kur krijuan strukturën e tyre kenning në poezi.

Kohë më herët ishin edhe vetë Grekët që shijuan këtë formë poetike në hutim. Në një poezi të periudhës parakristiane linja e dytë e poemës në të cilën Archilochus lidh legjendën e tij të dhelprës dhe majmunit ishte jo thjesht një burim i hutuar i dijetarëve helenistike. Ata e kishin të qartë kapjen e variacionit grek të kennings. Sipas Athenaeus Apollonius Rhodius kjo kapje shpjegohet në vetë këtë poemë. Ajo qartësohet pikësëpari, se duke iu referuar praktikës spartane kuptimi i fjalëve përsëritëse ‘dredhadredha’ ishin metafora të njoftimeve zyrtare që kryheshin me tellal ose me shkop dhe kështu jo më kot ndeshja e tipit kenning u bë objekt studimi.

Për kennings të tillë, me sa duket paradoksal që sjellin fakte të hershme të poezisë së këtij tipi në Ballkan, ngjitur me Shqipërinë (shih më tej Waern I., OETEA FHE: Poezi të parakrishtërimit kenning në greqisht (Uppsala, 1951), faqet:55-8, Johansen dhe Whittle në Aesch. Suppl. 180). Duke vazhduar me strukturën kenning në poezinë e Dervishit le të ndalemi më konkretisht tek poezia “Politikë”. Në strofën e fundit autori përdor ‘njeriu i vogël’ dhe ndarë me vizë ngjeshur këtij togfjalëshi ai i shton togfjalëshin tjetër ‘somnambul në terrin’. Të dyja këto togfjalësha mbartin plotësin e njëri-tjetrit, por edhe ngushtojnë dhe zmadhojnë funksionin e njëri-tjetrit. Një shembull i tillë ngjan me poezinë e Chris Jones, “Sirenë dhe tundër” ku ne e shohim qartë variacionin kenning: ku ai përdor tofjalëshat e duhur ‘rrugë-balenë’ dhe ‘rrugë e ngjalës’ për të na dhënë kuptimin e ngjeshur metaforik të Detit (Chris Jones: Përdorimi i vjetër në anglisht “Poezi e shekullit XX”; Oxford University Press, 2006). Kjo ngjeshje metaforike kryen dy procese njëherësh. I pari kryen ndryshimin e signifikuesit, dhe i dyti është kuptimi që bën ndryshimin edhe me vetë konceptin akademik ‘signifikues’, duke i bërë jehohë në rastin e Dervishit hipnozës së dilemave dhe në rastin e dytë duke trikuar me kompetencën e fjalës ‘det’ në tërë zhurmimin e tij dhe gjerësinë metafizike. Në të gjitha rastet poezia e Dervishit përmes kësaj forme të avancuar poetike të shpie tek vetë simbolika e avancuar e këtij poeti. Kjo shihet në përgjithësi, por domosdoshmërisht është e dukshme tek ‘Mokra e hijeve’.

6. Mokra e hijeve, simbolika e avancuar e Dervishit

Simbolizmi është një nga mënyrat më të avancuara poetike që bën të mundur jo vetëm reprezantimin e një diçkaje, por edhe rritjen e mënyrës së të shkruarit sidomos në poezi, kur dihet që në disa raste mund të paraqesë mendime të tjera. Kështu është libri më i ri i poetit tashmë të mirënjohur shqiptar, Zyhdi Dervishi, “Mokra e hijeve”. Që në titull “mokra” është një simbolikë më vete, por kur ajo qaset në shoqërinë e ‘hijeve’ bëhet akoma më e fuqishme në metaforën e saj. Mokra nuk është thjesht një material (mekanizëm) ku arsyeja dhe materia bluhet, por edhe një vend ku qasen strukturat hijore të hijeve dhe filozofia kumton mesoren simbolike të tyre. Në këto mesore hyjnë mjaft simbolika të tjera të ndërlidhura me dhe-dhimbjen dhe me arsyen e një nate në shpirtin e njeriut. Nata në këtë arsye të tensionuar shpirtërore paraqet lodhjen, vetminë, punën e padobishme dhe dashurinë e pashpërblyer në ‘terrin e acartë’ ku ‘fati i refugjatit/gjethe e helmuar/kafshuar nga/kufiri-kobër’bëhen vetë simbolika e natës, asaj hapësire ku e padukshmja struket ‘me këmbë të gërryera deri në asht’.

Një simbol i tillë në vëllimin e Dervishit, punon në dy mënyra: Është vetë diçka, dhe ajo diçka gjithashtu sugjeron diçka më të thellë. Është shumë e rëndësishme për të dalluar një simbol nga një metaforë tek “Mokra e hijeve”, pasi Dervishi është një njohës akademik i denjë, dhe kësisoj ai vendos poetikisht arsyen e tyre. Metaforat janë krahasimet midis dy gjërave në dukje të ndryshme. Simbolet i lidhin dy gjëra, por kuptimi i tyre është edhe më i saktë dhe figurativ. Një metaforë mund të lexohet tek ky vëllim si, “po shkoj drejt banesës së fundme pa dyer e dritare”. Një simbol mund të jetë vetë kjo banesë, e cila do të ndjell ciklin e vdekjes dhe ikjes nëpërmjet humbjes dhe zhdukjes fizike që lë. Disa simbole kanë të përhapura, vlerat e pranuara gjerësisht se shumica e lexuesve duhet të njohin: qenien, arsyen, materialen që i sugjeron faktori i pafajësisë ose i dredhur me dorë mes pranisë së vlerave. “Edhe nën dhe” ndjenja është e lidhur me ndjeshmëri. Megjithatë, asnjë prej këtyre direktivave nukështë absolute, dhe të gjithë ata janë të vendosura në të vërtetë nga kultura individuale dhe kohëshkrimi (do të dij një lexues jashtë Shqipërisë që një Hije e mokrës sugjeron trisht?). Jo. Simbolet kanë kuptime absolute, dhe, nga natyra e tyre, ne nuk mund ti lexojmë ato në vlerë nominale. Por, Dervishi di ti transferojë ato poetikisht në gjuhën e artë të fjalës poetike.

Dervishi mes këtij vëllimi, ndryshe nga poezitë e tij të mëparshme, beson se ka dy lloje psikologjike, subjektive dhe objektive, dhe që të gjithë njerëzit janë të predispozuar të karakterizohen nga shkallë të subjektivitetit dhe objektivitetit të ndryshme, që një mund të zgjedhë në mes të dyve deri në një masë që ka rezultuar në teorinë e tij të maskës simbolike, që nënshkruhet nga hija e mokrave.

Hija e mokrave, në antitezë me Mokrën e hijeve, tek vëllimi poetik i Dervishit është ajo që supozohet si qëndrim me ato të cilat ne përballemi me botën, si dhe imazhi për veten tek të cilat dashuria na ndihmon për të parë veten dhe arsyen tonë të dashur. Ky është dallimi në mesin tonë. Opinionet rreth vetes dhe opinionet e mbajtura nga të tjerët. Dhe kjo është mbrojtja jonë psikologjike kundër të lënduarve që ngarkohen simbolikisht tek poezitë e këtij vëllimi. . . . Dervishi e koncepton si maskë, mokrën e hijeve, si një disiplinë e cila, në qoftë se ne do të ndjehemi vërtët të vërtetë, të lumtur dhe me të vërtetë të virtytshëm, ne imponojmë mbi veten.

Mokra e hijeve ne supozojmë, është morali ynë dhe psikologjikja e asaj ku qaset e kundërta, plotësuese për secilin prej psikologjikes tonë ose prej mangësisë morale, por është gjithashtu, imazhi i idealizuar për të lexuar veten. Duke veshur një maskë, një Mokër hijesh, Dervishi, vazhdon të tregojë simbolikisht, ne bëhemi ata që ne kemi dëshirë që të jemi, pa e kuptuar mesazhin e mokrës në vetvetet dhe më së shumti edhe atë të mokrës së hijeve që bluajmë dhe na bluajnë.

Maska simbolike është emëruar nga disa dijetarë si simboli më i rëndësishëm i kësaj periudhe. Dervishi në këtë vëllim ka përdorur simbole të tjera të shumta dhe në këtë herë, disa prej të cilave janë marrë nga jeta që na rrethon dhe shoqëron në përditësi. Një nga ata që janë në kategorinë e fundit, edhe pse Dervishi e mban larg nuk e përmend atë shumë, është vegimi ndryshe që në disa prej poezive simbolizon ose sugjeron maskë. Kjo është arsyeja që ndjek njeriun mes një simbolike transparente poetike.

7. Logopedia e imazhit dhe vallëzimi i intelektit mes fjalëve

Imazhi në poezinë e Dervishit krijon mes perceptimit pamje të ngjashme në mendjen e lexuesit. Poeti përdor perceptime dhe imazhe për t’i vendosur lexuesit në një përvojë shqisore. Imazhet e poezive të tij shpesh na japin pamje të menjëhershme mendore që u pëlqejnë shqisave tona të shikimit, tingëllimit, shijes, prekjes dhe erërave. Vëllimi i tij poetik, “Vetëklonimi i maskës” është një gërshëtim i tillë psikoanalitik mes perceptimit dhe imazhit, duke rikrijuar diskurs adekuat në këtë pikë. Qëllimi i imazheve në poezinë e Dervishit dhe shkrimeve të tjera të tij, si sociale, sociologjike, analitike, kulturologjike dhe shkencore, është krijimi i fotove të qëndrueshme dhe mesazhndjedhëse në mendjen e lexuesit, fotografi të qarta që ngjallin ndjenja të caktuara të cilat shkrimtari dëshiron që lexuesi t’i ndjejë. Ky lloj imazhi apelon tek ndjesia e lexuesit për perceptimin vizual.

Jo më kot ndoshta poeti vëllimin e tij poetik “Vetëklonimi i maskës” e hap me një kuotim dedikues: “Tim eti, një mësuesi idealist të kësaj bote”,duke na krijuar hapur dhe qartë se mesazhi i imazhit tashmë vjen i trashëguar dhe i ridimensionuar në tërësinë e tij diskursive. Kështu imazhet poetike, gjuha shqisore dhe figurative e përdorur në poezinë e këtij vëllimi merr një dimension tjetër në kuptimin e qartë të asaj që poeti siguron me stilin dhe metodën e tij, mund të mendohet edhe përsa i përket ‘korrespondencave’ të trashëguara nga komunikimi prindëror, ku në fakt babai tashmë është një arsye dhe një person, një ngjarje, një objekt, ose pse jo dhe një arsye që ka krijuar një mit tek i cili perceptohet poeti për të mishëruar një numër kuptimesh, për të cilat vëmendja e lexuesit është e drejtuar. Sikurse e cituam dhe më lart Ezra Pound duhet theksuar se gjithashtu foli për logopedinë, atë që ai e quajti “vallëzimi i intelektit midis fjalëve” (ibid). Pikërisht në këtë logopedi, ku ndjehet komunikimi lirik i lirikave shohim dhe ndjenjën e shpirtit për të cilën flet realiteti i kohës në të cilën autori zgjedh vetë kohën dhe aspektualitetin e saj të krijojë imazhe dhe perceptime të qarta.

Poezitë e këtij vëllimi me forcën dhe liricizmin e tyre na sjellin jo thjesht lirika për t’i lexuar, por për t’i mbajtur mend gjatë. “Ylberi i zgjimit” hap mrekullinë lirike të shtatë kapitujve dhe na bën të qartë imazhet që flasin me një gjuhë tipologjike: “Në dy male të lartë u mbështeta/Si në dy këmbë./Trupi m`u lartësua si llavë e zjarrtë/E shpërthimit vullkanik/Të gjakut e palcës/Të dy këmbëve-male...” Pikërisht kjo është përpjekja e autorit për të na thënë qartësisht se kush jemi. Përpjekja për të kuptuar se kush jemi është, në një farë mënyre jo thjesht një perceptim, as thjesht një drejtësi, por një detyrë shumë e papërfillshme, duke perceptuar tërë amalgamën e problemeve të përditësisë në të cilat qëndron vetja jonë dhe trupi ynë. Por një gjë të tillë më të lehtë që mundohet të na e bëjë poezia e Dervishit është vetë arsyeja që të lëmë idenë e një vetësie fikse dhe të mendojmë për vëtësi të ndryshueshme (ose të rregullueshme), ta dorëzojmë negativitetin vetiak të vetësisë sonë të shpërfillur me atë nocion në veprimtarinë e perceptimit dhe t’ia përkushtojmë mes leximit veprimtarisë së ndjeshmërisë. Poezia e Dervishit ka shumë përdorime dhe ngushëllime, por unë mendoj se mbi të gjitha, dhembshuria (për botën dhe krijesat që banojnë në të) është ndërmarrja më e mirë e krijimtarisë së poetit. Nëse lexuesit gjejnë tema dhe ndryshime të shkëlqyera, perceptuese, poetike, ata natyrshëm ndodhen në një fushë mbresëlënëse imagjinative. Poezia e shkëputur nga kapitulli “Përballë cunameve” dhe që ka një titull mjaft domethënës “Autodafe” flet qartë për angazhimin dhe betimin e poetit në lidhje me imazhet dhe realitetin e tyre: “Më digjni në furrat e gëlqerës/Ose më bluani të gjallë/Në mokrat që s`bluajtën kurrë/Miell gëzimi. ......../...se në tokën time/Deri në mpiksjen e mbarme të gjakut/Përjetësisht jam dashuruar.”

“Metastaza ballkanike” nga ana tjetër plotëson diksursin e përlotjes që vjen nga realiteti i stuhive: “Në Ballkan/Para barelievit të varreve/Qiparisat nuk përulen/Nga përlotjet e stuhive/Tropikale./Në Ballkan/Stuhitë e tajfunet e tornadot e cunamet/Rebelohen në tela me gjemba/Të nervave të tendosura e të skuqura/Prej mënisë e zmerimit./Mbi kafkat e ballkanasve/Zgjaten e kërleshen/Metastazat kanceroze/Të vetëshkatërrimit.” Këtu është vëmendja dhe perceptimi, këtu është imazhi dhe krahasimi, këtu është lista dhe akumulimi dhe ri-prezantimi, këtu është përshkrimi dhe evokimi. Pra poeti e ndjen dhe e shtjellon imazhin mes një realiteti që përforcohet tek poezia “31 Dhjetor”: “U zvarrit si gaforrja dhe një vit i mbrapshtë/Me mundime, dhimbje e strese./Politika-shtrigë më shtrigane/Turbulloi edhe çdo pikël vese.” E gjitha vazhdon akoma më e fuqishme në kapitullin pasues. “Retina të plagosura” merr përsipër të forcojë mesazhin dhe bukurinë e tij. “Pentagrami i rrënimit” ka më shumë forcë. Është kjo poemë e jashtëzakonshme që shpërblen sa më shumë lexime të kujdesshme, siç mund të kursehen vetëm për të, dhe përdor shenja të shumta të subjektit të saj të pakapshëm nëpërmjet një gjurme të gjesteve poetike të matura që ia vlen të rilexohen: “Nuk më tremb hungërima e ujkut/Në xhunglën e ferrëshmetë ferrave./As ulërima e luanit kur më shtërngon/Me morsën e kthetrave/Të uritura të bëbëzisë./Më gërryen themelet e shpirtit/Mjaullima e maces kompozuar/Me notat më të ndotura të ligësisë.”

Sepse poezia e Dervishit, natyrisht shumë bashkëkohore është e mbushur me ankth rreth pritjes së gjatë, ndoshta edhe vetë rëndësisë së pritjes për ndryshim. Poezia që i drejtohet një auditori skeptik do të bëjë për vete një auditor ndryshues, do të bëjë natyrisht (me qëndrimin e vet) ta ftojë auditorin e saj në atë lloj marrëdhënieje. Këto ndryshime janë mekanizma që gjithnjë janë përballë, janë efikase, funksionale por jo artizanale. Këtu ideja e “hijes” nuk është përcaktuar në një mënyrë që e ngushton dhe e përmban atë, përkundrazi, me anë të rritjes së shembujve, ilustrohet, hapet, ekspozohet një ide e “hijshme”. E hijshmja duket se lind në vendin ku njeriu dhe ambienti vijnë në bashkim me njëri-tjetrin, dhe, në përputhje me nocionin, duket se përfshin (ndoshta edhe kërkohet) një shkallë e gjatë lufte mes ndryshueshmërisë dhe pandryshueshmërisë. Ky është një nga ngushëllimet e shkrimit, jo kapjes apo fiksimit, por duke vënë në dukje dhe vlerësuar gjithnjë kënaqësitë, shqetësimet, dëshirat dhe kuriozitetet e botës gjithnjë një botë e përhershme. Poezia “Nën hijen e qiellit” ka një mesazh të qartë: “Një re e murrme/Më rri mbi kokë/Si pelerinë./Herë ngjeshet si shapkë/Herë mblidhet si kamë/Herë godet si vetëtimë.”

Dhimbjet, ndjenjat, vuajtjet e hidhura të ardhura nga kohërat për kohërat nuk janë strehëra të qëndrueshme, përpos dhimbjes ato mbijetohen dhe flaken. Poezia “Streha ime” është një format i qartë i transformimit të poezisë: “Goditur nga breshëri/Rrebesh trishtimi./Rrekem të gjejë strehë/Në kasollën mbuluar/Me kashtë të thinjur/Mundimi e stërmundimi.”Dhe pastaj ta përfytyrojmë gjuhën si sensin e gjashtë, që na jep një mënyrë tjetër më të thellë të qasjes në ato gjëra, duke kuptuar ato dhe duke i përshkruar ato, duke i lidhur ato, dhe duke i ri-imagjinuar ato dhe duke lejuar veten të jemi të butë (ndonjëherë thellësisht) ndryshe nga ata. Ndryshe nga ata, se jeta jonë lexohet ndryshe mes poezisë së Dervishit, ku “Kotësi” jep mesazh të qartë: “Në guvat e qeta të varreve hedhin lule/Petale të rëna nga cikma zie./Më kot rreken të mbuhsin me lule varret/Humnera pafund padrejtësie”. Kështu funksionn edhe kapitulli i tretë “Guaska drite dhe gurëzime” dhe tjetri vijues “Vargmale ngujimi” deri sa mesazhi përfundon me kapitullin që i ngjizi emrin këtij vëllimi poetik. “Vetëngujim gjenetik” është një arsye më shumë për të ridimensionuar forcën e mesazhit dhe diskursit logjik: “Si barinj në kopshtet e mirazheve/Me alkiminë e tjetërsimit/Njerëzit e kohës sonë/Vetëklonohen 1001 herë./Të klonuarit e njetë si narcisë/Dashurohen mes veti./Në retinat e syve/Nuk u gjallojnë më/Silueta njerëzish/Të tjerë.”

Tek “Kumtet e tokës” Zyhdi Dervishi sjell në vizion eksperiencën më të përparuar poetike të imazherisë dhe perceptimit ku objekti ose përvoja e tij që sjell ndërmend në një marrëdhënie përkojnë me arsyetimin që qas një ngjarje e dytë, ose ndonjë gjë e rastësishme, si tek poezitë e tjera “Përmbytja e Kalasë së Rozafës”; “Alpine” dhe “Shqyt”. Në këto poezi, ashtu sikurse dhe tek “Kristale fëminie” është e sigurt, megjithatë, se imazhi poetik është një eliminim i së tepërtës në një kuptim të caktuar dhe themelor. Kjo ndodh thuajse edhe në krijimtarinë e tij të gjithanshme, po aq dhe në studimet e tij ku perceptimi zë vendin kryesor, sikurse ndodh tek “Lente të ndërveprimit simbolik”.

Riforcimi i komunikimit verbal

Riforcohen bindjet se komunikimi verbal, mbetet i detajuar larg apo më pranë zonës qendrore të vëmendjes, me prurjen e plotë e të përpunuar të “Lente të ndërveprimit simbolik” të studiuesit shqiptar, Zyhdi Dervishi, në të mësuarit e simboleve kulturore. Studuesi dhe vepra madhore provojnë bashkërisht se ekzistojnë dëshmi të qëndrueshme për përgjithësimin se nuk ka përfitime të të mësuarit të simboleve që do të fitohen nga përdorimi i ndonjë mjeti specifik për të dhënë udhëzime, pa kuptuar se simbolet lulturore paraprijnë në dritëpërcaktime sociologike. Hulumtimet e bëra nga Dervishi, janë thellime që tregojnë performancën ose fitimet e kursimit të kohës nga një ose një simbolikë tjetër dhe që tregohen të jenë të prekshme ndaj hipotezave rivale, rivaliteteve në lidhje me efektet e pakontrolluara të metodës së komunikimit simbolik dhe risive që vijnë si specifika të mekanizmave të selitjes metodologjike. Mes studimit janë përshkruar problemet me atributin e tanishëm të simboleve dhe sistemit të simboleve dhe sugjerimet e bëra për drejtime hulumtuese më premtuese për përcaktimet psikologjike.

Në këtë analizë, unë do të përshkruaj një kornizë për studimin sociologjik “Lente të ndërveprimit simbolik” që lidh dhe i përket dhe disa elementëve të kulturës sociale që lidh tri elemente të ndërthurura të kulturës njerëzore (motivet kulturore, burimet dhe kuptimet) dhe që tregon kontekstet konkrete në të cilat secili ndikon në mënyrë më kritike veprimet dhe rezultatet e atyre që quhen pasuese mes vetë lenteve të ndërveprimit simbolik. Në kontrast me modelet që hedhin motivet, burimet dhe kuptimet si shpjegime konkurruese se si kultura ndikon në veprimin, mes studimit të Dervishit, argumentoj se këto janë elemente themelore përbërëse të kulturës që janë të pandashme, të ndërvarura dhe në të njëjtën kohë operative.

Cili element siguron lidhjen më të fortë me veprim, dhe se si funksionon kjo lidhje, duhet kuptuar si një funksion i pozicionit të aktorit brenda kontekstit më të gjerë shoqëror. Unë argumentoj duke marë apriori tërë dimensionin studiues dhe të përkushtuar të Dervishit, se motivet mesatare kanë lidhjen më të dallueshme ndaj veprimeve brenda një shtrese shoqërore, burimet kulturore sigurojnë lidhjen më të fortë në të gjithë shtresat dhe kuptimet kanë ndikimin më të madh të drejtpërdrejtë kur kodohen dhe sanksionohen. Një rikuadratim dhe një sintezë që ri-integron teoritë e asaj dukurie përcaktuese sociologjike mes tipologjisë “konkurruese” të kulturës së mëparërshme në një model kulturologjik të varur nga konteksti i kulturës në veprim shihet tek studimi i Dervishit. Së fundi, duke u bazuar tek studimi “Lente të ndërveprimit simbolik” përdor prova nga hulumtimi empirik paraprak, si dhe të dhëna të reja nga një studim kulturologjik i vazhdueshëm i sjelljeve krijuee në mesin e letrave shqipe e më gjerë, për të treguar se si elementë të ndryshëm të kulturës janë konkretisht të lidhura me veprimin në tetë kontekste të ndryshme shoqërore.

Duke vepruar kështu, një udhërrëfyes për kalimin nga logjika “ose” ose më shumë e teorisë kulturore dhe ritheksimi për rëndësinë e shqetësimit sociologjik klasik për “kur” dhe “si” ndikojnë aspektet e ndryshme të kulturës dhe rezultatet në kontekste konkrete sociale. Si pasojë “Lente të ndërveprimit simbolik” është një pasqyrë ku shihet ajo që ka munguar deri më sot, ku detajohet e projektohet vizioni i një strukture më të përparuar studimore në këtë fushë. Ajo që plotëson është thelbi dhe konteksti i gjërë i kuptimit dhe mbarështrimit të domosdoshëm të vlerave si procese të kulturave simbolike.

Vlerat simbolike në sitën e përcaktimeve sociologjike

Kultura simbolike është aftësia për të mësuar dhe transmetuar traditat e sjelljes nga një brez në tjetrin nga shpikja e gjërave që ekzistojnë tërësisht në sferën simbolike. Kultura simbolike është sfera kulturore e ndërtuar dhe e banuar në mënyrë unike nga Homo sapiens dhe është e diferencuar nga kultura e zakonshme, të cilën e kanë shumë kafshë të tjera. Kultura simbolike studiohet nga arkeologët, antropologët social dhe sociologët.

Shembujt janë koncepte të tilla, si të mira dhe të këqija, shpikje mitike si perënditë dhe nëntoka, dhe konstruktet shoqërore si premtime dhe lojëra të futbollit. Kultura simbolike është një fushë me fakte objektive, ekzistenca e së cilës varet paradoksalisht nga besimi kolektiv. Për shembull, një sistem i monedhës ekziston vetëm për sa kohë që njerëzit vazhdojnë të kenë besim në të. Kur besimi në faktet monetare bie, vetë faktet zhduken papritmas. Pak a shumë e njëjta vlen edhe për nënshtetësinë, qeverinë, martesën dhe shumë gjëra të tjera që njerëzit në kulturën tonë e konsiderojnë të ‘vërtetë’. Koncepti i kulturës simbolike nxirret nga semiotika dhe thekson mënyrën në të cilën kultura dalluese e njeriut ndërmjetësohet nëpërmjet shenjave dhe koncepteve. Aspekti simbolik i kulturës dalluese njerëzore është theksuar në sociologji nga Emile Durkheim, Claude Lévi-Strauss, Clifford Geertz dhe shumë të tjerë.

Nga pikëpamja darviniane, kultura simbolike ka provuar shumë për t’u shpjeguar. Një vështirësi është se vetë koncepti shpesh duket i bezdisshëm dhe filozofikisht i papranueshëm për shkencëtarët natyrorë. Shkenca moderne u krijua në kundërshtim me idenë se fiksimet kulturore të pranuara mund të barazohen me fakte. Megjithatë, koncepti i kulturës simbolike kërkon që ne të kuptojmë vetëm atë mundësi paradoksale. Shumë kohë përpara shpikjes së internetit në fund të shekullit të njëzetë, evolucioni lejoi që njerëzit të flisnin midis dy sferave, realitetit nga njëra anë, realitetit virtual,nga ana tjetër. Kultura simbolike është një mjedis i entiteteve virtuale që nuk kanë homologë në botën reale.

Një herë u mendua se kultura, arti dhe kultura simbolike u shfaqën së pari në Europë rreth 40.000 vjet më parë, gjatë tranzicionit të Paleolitit të Mesëm e deri në Epërm - shpesh quhej ‘shpërthimi simbolik’ ose ‘revolucioni i Paleolitit të Epërm’. Disa arkeologë ende i përmbahen këtij mendimi. Të tjerë tani pranojnë se kultura simbolike ndoshta u shfaq në Afrikën Sub-Sahariane në një datë shumë më të hershme, gjatë periudhës së njohur si Epoka e Mesme e Gurit. Dëshmia përbëhet nga tradita të okërve tokësorë me përzgjedhje të fortë për ngjyrën e kuqe, shembuj të të ashtuquajturit 'ngjyrues' të okër që duket se janë përdorur për qëllime të projektimit, ndoshta në trup, dhe gdhendjet gjeometrike në blloqet okër. E gjithë kjo pjesë e dukshme e industrisë së kozmetikës datonte në mes 100,000 dhe 200,000 vjet më parë. Një teori është se kjo përbën dëshmi për një traditë rituale. Përveç kësaj, rreth 100.000 vjet më parë, ka guacka të shpuara të cilat duket se tregojnë shenja veshjesh, duke sugjeruar se ato ishin të lidhura së bashku për të bërë gjerdane. Nëse tradita okri është interpretuar në mënyrë korrekte, ajo përbën dëshmi për ‘artin’ e parë të botës - një aspekt i ‘kulturës simbolike’ - në formën e ornamentit personal dhe pikturës së trupit. Fillimisht u kundërshtua që sistemet dekorative vetëm të pigmentit janë thjesht një shfaqje individualiste, jo domosdoshmërisht indikative për ritualin, ndërsa traditat e beadave dëshmojnë për gjuhën, marrëdhëniet e institucionalizuara dhe kulturën simbolike të ritualit të plotë. Kohët e fundit, megjithatë, ata që e bëjnë këtë kritikë kanë pranuar se provat për përdorimin e pigmentit të okrave, që shtrihen mbrapa në 300,000 vjet më parë, duhet të njihen si mediane më të hershme që dëshmojnë për traditën rituale kolektive.

Në këtë paradhënie teorike vlerat simbolike qasen në sitën e përcaktimeve sociologjike si strukturime të reja e të mirëthelluara nga studiuesi Dervishi. Ai në bazë të të dhënave të shumta, bazuar dhe në studimet e mjaft të tjerëve dhe atyre me emër në këtë fushë, si Emile Durkheim, Claude Lévi-Strauss, Clifford Geertz, kapërcen në një fushë të hapur e të panjohur më parë, duke i dhënë përkatësisë elementët e domosdoshëm dhe mjaft të duhur. Mbi këtë kontekst “kryesisht për aktrim në skenën e jetës” faktori “shumëllojshmëri: ngjashmëri dhe pangjashmëri të shkallëzuar” na jep funksion të qartë larg ngjashmërive në linja ikonike (Dervishi, 2016: 40-56).

Me këtë rifreskim të vlerave simbolike në sitën e përcaktimeve sociologjike Dervishi, duke u bazuar në përvojën e tij e në mjaft teori të përparuara sjell në lëmin botëror atë që buron në fushën e pasur shqiptare, po aq dhe ballkanike, si aspektualitete të modelve që rezatojnë shumësi mesazhësh të ndryshme deri të kundërta.

Fusha e hulumtimit të simbolikës sociologjike

Qëllimi i “Lente të ndërveprimit simbolik” në tre kapitujt e parë është të diskutojë hulumtimin e simbolizmit, në tërësinë kulturore, fuqinë goditëse, frikësuese të fjalës dhe orientimin e shqiptarëve kah simboleve kulturore, si dhe funksionet shoqërore të simboleve kulturore nga një kritikë e perspektivës sociologjike. Tek ky studim, sidomos tek këta kapituj diskutohen aspekte të ndryshme të sociologjisë si një koncept metatheorik. Sugjerohen nga studiuesi tashmë i mirënjohur shqiptar, Zyhdi Dervishi, gjithashtu kriteret që qeverisin kur mund të jetë e përshtatshme për të kryer një analizë kritike të elementeve sociologjike në tekstet e hulumtimit të kësaj fushe mes vetë simbolikave dhe perceptimeve të ngjashme. Këto gjetje shkencore përfshijnë autonominë sociale të kufizuar të studiuesve, rëndësinë sociopolitike dhe dobinë ideologjike të produkteve kërkimore, modës sociale të zonave kërkimore, stilit pseudo-objektiv, asaj që derivon prej mungesës së vetëreflektimit të treguar dhe mungesës së vetëdijes së manifestuar të kontekstit social të hulumtimit në botimet kërkimore, të cilat me daljen në dritë të “Lente të ndërveprimit simbolik” plotësojnë atë boshllëk të munguar.

Fusha e hulumtimit të simbolikës sociologjike mes studimit të Dervishit diskutohet në lidhje me terminologjinë më të përparuar dhe me disa tekste me ndikim të lartë ku interpretohen në dritën e kritikës sociolgjike dhe ku aplikohen kriteret për një lexim të ndjeshëm të teksteve kërkimore në aspektin e elementeve përkatëse të fushës në fjalë jashtë sferës problematike dhe ku ilustrohet relevanca e tyre. “Lente të ndërveprimit simbolik” gjithashtu diskuton fushën e simbolizmit më të avancuar në kuptimin e koncepteve të Hall për interesat njohëse, emancipimin dhe komunikimin e paarritshëm, dimensionet e fshehura dhe shenjëzat e gjuhëve simbolike. Nëse e kuptojmë saktë këtë na jep mundësinë e lejimit të konceptit të lëvizjes dhe zhvillimit që bëhen me stile efikase, ku zërat që variojnë mes kuptimeve dhe leximeve simbolike ndjekin dhe korespondojnë tek pyetet enigmatike dhe dyzuese që janë formuar në marëdhënie me disa sense të paradhëna simbolikisht. Ndoshta këtu dialektika Hegeliane do të merrte një formë tjetër, duke argumentuar se simbolika socilogjike është e vetëndikuar nëprmjet pyetjeve. Folozofia e Dervishit nuk është zbulimi i koncepteve që ekzistojnë në disa akte të njohjes, filozofia e tij është formacion i koncepteve. Dhe në këtë mënyrë edhe filozofët më të avancuar si Deleuze dhe Guattari do të gjeninmirëkuptim. Pra filozofia e Dervishit është një krijim i koncepteve, ndaj mbetet apriori një vlerë dhe një dimension edhe me vlerë globale sociologjike.

11. Mbyllje

Në tërësinë e saj poezia dhe krijimtaria, studimet e poetit dhe akademikut kontemporan Zyhdi Dervishi janë një ripozues kompleks të fuqisë së fjalës që vjen nga mjeshtria e transformimit të vargut dhe tekstit në një sinjalizues iluzionesh dhe imazhesh në tërë dialektikën e tyre mesazhdhënëse. Që të shprehet kjo me një kuptim më të thjeshtë, në poezinë e këtij autori shihet plotësia e mjaft llojeve të ligjërimit ku fjalët përdoren sipas mjaft rregullsive të caktuara nga vetë autori. Po ashtu flet edhe ana studimore e autorit.

Kuptimi sintaksor i shmangur i autorit vjen i përputhur me tërë dinamikën letrare të poezisë që vjen si një parësore nga shkaku i kërkesave shprehëse. Në poezinë e tij shihen mjaft fjalë të munguara midis fjalëve të përdorura, të cilat janë të zakonshme për ndërtimin sintaksor normal. Por në krijimtarinë e Dervishit kemi të bëjmë me një varg tipik poezie që endet në shtratin midis modernes dhe postmodernes në tërë fuqinë e tij të shprehjes.

Pikërisht kjo e bën poezinë e tij të jetë rrëqethëse, e plotë, dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që ai krijon në arsyen e lexuesit mjaft përfytyrime që vijnë si rezultat i pasazheve derivuese. Tematika e hulumtimit të simbolikës sociologjike mes studimit të Dervishit merr një formë globale.

Referenca:

Addison, J. (2010) Mbulimi i përparmë: Koleksione letrare. Londwr dhe Nju Jork: Wildside Press LLC.

Buchanan, I. & Marks J. (2000) Deleuze dhe Literatura. Edinburgh: Edinburgh University Press.

Cascardy, J. A. (1992) Tema e Modernitetit. Cambridge: Cambridge University Press.

Ciardi, J. (2015) Libri Botwror i Fjalws. def. E “imazhet”.

Jones, C. (2006) Përdorimi i vjetër në anglisht“Poezi e shekullit XX”. Oxford: Oxford University Press.

Poezia e vjetër angleze (2010): Kenning, Lista e Kennings, Bede, Manuscript Cædmon, Kryqi i Brukselit, Hema, Libri i Vercellit, Libri i Exeterit, Codex, Librat, LLC, Librat e Përgjithshme LLC, Librat e Përgjithshëm.

Schneidau, N. Herbert (1969) Ezra Pound: Imazhi dhe realja. Lousiana: Louisiana State University Press.

Dervishi, Z. (1999) Qiej të përthyer (Poezi), Botimet “Emal”.

Dervishi, Z. (2009) Vetëklonimi i maskave (Poezi), Botimet “Emal”.

Dervishi, Z. (2005), Jehonëlebetia (Poezi), Botimet “Emal”.

Dervishi, Z. (2014) Mokra e hijeve (Poezi), Botimet “Emal.

Dervishi, Z. (2016) Lente të ndërveprimit simbolik,Botimet “Emal”.

#terziu #fatmir #dervishi #zyhdi

    640
    2